Si u neglizhuan Krimet e Luftës në Kosovë!

Opinione

Si u neglizhuan Krimet e Luftës në Kosovë!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 11 shtator 2023 Në ora: 20:33
Autori Ismail Muçiqi

Një nga dështimet e shumta që i ndodhen Kosovës që nga pas lufta ishte edhe neglizhenca, papërgjegjësia morale dhe njerëzore e institucioneve te shtetit ndaj krimeve të Serbisë në Kosovë. Mjerimi dhe jo serioziteti për ti zbardhur krimet e luftës, për të dalë para Botës me raporte kredibile me qellim të sanksionimit dhe dënimit të politikës dhe shtetit serb për duar te përgjakura ne Kosovë do duhej të ishte mision dhe obligim ndaj njerëzve civil të vrare të Kosovës dhe përgjegjësi ndaj familjeve të tyre. Fondi për të drejtën humanitare i themeluar në Kosovë ishte i vetmi mekanizëm i cili punoj, hulumtoje dhe evidentoj njerëzit e humbur, të kidnapuar të vrare e te zhdukur nga forcat e ushtrisë dhe policisë serbe.

Ky fondacion humanitare kapaciteti i të cilit është i limituar pa përkrahje te nevojshëm te mekanizmave institucional të shtetit. Anomalia me e madhe qe ndodhi rreth kësaj problematike nga ana e ish qeverive të kaluara ishte themelimi i Institutit për Krimet e Luftës që i beri Serbia në Kosovë. Institut ky i cili pas punës disa vjeçare u mbyll po nga te njëjtat institucione qe kishin themeluar. Këto kalkulime politike me prapavijë ne dëme te Kosovës bene qe shume kriminel serb te humbin gjurmën e krimit duke u fshehur neper serbi për ti ikur përgjegjësisë penale për krimet e bëra. Tani me të gjithë e dine se forcat serbe vranë dhe masakruan mbi 13 mije civile Shqiptare burra, gra, fëmijë, pleq e plaka. Mjerisht jo sinqeriteti dhe përgjegjësia ndaj viktimave u keqpërdore nga individ te caktuar qe ishin pjese e politikes dhe të institucioneve të shtetit. Pati edhe te atille (pseudo analistë) - të njohur tani për opinionin e Kosovës te cilët përmes kanaleve konspirative dhanë mendime dhe propozime për ti falur krimet e Serbisë në Kosovë.

Duhet te jemi te sinqerte dhe të themi publikisht se punën me te madhe ne zbulimin, demaskimin dhe akuzimin ndaj Serbisë në favor te Kosovës e benën: Humanistja me renome ndërkombëtare Natasha Kandiqi, Sonja Biserko, Nenad Çanak e disa personalitete tjera jashtë Kosovës. Kontributi i këtyre tri personaliteteve të cilët në të gjitha periudhat e pasluftës punuan në hartimin e raporteve kundër Millosheviqit dhe forcave ushtarake e policore të Serbisë. Duhet theksuar se edhe sot pas 24 viteve humanistja e respektuar Natasha Kandiq ne vazhdimësi po mirët me analiza dhe raporte të krimeve të luftës të Serbisë kundër Shqiptarëve të Kosovës, ajo në mënyrë kronologjike dhe shumë të saktë e ka njoftuar opinionin botërore për krimet e bëra në Kosovë duke botuar edhe librin Veliminoz, në të cilën janë përfshi masakrat e ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.

Ky libër (dokument me vlere) i cili është përkthyer në shumë gjuhë të Botës dhe u është dërguar institucioneve të Bashkimit Evropian, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e deri tek Asambleja e Përgjithshme të Kombeve e Bashkuara. Andaj ne fund po theksojmë se faktori i brendshëm institucional në Kosove ka dështuar dhe është përgjegjës ndaj viktimave civile të luftës ndaj qytetarëve dhe ndaj shtetit të Kosovës. Populli i Kosovës u është mirënjohës këtyre tri personaliteteve humane të cilët dhanë kontribut të çmueshëm dhe bindës për zbulimin e të vërtetës: Se kush ishte agresor e kush u viktimizua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat