Catherine Ashton, Philip Reeker e Peter Stano, përplot me hipokrizi e demagogji

Opinione

Catherine Ashton, Philip Reeker e Peter Stano, përplot me hipokrizi e demagogji

Nga: Rexhep Torte Më: 16 shtator 2023 Në ora: 15:22
Rexhep Torte

Kërkojmë ta vendosin dorën në zemër dhe të mendojnë si njerëz me gjak dhe ndjenja njeriu Katherine Ashton, Frederika Mogherini, Johannes Hahn, Joseph Borrell, Miroslav Lajçak, Philip Reeker, Antony Blinken dhe Gabriel Escobar, se çfarë qëndrimi do të kishin ndaj Serbisë gjenocidale, po qe se Serbia gjenocidale do t’i kishte kryer tërë ato krime, vrasje, masakra e dhunime ndaj familjarëve të tyre, ndaj farefisit të tyre dhe ndaj popullit të tyre?!

Askush nuk ka të drejtë morale njerëzore të shkelën mbi 15 mijë viktimat autoktone të pafajshme shqiptare, të cilat Serbia gjenocidale i vrau dhe i masakroi mizorisht dhe mijëra e mijëra nga këto viktima i transportoi dhe i varrosi në varreza masive në Serbi, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimeve.

Në mesin e këtyre viktimave kishte edhe 1500 fëmijë, në mësin e këtyre fëmijëve kishte edhe foshnje duke pi qumësht në gjoksin e nënave shqiptare, dhe plumbat serbe këtyre foshnjeve ua ndërprenë qumështin në fyt dhe ua shuan jetën edhe ëndërrat fëmijërore.

Serbia në gjenocidin e viteve 1998/99 në Kosovë dhunoi në mënyrën më shtazarake 20 mijë femra autoktone të pafajshme shqiptare.

Serbia gjenocidale nga shtëpitë shqiptare në Kosovë rrëmbeu me forcë më shumë se 1600 të rinj e të reja shqiptare autoktone e të pafajshme, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Serbia gjenocidale e bëri shkrumb e hi Kosovën duke detyruar më shumë se 1 milion shqiptarë autokton e të pafajshëm të marrin rrugën e eksodit.

Serbia gjenocidale të gjithë këto krime i kreu në Kosovë për t’i dëbuar shqiptarët autokton dhe për ta okupuar Kosovën shqiptare.

Çfarëdo besimi dhe feje të jeni mëkatet për hilet ndaj shqiptarëve mbi kokë do t’i keni

Katherine Ashtton, ish Presidente e BE-së për Punë të Jashtme dhe pjësëmarrëse në Konferencën “Dialogu me Serbinë nga e kaluara për të ardhmen e procesit”, në Prishtinë më 15 shtator 2023, deklaroi se, “Rruga më e mirë që Kosova të ec përpara gjithmonë do të marrë kohë dhe do të jetë e vështirë. Unë gjithmonë do ta potencoj një optimizëm se kjo punë duhet të jetë e palodhshme për njerëzit e Kosovës, sepse bëhet fjalë për të ardhmen e gjeneratave te reja dhe atyre që po rriten, madje edhe e ardhmja e rinisë që ende si njohim. Diçka që unë gjithmonë kam besuar është që diçka mund të arrihet me shumë punë dhe me kuptueshmëri të asaj që po ndodh.

Shpresoj ta kuptoni se koha e kaluar në dialog ka qenë e vështirë. E ardhmja e këtij rajoni është në BE, është më mirë për ekonominë, për zhvillimin e të rinjve etj,” u shpreh Katherine Ashton.

Oj Katherinë Ashton, pse lejuat që në tryezën e dialogut të ulen si palë të barabarta Serbia gjenocidale dhe Kosova viktimë?!

Pse nuk i vendosët kushte Serbisë gjenocidale para dialogut, karshi Kosovës viktimë, por e favorizuat Serbinë kriminale si palë të barabartë?!

Pse bota demokratike tashmë edhe pas 24 viteve po e përkëdhel Serbinë gjenocidale dhe nuk po e detyron t’i pranojë krimet dhe masakrat që i kreu në Kosovë?!

Pse nuk e vendosët si kusht parësor njohjen e ndërsjellë Kosovë-Serbi që në fillim të dialogut?!

Pse e lejuat dhe e favorizuat Serbinë gjenocidale, duke e degraduar dialogun që nga njohja reciproke Kosovë-Serbi, të kalohet në zgjidhjen e çështjeve teknike?!

Pse lejuat që në vitin 2013 të nënshkruhet Marrëveshja Kosovë-Serbi për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, marrëveshje e cila u imponua nga Serbia gjenocidale dhe që ka për qëllim sabotimin e shtetit të Kosovës?!

Pse lejuat një marrëveshje të tillë kur e dinit se Kosova e ka Kushtetutën më demokratike në Evropë me të cilën të gjithë banorëve dhe etnive në Kosovë u garantohen të drejta dhe liritë e barabarta?!

Pse edhe në deklaratat tuaja lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, edhe pse e dini shumë mirë se Serbia gjenocidale është shkaktare e destabilizimit të gjendjes së sigurisë në veri të Kosovës, nëpërmjet bandave të armatosura kriminale ilegale serbe, nuk e folët asnjë fjalë kundër Serbisë gjenocidale dhe kriminelit Aleksandër Vuçiq, që janë shkaktarët kryesorë të destabilizimit të gjendjes në Kosovë?!

Pse nuk e folët as edhe një fjalë kundër Serbisë për armatimin që e sekuestroi në veri të Kosovës policia e Kosovës, dhe nuk e folët asnjë fjalë për armët ilegale që i konfiskoi policia e Kosovës dhe as edhe për grupin terrorist ilegal serb “Severna Brigada” që ndihmohet nga Serbia gjenocidale?!

Mashtrimet demagogjike të ambasadorit Philip Reeker dhe të Peter Stanos

Philip Reeker, ish Zyrtar i Lartë dhe ambassador i SHBA-ve,më 15 shtator 2023 si pjesëmarrës në konferencën për dialogun Kosovë-Serbi, deklaroi se,“Normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serisë do t’i ofrojë më shumë siguri dhe zhvillim Ballkanit Perëndimor.

Ne duam të shohim më shumë prosperitet në këtë rajon, ky është qëllimi ynë, kjo është politika jonë dhe kështu mbetet. Ne duam ta shohim ta shohim një Evropë të plotë, të lirë e në paqe”, deklaroi Philip Keeker.

O Philip Reeker, ju si ambassador i karierës dhe si përfaqësues i shtetit më demokratik në botë, gjëja e pare që duhet ta kërkonit nga Serbia gjenocidale në këtë takim, duhej të ishte që Serbia gjenocidale ta zbardhën vrasjen mizore të tre vëlezërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi-shtetas të SHBA-ve, të cilët në vitin 1999 u plaçkitën dhe u vranë mizorisht nga policia serbe?!

O Philip Reeker, mos na hedhni pluhur syve ,sepse edhe ju e dini mirë se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, nuk mund të arrihet para njohjes reciproke Kosovë-Serbi.

Pse lejoni t’u mashtrojë në mes të SHBA-ve, Marko Gjuriq-ambasadori i Serbisë në SHBA, i cili në vitin 2008 ishte organizatori kryesor që ia vuri flakën Ambasadës së SHBA-ve në Beograd, e sot këtë kriminel serb po e konsideroni mikun e SHBA-ve?!

Peter Stano, zëdhënës i BE-së, pas mossuksesit të dialogut midis Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiqit në Bruksel, me fajin e Akesandër Vuçiqit, duke u vënë si gjithmonë në krah të Serbisë gjenocidale, më 15 shtator 2023, deklaroi me arrogancë se, “S’duhet vetëm karrotë, por edhe shkop”. Masat ndaj Kosovës mund të lehtësohen por edhe të shtrëngohen”. Unioni nuk është palë në dialogun Kosovë-Serbi. Evropianët janë vetëm ndërmjetësues, nuk mund të bëjnë diçka, pa u pajtuar Prishtina dhe Beogradi.

Në pyetjen e gazetarëve pse nuk ka masa ndaj Serbisë, Peter Stano theksoi se masa do të vendosen ndaj secilës palë që nuk kontribuon për shtensionim të situates.

Ka ende potencial për eskalim. Masat mund të kenë sukses për shtensionim. Masat ndaj Kosovës janë të përkohshme, të vendosura nga vendet anëtare që sipas tyre nuk duhet përdorur vetëm karrotën por edhe shkopin”. Masat do të jenë aty për aqë kohë sa vlerësohet. Ato mund të lehtësohën, por edhe të shtrëngohen”,deklaroi Peter Stano.

O Peter Stano ti je pro serbi i dëshmuar me decenie. Ti nuk mund të jesh veçmas nga shefat e tu pro serbët Joeph Borrel dhe Miroslav Lajçak.

Mos e mashtroni veten e as opinionin që po ju ndjek me kujdes se çka po deklaroni, sepse jeni vënë të gjithë këmbë e krye në krah të Serbisë gjeniocidale.

Sanksione Serbisë gjenocidale është dashur t’i vendosni para më shumë se 18 muajve, sepse nga favorizimet që po ia bëni Serbisë gjenocidale, ajo ende nuk po i vendos sanksione Rusisë gjenocidale.

O Peter Stano, pse nuk po e sanksiononi Serbinë gjenocidale, kur të gjithë e pane se krimineli Aleksandër Vuçiq-presidenti i Serbisë në takimin fundit të Bruksel, erdhi pa asfarë propozimi dhe si gjithmonë i larzdruar priste që ta ndihmojnë si gjithmonë vasalët dhe sherbetorët e tij Joseph Borrell e Miroslav Lajçak?!

Pse nuk po e saknsiononi Serbinë gjenocidale për armatosjen dhe aksionet ilegale që po i organizon me grupet e armatosura ilegale serbe në Veri të Kosovës?!

Pse nuk po e sanksiononi Serbinë gjenocidale lidhur me arsenalin e armëve të konfiskuara nga policia e Kosovës në Veri të Kosovës?!

Pse nuk po e sanksiononi Serbinë gjenocidale për armatosjen dhe mbështetjen që po ia jep grupit terrorist illegal serb “Severna Brigada”?!

O Peter Stano, vërjani gishtin kokës, se cilido besim dhe feje që t’i takoni, mallkimin e shqiptarëve mbi kokë e keni. Shpëtim nga kjo nuk ka, as për ty dhe as për askënd tjetër.

Para Zotit do të dilni dhe do të përgjigjeni, për çdo mëkat, për çdo të padrejtë, për çdo të keqe apo hile që ua keni bërë dhe po ua bëni shqiptarëve në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat