“Bota shqiptare” dhe “bota serbe”

Opinione

“Bota shqiptare” dhe “bota serbe”

Nga: Agron Shabani Më: 12 shtator 2023 Në ora: 17:02
Autori Agron Shabani

Shqiptarët e Kosovës vazhdojnë të rrudhën, tkurrën dhe ngushtohen në emër të mbrojtjes, paqes dhe sigurisë, ndërsa serbët vazhdojnë të shtrihen dhe zgjerohen në territorin ose hapësirën jetësore ose gjeografike të shqiptarëve, në saje të naivitetit, cinizmit, injorancës, arrogancës dhe, prepotencës së pajustifikueshme të bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Gjegjësisht në emër të gjeopolitikës, strategjisë ose sigurisë globale të SHBA-së, BE-së, NATO ose Perëndimit-ndaj Rusisë, Kinës etj.

Kështu që paqja, pajtimi ose marrëveshja eventuale në mes shqiptarëve dhe serbëve ose Kosovës dhe Serbisë, të ngjanë në fantashkencë (sciendifixion), ose në "mision imposible"!

Mbase, në ato dy linjat e zgjatura, paralele dhe të tensionuara në postulatin e njohur të Tukididit që nuk puçën (bashkohen) kurrë, por vetëm në pafundësi.

Ndërkohë që e kaluara ose historia e shqiptarëve dhe serbëve, janë të stërmbushura ose mbingarkuara me mite, epose, sterotipe, hipoteka, fobi, paranoja, urrejtje ose paragjykime të shumta irracionale, negative, violente, infantile dhe patologjike- kundër njëri tjetrit.

Ndonëse, Zoti, natyra, jeta, fati, historia dhe gjeografia, kanë vendosur dhe dështuar (dëshiruar) asisojit që serbët (sllavët e jugut) dhe shqiptarët, të jenë fqinjë ose komshi (kojshi) të parë me njëri tjetrin.

Ndryshe nga kjo, nuk i pajtojnë dot shqiptarët dhe serbët patetika ose retorikat e nxehta ose poluliste të politikanëve të ndryshëm ditor ose periodik që politikën dhe diplomacinë i kuptojnë dhe anticipojnë si mjet dhe jo si qëllim.

E sidomos takimet monotone ose maratonike në Bruksel, Berlin ose Paris etj.. me moton:" U pajtuam për të mos u pajtuar tutje.." etj....!

Shqiptarët dhe serbët mundi t'i pajtojnë vetëm elitat ose inteligjenca e kombit.

Ndaj, pavarësisht vullnetit të mirë të Besnik Bislmit a dikujt tjetër: Përveç Presidentes, Prof. Dr. Vjosa Osmani-Sadriu, Kosova për çastin ose momentin, nuk ka politikan dhe diplomat të shkolluar, intelektual, profesional dhe inteligjent që i bëjnë ballë politikë dhe diplomacisë serbe.

Kjo për faktin se politika dhe diplomacia e Kosovës, si duket nuk janë të interesuar fare, ose nuk kanë kohë për nderin, moralin, edukatën, kulturën dhe vlerat ose parimet tjera shkencore ose humaniste, por për demagogji, hipokrizi, dogma të ndryshme, imagjinatë ose fantazi.

Shkenca, është e ngritur dhe projektuar nga dyshimi, prova, vërtetimi, studimi ose analiza e thellë e tërë asaj që është, ashtu siç është.

Në politikën dhe diplomacinë e Kosovës ndërkaq, ndodhë e kundërta.

Apo, gjithmonë në emër të kombit dhe atdheut, e kudo përmes klanit, tarafit, grupit të interesit të përbashkët, ose partisë-shtetit dhe shtetit-parti.

Kështu që edhe ambasadorët, konsujt, diplomatët ose politikanët e Kosovës, vazhdimisht i zgjedhin ose emërojnë klani, tarafi, grupet e interesit, si dhe partitë-shtet në shtetin-parti. E jo stazhi, merita, përvoja, tradita, shkollimi adekuat, aftësia ose zgjuarsia e preferuar intelektuale, profesionale, inteligjence, politike, diplomatike, kadrovike etj.

Se këndejmi, është për të ardhur keq për librat ose veprat e njohura shkencore ose metodologjike në fushat e ndryshme të politikës (politologjisë), diplomacisë, publicistikës ose gazetarisë analitike që mykën ose pluhurosen sirtarëve ose vitrinave të ndryshme pa i prekur, shfletuar dhe lexuar askush.

I kanë mësuar "tipat" përmendësh gjysmën e shkronjave të alfabetit në shqip, anglisht, gjermanisht, italisht, frëngjisht, rusisht, turqisht etj...së bashku me tabelën e shumëzimit dhe pjesëtimit: Dhe, iu mbajnë popullit ose opinionit të pakualifikuar, joauditorial ose joaudicional, përditë "ligjërata" ë fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, diplomacisë, politologjisë, filozofisë, sociopsikologjisë, historisë etj.

Ndonëse, edukata, kultura, informimi, liria (çlirimi), populli, shtetit, pushteti, nderi, morali, integriteti, sovraniteti dhe pavarësia e Kosovë, nuk janë pronë private ose personale e askujt.

Ndërkaq, luftërat, vrasjet ose konfliktet, janë fjala ose instrumenti i fundit i ideologjisë shtetërorë, nacionale, politike, historike etj.

Për të mos thënë këtu vdekja, ambisi ose errësimi i përgjithshëm i logjikës, mendjes ose intelektit të njeriut.

Se këndejmi, teoria dhe praktika e përgjithshme ushtarake ose luftarake, pos tjerash sikur na bëjnë të ditur se armata ose ushtria, asnjëherë nuk i fitojnë luftërat ose konfliktet e ndryshme.

Janë politika e lartë ose diplomacia e kualifikuar, intelektuale, profesionale, komplementare, suplementare dhe inteligjente që i fitojnë ato.

Në të kundërtën, lufta është pasojë, shpalosje, deshifrim ose pasqyrim i taktikave, strategjive ose llogaritjeve të gabuara shtetërore, nacionale, politike, diplomatike etj.

"Mua me duhet studiuar dhe mësuar për luftën, politikën dhe diplomacinë, në atë mënyre që biri (djali) im të studiojë, mësojë dhe kuptojë medicinën, matematikën, drejtësinë ose filozofinë.", do thoshte dikur John Adamsoni.


Ne duhet t'i përmbyllim, përfundojmë ose varrosin luftërat ose konfliktët e ndryshme midis nesh, para se ato të na vrasin, varrosin ose përfundojnë të gjithë neve.", thotë në një rast N. Chomsky.

Hatushilli dhe Ramzesi dikur u përcaktuan në favor të paqes dhe pajtimit, kur panë dhe vërtetuan se toka ose fushat pjellore në Deltën e Nilit, për të cilat kishin luftuar dhe sakrifikuar aq shumë njerëz ose ushtar, ishin mbushur ose "mbjellë" me trupat e pajetë të ushtarëve (luftëtarëve) të rënë në fushën e nderit.

Në instancë të fundit, sipas epistemologjisë së përgjithshme ushtarake, revolucionare ose politike: Për paqen dhe pajtimin e përhershëm ose afatgjatë në mes popujve ose kombeve të ndryshme në luftëra ose konflikte të gjata me njëri tjetrin ose me njëra tjetrën: Në mungesë të politikës dhe diplomacisë së kualifikuar, profesionale, të matur, racionale, elokuente, intelektuale dhe inteligjente: Nevojitën së pakut dy-tre gjenerata të reja për t'u pajtuar, afruar, kooperuar ose bashkëjetuar me njëri tjetrin ose pranë njëri tjetrit.

Ndaj, të mirë mbahemi, të ushqehemi, rritemi dhe shtohemi sipas ligjit ose progresionit të njohur matematikorë ose aritmetik?, të shtrihemi dhe zgjerohemi sipas ligjit ose progresionit të njohur gjeometrik dhe gjeografik?, apo të luftojmë, vritemi dhe përgjakemi sërish, duke e bërë një hap përpara dhe dy hapa prapa në favor të mbrojtjes, tkurrjes dhe sigurisë? Si duket kjo është dilema kryesore e shqiptarëve dhe serbëve për çastin ose momentin.

Si të kapërcehet ylberi ? Apo, si t'ia bëjnë shqiptarët me serbët?

Të mposhtim ose shkatërrojmë armiqtë ose rivalët e njohur shekullor dhe historik, duke shtuar numrin e miqve dhe aleatëve tanë kundër tyre, sipas asaj se "arma me e fortë kundër një armiku, është një armik tjetër i ri kundër tij."?

Të mundim ose mposhtim të kaluarën e hidhur shekullore ose gjakatare me edukatë, moral, kulturë, politikë dhe diplomaci të kualifikuar, profesionale, intelektuale, komolementare, suplementare, kontemplative, komprehensive, superlative ose intelegjente, duke u bërë kështu miq, partner, aleat, anticipant dhe participant të kauzalitetit të tyre?

T'iu besojnë ideve, teorive, doktrinave, formulave ose sintezave të ndryshme paqësore (pajtimtare), integruese, civilizuese, politike, diplomatike, shkencore ose humaniste të miqve dhe aleatëve të tyre që ua duan të mirën Kosovës dhe shqiptarëve?

Të futën në luftëra ose konflikte të reja dhe të pafundme kundër njëri tjetrit, në një kohë kur lufta shkatërrimtare ose apokaliptike e Rusisë-kundër Ukrainës: Botën ose civilizimin tonë, sikur i ka sjellë buzë të të fikëtit ose një infrakti të përgjithshëm. Për të mos thënë këtu para një lufte të mundshme nukleare ose atomike në mes NATO dhe Rusisë. Apo....?!

Ç' thonë politika dhe diplomacia e kualifikuar, e mençur, intelektuale ose inteligjente?

Politika, apo puna e kualifikuar, profesionale, intelektuale dhe inteligjente për popullin (kombin), shtetin dhe pushtetin, mbi bazën e marrëveshjeve, obligimeve dhe përgjithësive të njohura morale, ligjore, institucionale, konstitucionale, profesionale dhe patriotike: është një proces ose aktivitet i lartë i personave ose individëve të zgjedhur, caktuar, nominuar ose emëruar në poste ose funksione të larta shtetërore, nacionale, qeveritare, parlamentare, politike ose diplomatike, për zgjedhjen e problemeve të ndryshme shoqërore ose qytetare, si dhe për marrjen e vendimeve dhe arritjen e marrëveshjeve të brendshme dhe të jashtme në të mirën e gjithmbarshme të kombit dhe atdheut. Në domenin ose kontekstin e njohur kolokfial, tekstual ose lingustik: Politika para së gjithash ka për qëllim enkodimin, dekodimin (deshifrimin), identifikimin, klasifikimin dhe artikulimin e ligjëve, rregullave, çështjeve, vlerave, parimeve, postulimeve, nevojave, kërkesave, interesave dhe prioriteteve të larta shtetërore, nacionale, politike, diplomatike, strategjike, gjeopolitike, koniukturale, nomenklaturave, manifakturave dhe të tjera.

Aty i kemi pra edhe gjeopolitikën ose politikën dhe diplomacinë e kualifikuar, intelektuale, profesionale, inteligjente, komplementare, suplementare, kontemplative, komprehensive, inteligjente, konvencionale dhe strategjike, politikën popullore ose populiste, metapolitikën ose politikën e mbështetur ose bazuar në vlerat, parimet ose narrativat e njohura etike, estetike, normative, kognitive, intrinznike, ekstrinznike etj. Ndërkaq, shkencat politike në këtë drejtim: I studiojnë, hulumtojnë dhe analizojnë sjelljet, reagimet, vlerat, parimet, postulimet (postulatet), format, metodat, mjetet ose instrumentet e njohura shkencore ose humaniste, me anë të të cilave realizohen ose garantohen forca (fuqia) dhe autoriteti i përgjithshëm i shtetit, pushtetit dhe shoqërisë së bashku me arritjen e marrëveshjeve ose traktateve të ndryshme, si dhe realizimin praktik dhe teorik të aspiratave ose interesave të larta shtetërore dhe nacionale në kontekstin e njohur strategjik, gjeopolitik etj.

Në këtë frymë, politologjia ose shkencat politike, asnjëherë nuk pretendojnë të tutorojnë, motintorojnë, monopolizojnë ose obligojnë shtetin dhe pushtetin për marrjen e vendimeve dhe përgjithësive të ndryshme institucionale, funksionale, konstitucionale dhe të tjera (lexo:"të vërtetat e përjetshme ose absolute"), por vetëm japin shpjegime, ide, teori, formula, vizione, narrativa, solucione, alternativa ose sinteza të ndryshme shkencore ose metodoligjike-përballë tezave, antitezave ose ekuacioneve të komplikuara ushtarake (luftarake), politike, diplomatike etj.

Apo, çfarë (çka) duhet ditur? (kritika e unit të ndërgjegjshëm ose unit të shëndoshë); çfarë (çka) duhet bërë ? (kritika e unit të përgjithshëm ose atij praktik) dhe çfarë (çka) duhet besuar dhe shpresuar? ( kritika ndaj forcës së gjykimit dhe reagimit): Janë ato tre pyetjet ose kërkesat e njohura dhe kryesore në kuadrin e Idalizmit kritikë të Immanuel Kantit, Sen Simonit si dhe te filozofëve ose mendimtarëve të tjerë në kontekstin e njohur gneseologjiko-ontologjiko-epistemologjik rreth asaj se çka (çfarë) dhe kush është në të vërtetë njeriu i ditur, njeriu krijues ose inovator...?
 

Pa i harruar këtu edhe ato tre pyetjet ose kërkesat e njohura : Çfarë (çka) guxojmë të dimë?, çfarë (çka) guxojmë të flasim, shkruajmë, gjykojmë dhe mendojmë ? dhe çfarë (çka) duhet të bëjmë për të mirën e gjithmbarshme të popullit, shtetit dhe shoqërisë sonë...?

Shqiptarëve dhe serbëve, nuk iu duhet lufta ose konflikti i ri kundër njëri tjetrit.

Në këtë frymë duhet ricekur ose veçuar maksimën ose idiomën e njohur të Etikës Protestante, sipas të së cilës: Aty ku kanë vendosur Zoti dhe natyra, të mos ndërhyjë lufta ose dora e njeriut."

Ndaj, në kuptimin e përgjithshëm të bashkimit ose kombinimit (konvencionalizimit) të anës spirtuale dhe materiale me anën praktike dhe teorike: Personalisht jamë i mendimit se një figurë e trashë, robuste, korpulente, intelektuale, profesionale dhe inteligjente në krye të shtetit, pushtetit ose qeverisë, me sensin, narrativin përvojën, vigjilencën, zgjuarsinë, ndikimin dhe efikasitetin e tij, të inkorporuar brenda paradigmave dhe premisave të tjera insubordinuese në sfond, vazhdimisht e shquan dhe afirmon një pluralizëm vlerash të synuara pluraliste, parlamentare e demokratike e jo një monizëm politik me theks autoritare, dogmatike, demagogjike, forumiane ose kabinetike.


Me fjalë tjera, si vlerë madhore e politologjisë dhe filozofisë politike, pos tjerash është fakti se pluralizmi i njohur politik ose aksiologjik, nuk përfundon në grumbull qëndrimesh ose idesh të ngurtësuara ose hermetike që mohojnë gjithçka ose çfarëdo qoftë në kuptimin e politikës dhe diplomacisë së asgjësë për asgjë si rast ekstrem, radikal ose eklatant, i cili paraqet ose përben komoditetin e një relativizmi ose instrumentalizimi politiko-epistemologjik të lirisë individuale dhe kolektive në emër të personave ose individëve të caktuar në pushtet dhe opozitë.

Në këtë prizëm mendojë se edhe Brukseli, edhe Uashingtoni e dinë fortë mirë se në politikën dhe politikë bërjen e Kosovës dhe shqiptarëve, shpeshherë vendosin njerëzit e pakualifikuar, joprofesional, jo inteligjent, imbicil, kreten, stupid, nebuloz, paranojak, fillestar, mizantrop, demagog, hipokrit, cinikë, injorant dhe apolitikë e jo politikanët, politologët ose ekspertët e specializuar në fushat e njohura politike, diplomatike, politologjike etj.

Dhe, ky është një lajm i keq për Kosovën dhe shqiptarët. E sidomos për Veriun e Kosovës ose Mitrovicës, ku ndodhën edhe rezervat ose pasuritë (resurset) kryesore shtetërore dhe nacionale të Kosovës dhe shqiptarëve, të cilat politikat dhe politikanët e ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtare, i kanë hedhur në ankand ose lecitacion publik së bashku me shtetin, integritetin, sovranitetin, autenticitetin, lirinë dhe pavarësinë e gjithmbarshme shtetërore, nacionale dhe politike të Kosovës dhe shqiptarëve!

Në fakt, politologjia ose shkencat politike, e kanë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente, të cilat mbështetën ose bazohen në ndërkohë në substratin ose substituin e njohur determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, disonancave, divergjencave, kontrasteve, kontraversave ose diskrepancave të ndryshme shtetërore, nacionale, politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike, strategjike, gjeopolitike etj.

Boshti i etikës politike dhe diplomatike, qëndron pra tek fuqia dhe aftësia e njohur për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e vlerave dhe parimeve.

U mor vesh se ata që bëjnë gabime ose gafe të rënda në politikë të lartë ose diplomaci, nuk kanë parë dhe mësuar asgjë nga lufta.

Në instancë të fundit, sipas koncepteve, doktrinave ose teorive të njohura ushtarake dhe politike: Lufta është shumë serioze për t'ia besuar atë ushtarëve (ushtarakëve) ose komandantëve të luftës. Kështu që përfundimi ose parandalimi i luftërave ose konflikteve të ndryshme me anë të politikës ose diplomacisë së kualifikuar, intelektuale, profesionale, inteligjente, komplementare, suplementale, komprehensive, kontemplative ose superlative, është shumë me i rëndësishëm ose efektivë, se sa protesta ose rezistenca kundër tyre. Zatën të këtij mendimi janë edhe shumica e liderëve, politikanëve dhe diplomatëve botëror, por.....???!!!

Ç' është e vërteta, politika është shkencë ose disiplinë e posaçme e shkencave politike, filozofike dhe të tjera në kuptimin aksiologjik ("axios"- diçka me vlera, parime, narrativa dhe postulime të larta shkencore ose humaniste) antropologjik (anthropos- njeriu ), metafizik dhe gneseologjiko-epistemologjik (dhunti, talent, narracion, mision, princip ose kriterium i njohur shkencor ose metologjik) i ndarjes ose klasifikimit (principium divisionis) të monizmit nga dualizmi dhe pluralizmi, të anës njerëzore ose antropologjike nga ana jonjerëzore ose antropomorfologjike dhe të tjera.

Termi ose nocioni shkenca politike (koncpeti plural) patjetër çon (shpie) në diskursin e njohur shkencor ose metodologjik sipas të të cilit politologjisë ose shkencave politike (si njëjës ose veçanti shkencore) iu mungon lënda ose materia e njohur bazike.

Kështu që shkencat politike, janë të thirrura ose obliguara që t'i ndajnë dhe kërkojnë konceptet, nocionet, formulimet, idetë dhe teoritë e ndryshme shkencore ose metodologjike edhe tek shkencat ose disiplinat tjera shkencore dhe humaniste siç janë filozofia politike ose filozofia e politikës, sociologjia politike, psikologjia politike, antropologjia, episteomologjia, ontologjia, gnoseologjia, lufta, populli (kombi), etnia, shteti, pushteti, historia, religjioni, utopia etj.

Ndërkaq, thirrja ose etimologjia shkenca politike ose shkenca mbi politikën, i hapë ose zgjeron mundësitë dhe kompetencat e njohura shkencore, plurale dhe humaniste të politologjisë ose shkencave politike. Ideja dhe teoria e njohur mbi studimin dhe analizën esenciale ose substanciale të politikës, është shumë e lashtë dhe multidisiplinare. Duke filluar nga filozofia praktike e Platonit dhe Aristotelit dhe deri me sot.

Për me tepër ndërkaq, termi ose nocioni politikë ose politika, para se gjithash është refleks ose reflektim i njohur shkencor, intelektual dhe profesional ndaj fjalëve greke 'tä politika' (pushteti shoqërorë ose qytetar që thërret, obligon, organizon dhe mobilizon) dhe 'hè politik' (arti, talenti, aftësia ose zgjuarsia për të udhëhequr, postuluar ose qeverisur). Të dyja fjalët ose nocionet e mesipërme ('tä politka' dhe 'hè politik') -janë nxjerrë ose huazuar nga konteksti i njohur semiotik ose semiologjik "politikos" ( shoqërorë, qytetar ose politik) dhe "politiës" (anëtar ose pjesëtar i shtetit, pushtetit ose bashkësisë politike).

Ndonëse, me kalimin e kohës, termi ose nocioni 'politik' ose 'politika' në domenin e njohur modern ose bashkëkohorë, ka njohur dhe pësuar ndryshime ose transformime të shumta ekskursive dhe diskursive. Në gjuhën angleze si për shembull, me termin ose nocionin "polity" ose "policy" nënkuptojmë dimensionin formal dhe tradicional të politikës, gjegjësisht, procesin e rregullimin të njohur institucional dhe konstitucional të shtetit dhe pushtetit me të gjitha parimet, premisat, kontradiktat ose kundërthëniet e njohura politike, partiake, parlamentare, konceptuale, ideologjike dhe të tjera që iu shërbejnë ose kontribuojnë proceseve, zhvillimeve dhe përparimeve të gjithmbarshme individuale dhe kolektive në të mirën e popullit dhe shtetit.

Ndërkaq, ndarja (divorci) ose diferencimi i 'anës politike' nga 'sfera' e interesave të njohura shtetërore, nacionale, politike, historike, gjeografike, kulturore, materiale, sociale, ekonomike dhe të tjera, pos tjerash, e kanë sjellë ndryshimin ose transofmimin e shoqërisë së gjithmbarshme njerëzore ose qytetare nga fazat e hershme të organizmit ordinar ose para politik në fazat e reja të organizmit shtetëror, qytetar, kulturor, politik etj.

Ndërkohë që mendimi i njohur politik, do zhvillohet dhe afirmohet gradualisht dhe sistematikisht së bashku me ngritjen, zhvillimin, evolucionin, transformimin dhe përparimin e popujve dhe shteteve të ndryshme nga sistemet ose organizimet e hershme teokratike, ordinare ose para politikë në shtetin e organizuar qytetar ose politik, të lindur ose projektuar në "polisin" e Athinës në Greqinë Antike, si dhe në Romën Antike etj.

Ndaj, sipas Aristotelit, shteti (polisi) nuk është vetëm njësi, por edhe shumësi (bashkësi) e posaçme dhe tepër specifike e pushtetit shoqërorë ose qytetar- kundër atij autokratik, despotik ose teokratik. Duke i ndarë kështu politikën dhe filozofinë politike në anën teorike dhe anën praktike. Respektivisht, në retorikë, oratori, skolastikë, etikë, ekonomi etj. Për dallim të "polisit" (shtetit) të Platonit, Tukididit etj.

Retorika, oratoria, skolastike, etika ose traditat e njohura shkencore ose filozofike të Platonit dhe Aristotelit, u bartën dhe interpretuan (transmetuan) fuqishëm dhe multicipërisht edhe në "Republikën" e Romës së Lashtë-Antike nga ana e Polibiut, Ciceronit, Tacitit etj.

Duke i kultivuar, zhvilluar, zbatuar, afirmuar dhe zgjeruar konceptet e mësipërme politike ose filozofike të Platonit dhe Arostotelit, gjegjësisht, të 'kopshti të madh' kulturor dhe filozofik grek: Romakët e lashtë e ngritën, zgjeruan, modernizuan dhe afirmuan Perandorinë Romake në Antikë nga "polisi", "politia"(politeia) dhe "polietika" në "civitas" (qyteti-shteti), "civis" (qytetari) , "civilis" ( i hapur ose qytetar) dhe "res publica" ( republika ose fakti dhe realiteti i njohur shtetëror, qytetar ose politik).

Në mesjetë problemi qendrorë ose kryesorë i politikës së shtetit dhe shoqërisë së përgjithshme njerëzore ose qytetare, ishte bindja dhe mendimi disolutiv mbi prejardhjen ose origjinën e dyfishte të sojit ose specieve njerëzore ose politike: Nga organizmi ose bashkësia e tyre familjare ose politike si dhe nga vullneti ose dëshira e Zotit (Hyjit).

Ndryshe nga kjo, e gjithë filozofia gazetareske, analitike, publicistike, politike dhe diplomatike, janë një akt, stil, takt, talent ose art i gjuhës, dialogut, komunikimit....Diçka që na drejton drejt afrimit dhe kooperimit me të tjerët, si dhe me njëri tjetrin. Çdo mendim i madh fillon me një fjalë, ide, teori, metaforë, adiaforë, alegori...Mendimtarët e mëdhenj janë shpeshherë edhe komunikues, dialogues ose oratorë supremë ose kulminant, por, nganjëherë, raporti ose marrëdhënia mes mendimit, shkrimit, gjuhës ose komunikimit, mund të shfaqet konfliktuale, kontradiktore, banale ose fataliste. Në Kosovë dhe Shqipëri-sidomos.

Karl Manheim në veprën e tij me titull "Ideologjia dhe Utopia"(1929) parashtron pyetjen: A është e mundur dhe si është e mundur që politologjia ose shkencat politike, të kenë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente dhe të mbështetën ose bazohen në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontroversave ose diskrepancave të shumta?! "

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe konceptet ose definicionët e njohura shkencore dhe humaniste të Friedrich Meineckes, Hans Kohnit, George Watsonit, Ernst Gellnerit, Rogers Bruhbakerit dhe shkencëtarëve të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat