Shqiptarët që mendojnë me kokën e vetë së pari duhet të thonë se jemi shqiptarë e tek pastaj besimtarë të feve

Opinione

Shqiptarët që mendojnë me kokën e vetë së pari duhet të thonë se jemi shqiptarë e tek pastaj besimtarë të feve

Nga: Dibran Demaku Më: 13 shtator 2023 Në ora: 14:17
Dibran Demaku

Në këtë kohë të pakohë(kohë e demokracisë i thënçin)po ndodhin gjëra që nganjëherë po çorodisin. shoqërinë shqiptare gjithandej trojeve etnike.

Dhe këtyre çoroditjeve u duartrokasin ata që në radhë të parë nuk dinë as vetë se cilët janë e çfarë janë.

Në kohë të fundit sidomos janë çoroditur disa që në emër të fesë islame harrojnë komb e atdhe.

Në anën tjetër është për keqardhje edhe nga ana e fesë kur në gjirin e vetë pranon individë që deri dje nuk kanë lënë gjë të keqe pa bërë,dhe në fund kinse të penduar bien në prehër të fesë duke thënë se tash e tutje do t’i përkushtohen asaj dhe kështu do të fitojnë falje për gjërat e mëparme.

Dhe në vend që kretët e Fesë të thonë se ata nuk u duhen,pa një pa dy i pranojnë në gjirin e vetë me përzemërsi dhe me zhurmë të madhe mediatike.

Rasti i fundit i njëfarë Fero-s, i ka ekzaltuar aq shumë krerët e Fesë islame në Kosovë,që për mendjet e shëndosha ky ekzaltim i tyre të bën të mendosh se Feja në fjalë në trojet shqiptare është drejt falimentimit.

Rasti tjetër ishte mbase edhe më i keq se ky i Fero-s.Ishte rasti i një serbi(që nuk dihet se kush e këshilloi dhe përse)që në media u tha se edhe ai u shndërrua në mysliman?!

Edhe me keq se kaq ishte ekzaltimi i prof. të Fesë islame tek deklaronte se :(parafrazim, me marrjen e fesë islame serbi u bë vëllai ynë?!
Athua prof.Shefqeti është i bindur në atë që thotë,apo për këtë është paguar nga dikush?!

Me këto dy raste do të thoshim se Feja islame në Kosovë është në krizë të identitetit.Sepse të pranosh në gjirin tënd të tillë të çoroditur,dhe të thuash se të tillët janë në rrugë të mbarë,vetëm r vetëm sepse janë bërë anëtarë të fesë në fjalë do të thotë se nuk është diç në rregull?

Pastaj ato elozhet e thurura për ta se duke pranuar fenë islame të tillëve u falen gabimet e bëra më herët,do të thoshim se kjo është një demagogji e llojit të vetë.Po si u bëka i kështu që individi i çoroditur,u bëka engjëll(melaqe)vetëm se e pranoka fenë islame?!

Një propagandë e tillë vetëm sa e dëmton Fenë islame.

Apo tek Feja islame,siç thuhet shpesh ende vlen ajo thënia se:që të jesh besimtar i fesë në fjalë,ti duhet vetëm të besosh në atë çfarë dëgjon,e kurrësesi të mos mendosh me kokën tënde?!

Shqiptarët që mendojnë me kokën e tyre,qofshin ata besimtarë mysliman,ose jo duhet t’u thonë të tillëve,si Fero-s,Serbit dhe prof.Shefqetit se së pari ne jemi shqiptarë dhe pastaj mysliman !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat