Isë, Albini të dërgoi në pension, e mirë e ke se njëmend opozitën “po i sjell në gisht”

Opinione

Isë, Albini të dërgoi në pension, e mirë e ke se njëmend opozitën “po i sjell në gisht”

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 18 shtator 2023 Në ora: 20:00
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Nga pensionimi politik "del" herë pas here për të kritikuar kryeministrin Albin Kurti. Ndaj askujt nuk reagon më përjashtim të Kurtit, duket se ende nuk ia ka fal Kurtit që e dërgoi në pension. Isa Mustafa këtë radhë ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti i cili tha se zgjedhjet tani do ta zhduknin opozitën. Një deklaratë simbolike në sensin e tkurrjes së opozitës deri në "asgjësim", Isa mori hov për të rikujtuar edhe deklaratën e tij të famshëm me " duar në xhepa".

Me këtë thumboi edhe opozitën se atëherë u bashkuan të gjithë me Kurtin kundër LDK-së e tani po këta sot duan ta rrëzojnë Kurtin.

Isa, me gradën e akademikut i jep vetëm të drejtë të fyej ata që e mbështesin Albinin. Sipas ish kryeministri Kurti "po i sjell në gisht analfabetët funksional dhe kopjuesit e tij politik me retorikë propaganduese milimetrike".

Pra, mbi 52% të qytetarëve që votuan Kurtin qenkan analfabetë e vetëm ata që kanë votuar LDK-në e Isës qenkan njerëz të ngritur. Kjo mendësi e ka sjell këtu ku është LDK dhe Isën. Aq larg shkon me mendësinë e tij sa kërkon të ndryshojë opinioni, e prapë me votua LDK-në a ?!

Natyrisht se LDK ka shumë vlera dhe histori, por duhet larguar mendësia e Isës që e ka mbjell duke konsiderua injorant e analfabetë këdo që nuk i mbështetë. Me reforma dhe kthimin në rrugën rugoviane, LDK-së do i kthehen edhe votuesit, asnjëherë me mendësinë e Isës. Inatosur që Kurti e dërgoi në pension politikë, Isa i tërbuar shfryn mllef e helm në vend se të hesht e të pranojë gabimet e tija. Në vend të kësaj, Isa duket se tani e tutje do të shtrijë " betejën" e tij edhe me mbështetësit e Albinit, me dështimin e garantuar që në fillim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat