Serbët në veri të Kosovës, do të marrin pjesë në zgjedhjet e reja komunale, vetëm nëse i lejon Aleksander Vuçiqi!

Opinione

Serbët në veri të Kosovës, do të marrin pjesë në zgjedhjet e reja komunale, vetëm nëse i lejon Aleksander Vuçiqi!

Nga: Rexhep Elezaj Më: 13 shtator 2023 Në ora: 15:01
Autori Rexhep Elezaj

Sa absurde dhe qesharake tingëllon “Udhëzimi administrativ i qeverisë për zgjedhjet në veri”, jo vetëm për juristët si profesionist, por edhe për qytetarin e rëndomtë, sipas të cilit mbi 20%-ind e votuesve serbë në katër komunat në veri duhet ta nënshkruajnë peticionin përmes të cilit do kërkojnë dorëheqjen e katër kryetarëve shqiptar, gjoja si një akt valid për t’i hapur rrugë pastaj shpalljes së zgjedhjeve të reja lokale në veri, ku do merrnin pjesë mbi 30 mijë votues serb.

Mbase, shikuar ligjërisht ky Udhëzim paraqet absurditet të llojit më banal, kur dihet fare mirë se me cilin komunitet kemi të bëjmë në veri të Kosovë !

Ngase, jo vetëm “Lista Serbe”, gjoja si parti politike e serbëve në veri, por të gjithë serbët nga i pari e deri tek i fundit, përfshirë edhe fëmijët e tyre pesëvjeçar e tutje, janë armiq të përbetuar të Kosovës së pavarur dhe të shqiptarëve si popull, kurse në anën tjetër, ti si qeveri dhe si shtet që ende nuk i ke të shtrira gjitha kompetencë ligjore dhe kushtetuese në atë pjesë ku jetojnë dhe banojnë serbët, duke ua ofruar një udhëzim administrativ me kërkesën që ata ta nënshkruajnë peticionin për shkarkimin e 4 kryetarëve shqiptar të zgjedhur me nga 150 vota, zgjedhje të cilat siç dihet serbët lokalë i kanë bojkotuar në mënyrë masive, etj., thënë më së buti, ishte ky një akt antishtetëror..!?

Pra, si mund të kërkosh një veprim të tillë, nënshkrim të një peticioni nga serbët në veri, të cilët që nga mbarimi i luftës e deri më sot nuk kanë bërë asgjë, dhe as që do e bëjnë ndonjë veprim politik në veri, qoftë ai edhe për cikërrimet më të vogla administrative dhe pronësore, e që paraprakisht të mos jenë marrë vesh me Beogradin zyrtar.

Pra, për të qenë paradoksi edhe më i madh politik, kjo qeveri i ka ikur edhe mënyrës e të bërit politik shtetërore, kur është fjala për plotësimin e kërkesës së BE-së për shpalljen sa më shpejt të zgjedhjeve në veri, mbase si kusht themelor për sh’tensionimin e situatës në atë pjesë të vendit, duke nxjerrë njëfarë Udhëzimi administrativ për zgjedhjet në veri, po sikur atje të jetonin qytetarë shqiptarë e jo serbë, të cilët, përveç se çdo ditë dhe me çdo veprim po e luftojnë shtetin e Kosovës me çdo mjet dhe kudo që arrijnë, dhe të cilët, një numër i madh i tyre gjatë luftës në Kosovë kanë vrarë shqiptarë me dorën e tyre, ose e kanë ndihmuar kudo policinë dhe ushtrinë kriminale të Millosheviçit (1998/99), me qëllim që të vrasin sa më shumë shqiptarë, dhe ti tani kërkon nga ata që t’i respektojnë ligjet dhe udhëzimet shtetërore të Kosovës, një gjë kjo sa qesharake, po aq budallaqe..!?

Sipas juristëve dhe njohësve të mirë të normave ligjore dhe kushtetuese të Kosovës, mënyra e vetme dhe më e mirë ligjore dhe politike, është dorëheqja vullnetare (..!?) e 4 kryetarëve shqiptarë sa më para, dhe kjo ekskluzivisht për interesa shtetërore të Kosovës, që vërtetë t’i hapet rruga shpalljes së zgjedhjeve të reja për katër komunat në veri.

Ndaj, çdo veprim dhe procedurë tjetër do t’i sjellë dëme të mëdha politike Kosovës, sidomos në raport me ruajtjen e miqësisë së përhershme dhe partneritetit strategjik me SHBA-të, dhe jo vetëm!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat