BE, mos e ledhatoni më Vuçiqin, tregoni se Kosova është shtet i pavarur

Opinione

BE, mos e ledhatoni më Vuçiqin, tregoni se Kosova është shtet i pavarur

Nga: Faton Mehmeti Më: 11 shtator 2023 Në ora: 20:54
Autori Faton Mehmeti

Dështimet e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë për 10 vite me radhë i faturohet kryesisht BE me qëndrimet e saja shumë të buta ndaj Serbisë. Ndonëse BE e ka njohur Kosovën, me përjashtim të pesë shteteve të saja, ka mbajtur pozicion neutral në raport me statusin e Kosovës

Kjo i ka dhënë hapësirë Vuçiqit të shpërfaq hipokrizinë e tij me rolin e viktimës. Në lajthitje të tij ra BE me akuzat ndaj Kosovës për vendimet sovrane në betejë me bandat serbe. Kushdo që ka besuar se Vuçiqi ka ndryshuar e ka gabim, me ofendimet e tij ndaj Kurtit, por edhe Rashiqit e Trajkoviçit që nuk janë nën urdhrat e tij, si dhe kundër zyrtarëve të BE-së, dëshmohet më së miri se Vuçiqi nuk ka ndryshuar, ka mbetur tellalli i Sheshelit, mbështetës i Millosheviçit dhe argat i Putinit.

Nëse bëjmë krahasim mes Kosovës dhe Serbisë, konkretisht dështimet e Vuçiqit, sukseset e Kurtit janë këto: reciprociteti për letërnjoftimet, anulimi për mbajtjen e referendumit serb, ndalimi i mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, vendimi për vendosjen e stikersave në kufi, luftimi i kontrabandës në veri, vendimi për zëvendësimin e deputetëve dhe ministrit në fjalë. Shto edhe vendimi për targa është anuluar përkohësisht, me Serbinë e dërrmuar nga vendimet e ligjshme të Kosovës, diçka e pabesuar për Vuçiqin, i mësuar me fitore ndaj ish-pushtetarëve servilë e të korruptuar. I ndodhur përballë realitetit të pandryshuar, presidenti serb po nxjerr në pah anën e tij origjinale, urrejtjen ndaj çdo gjëje shqiptare.

BE duhet të di se ishte Vuçiqi ai që gjatë luftës në Bosnje : “Ju bombardoni, dhe e vrisni një serb, në do t’i vrasim 100 myslimanë dhe të shohim se a do të guxojë bashkësia ndërkombëtare apo kushdo tjetër t’i godasë pozicionet serbe dhe të sillet ashtu me popullin serb”, kështu deklaronte njeriu që sot akuzon dikë që e mbron vendin e tij, shtetin dhe qytetarët e vet. BE duhet të di kush është Vuçiqi, të tregohet e vendosur karshi të vërtetës dhe përfundimisht të mbaj qëndrim në përputhje me vendimin e saj për njohjen e Kosovës. Ndryshe rrezikon që procesi të futet në udhë qorre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat