SHBA, BE e NATO si Goliati pro Serbisë dhe Albin Kurti si Davidi pro drejtësisë

Opinione

SHBA, BE e NATO si Goliati pro Serbisë dhe Albin Kurti si Davidi pro drejtësisë

Nga: Rexhep Torte Më: 14 shtator 2023 Në ora: 23:40
Rexhep Torte

Në fjalimin që Antony Blinken-Sekretari Amerikan i Shtetit e mbajti në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare (SAIS) në Universitetin Jons Hopkins, foli për qëllimet e demokracisë amërikane në një epokë të re, për një moment kyç në histori, një moment përballjeje me një pikëpyetje thelbësore strategjike - se si do të arrijmë aty ku dëshirojmë pa u goditur nga katastrofat gjatë rrugës.

Skema ndërkombëtare është thellësisht e ndryshme nga ajo para 30 viteve më parë kur Antony Blinken kishte filluar të shërbejë në qeverinë amerikane. Agresioni i Rusisë në Ukrainë është rreziku më akut, ndaj rendit ndërkombëtar të mishëruar në Kartën e OKB-së dhe në parimet e saj themelore të sovranitetit, integritetit territorial dhe padrejtësisë së vendeve si dhe për të drejtat e pamohushme njerëzore të individëve.

Pekinët dhe Moskët e botës po përpiqen të rithemelojnë historinë-ose të rrëzojnë-shtyllat kryesore të sistemit shumëpalësh; kur ata pretendojnë në mënyrë false se rendi ekziston vetëm për të kënaqur interesat e Perëndimit në kurriz të tjerëve-një kor global gjithnjë në rritje vendesh dhe popujsh do të ngrihen për t’ thënë: jo,sistemi ynë u shërben interesave tona”, tha Antony Blinken,transmetoi “Bota Sot” më 14 shator 2023.

Ky fjalim i Antony Blinkenit ndryshon rrënjësisht dhe është shumë larg angazhimi të pritshëm e serioz që duhet ta ketë Departamenti Amerikan i Shtetit ndaj Kosovës, për ruajtjen e sovranitetit dhe intehritetit të saj territorial si edhe dhe kkundër sulmeve të njëpasnjëshme që është duke i kryer Serbia gjenocidale në Veri të Kosovës nëpëmjet grupeve tëarmatosura kriminale serbe të dirigjuara nga Serbia.

Albin Kurti në Bruksel i deklasoi Joseph Borrellin, Miroslav Lajçakun dhe Aleksandër Vuçiqin

Në takimin e 14 shtatorit 2023 që u mbajt në Bruksel, mes Albin Kurtit-Kryeministrit të Kosovës dhe Akelsandër Vuçiqit-Presidentit të Serbisë, Albin Kurti dëshmoi supremaci dhe aftësi diplomtike superiore ndaj kriminelit Akeksandër Vuçiq dhe vasalëve të tij pro serbë Joseph Borrell-shef për siguri në BE dhe Miroslav Lajçak-emisari i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi.

Albin Kurti, pas përfundimit të këtij takimi, para gazatarëve deklaroi se, “Në këtë takim të nivelit të lartë,unë kam propozuar një udhërrëfyes të sekuencuar për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit të 27 shkurtit dhe të Aneksit të Ohrit të 18 marsit, si hapa për të zbatuar Marrëveshjen Bazike, për të cilën jemi dakorduar.

Pala tjetër, pra Presidenti i Serbisë, nuk ka dhenë asnjë propozim dhe takimi nuk ka patur një rezultat.

Nuk mund të ketë kompromis midis popozimit me sekuencë dhe kushtëzimit tjetër.

Kur unë kërkova që ta shoh propozimin që ka dhënë Serbia, sepse mu tha se ka një të tillë, ndërmjetësuesit nuk mishin në gjendje që ta sjellin.

Pas përfundimit të takimit mu dha një dy faqesh serbisht dhe anglisht, që paraqet një dokument para më shumë se 6 muajve, që do të thotë se nuk mund të jetë udhërrëfyes i sekuencuar, por që në fakt ishte dokumenti i kushtëzuar i Serbisë që njëherë duhet të zbatohet Asociacioni i Komunave më Shumicë Serbe, pra kjo marrëveshje e para 10 viteve, e më pastaj eventualisht do të mund të kalojmë në zbatimin e kesaj Marrëveshje Bazike.

Neni 10 i Marrëveshjes Bazike thotë që duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet mëhershme të dialogut në Bruksel, të cialt janë të obligueshme dhe valide, e që janë 39 sysh gjithsej.

Por, nuk mundet nga Neni 10, nga 39 marrëveshje të përzgjidhet vetëm një e tillë dhe të vendoset sikurse qerrja para kuajve. Të bëhet edhe thelb edhe parakusht. Një kushtëzim të tillë nuk e kam pranuar”, deklaroi Albin Kurti para gazetarëve.

Kosova dhe Albin Kurti me të drejtën e tyre do të triunfojnë karshi padrejtësive

SHBA, BEdhe NATO assesi nuk duhet të lejojnë ta besojnë kriminelin Aleksandër Vuçiq, se do të sjell paqe e siguri në Ballkan veçmas nëpërmjet dialogut Kosovë-Serbi.

Të rikujtojmë se krimineli Aleksandër Vuçiq, si bashkëpunëtor i ngushtë i kriminelit Sllobodan Millosheviq, së bashku planifikuan, nxitën dhe kryen gjenocid në Kosovë duke vrarë e masakruar më shumë se 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm në më shumë se 400 masakra të inçizuara e të filmuara nga Esat Shala me shokë, që ndërkombëtarëve mund t’u dërgohen në çdo moment.

Bota demokratike për fat të keq u beson dhe mashtrohet nga rrenat e Aleksandër Vuçiqit se gjoja Serbia në Kosovë nuk ka kryer vrasje e masakra dhe se masakrat na qenkan të sajuara.

Serbia kriminale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq nuk po e pranojnë as edhe Masakrën e Reçakut, të cilën e konstatoi në vend Uilijam Ualker-asokohe ambasadori i OSBE-së në Kosovë, i cili menjëherë e informoi Selinë e OSBE-së, Selinë e NATO-s dhe OKB-në, se Serbia po kryen gjenocid në Kosovë.

Uilijam Ualker i vuri në lëvizje Bill Clintonin-Presidentin e SHBA-ve. Medeline Albright-Sekretaren Amerikane të shtetit dhe Havier Solanën-Shefin e NATO-s, që gjenelali Uesley Clark t’i nis sulmet 78 ditore të aviacionit të NATO-s ndaj caqeve serbë në Kosovë, Serbi e Malin e Zi, sulme që e detyruan kriminelin Sllobodan Milloshëviq të dorëzohet dhe me bishtin ndër shalë të urdhërojë tërheqjen e turpshme nga Kosova.

Duhet të jesh kokëbosh që të mos e kuptosh se SHBA, BE dhe NATO, janë kapluar nga fobia dhe tradhtia dhe sipas logjikës së tyre për ta tëhequr Serbinë kah Perëndimi janë të gatshëm t’ia japi peshqesh veriun e Kosovës, dhe se nuk e vënë aspak në peshojë se a do të mund ta arrijnë një gjë të tillë.

Albin Kurti-Kryeministri aktual i Kosovës, është i vetmi funksionar që ka patur Kosova në liri e pavarësi, i cili ua ka prishur nga themelet pazaret e planet Departamentit Amerikan të Shtetit, BE-së, dhe NATO-s, për ta bërë Kosovën kurban të Serbisë gjenocidale hegjemoniste.

Kryeministri Albin Kurti sot po përballet me planet anti Kosovë të Antony Blinkenit e Gabriel Escobarit nga SHBA-të, po përballet me planet anti Kosovë të Joseph Borrellit dhe Miroslav Lajçakut nga BE-ja, me planet anti Kosovë të Edi Ramës, me planet anti Kosovë të pozitës mjerane e skandaloze PDK, LDK dhe AAK në Kosovë dhe me planet anti Kosovë të kriminelit Aleksandër Vuçiq.

Kjo është në përputhje të plotë me thënien popullore filozofike shqiptare, se ndaj armikut duhet të veprosh me shtatë hile dhe një trimëri, që do të thotë se për të ardhur gjerë te trimëria, këtë na e ka treguar e dëshmuar historia, se armikut duhet me i bë hile, dredhi e dinakëri, për tu mbrojtur nga kurthet e tij.

Kryeministri Albin Kurti, deri tani po dëshmon një një mjeshtëri lakmuese dhe u ka thënë stop këtyre planeve ogurzeza ndaj Kosovës shtet i pavarur e sovran, planeve ogurzeza që vijnë nga SHBA dhe BE, nga Edi Rama, nga opozita në Kosovë dhe nga krimineli Aleksandër Vuçiq.

SHBA, BE dhe NATO e kanë forcën për vendimmarrje, por që edhe Kosova e pranojmë apo nuk e pranojmë ne, për fatin e saj të mirë e ka Kryeministrin Albin Kurti, i cili i ka nuhatur mrekullisht planet e Antony Brinkenit, Gabriel Escobarit,Christopher Hillit dhe Jeffrey Hovenierit, planet e Joseph Borrelit, Miroslav Lajçakut dhe planet ekspansioniste të kriminelit Akesandër Vuçiq, për t’ia falë Serbisë gjenocidale Veriun e Kosovës, së bashku me minierat e Trepçës dhe së bashku me Liqenin e Ujmanit, që janë tokë e Kosovës dhe pa të cilat Kosova nuk mund të jetë shtet normal.

Të gjithë analistët dhe studjuesit eminentë nga SHBA dheMbretëria e Bashkuar, në vazhdimësi e kritikojnë qasjen e gabuar ndaj Kosovës që po veprojnë SHBA-të dhe BE-ja, duke thëne se nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa njohjen reciproke, dhe se vetëm njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është bazament për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat