Një fjalë e mirë dhe një mendim i thellë, racional dhe intelegjent për një shpirtë të qetë, trup të shëndetshem dhe mendje pjellore

Opinione

Një fjalë e mirë dhe një mendim i thellë, racional dhe intelegjent për një shpirtë të qetë, trup të shëndetshem dhe mendje pjellore

Nga: Agron Shabani Më: 19 shtator 2023 Në ora: 11:49
Autori Agron Shabani

Një fjalë e mirë dhe një mendim i thellë, racional dhe inteligjent për një shpirt të qetë, trup të shëndetshëm dhe mendje pjellore...

M'i thuaj ose m'i cekë vetëm tre-katër gjëra që nuk i di ose nuk i kam thënë unë?!

E pyeti njëherë shkrimtari dhe intelektuali i shquar gjerman, Heinrich Heinne, George wilhem Friedrich Hegelin- pedagog dhe filozof i madh gjerman, si për t'a nxitur ose provokuar për debat.

"Hëm...Mbase...ti i di të gjitha, unë veç desha të shtojë se mbyllja ose vetëmjaftueshmëria e njeriut në egon, libidon ose vetvete e tij, si dhe vetëkënaqësia e shkencës në vetveten e saj, mendojë se mund të arrijë shumë pak në krahisim me pushtetin ose fuqinë absolute të Zotit dhe natyrës.", iu gjegj Hegeli i Madh, për të shtuar në vazhdim:" Sa me të ndershëm, të sinqertë dhe falënderues ndaj shkencës, bukurisë, dashurisë dhe Perëndisë, aq me të shëndetshëm dhe pjellorë në fushën e jetës, botës, natyrës, qenies, materies, krijesës dhe ekzistencës sonë."( fund i citatit)

"Jam i bindur në besimin se forca, fuqia ose madhështia e shpirtit të njeriut, gjithmonë rritet ose shumëzohet në përpjesëtim me forcën ose fuqinë e mendjes ose intelektit të tij.", do thoshte dikur Friedrich Niettzsche.

Në të kundërtën, enët e zbrazëta dhe kokat (mendjet) boshe, gjithmonë bëjnë (lëshojnë) zhurmë të madh", ose ushtojnë më shumë.

Se këndejmi, njerëzit trima, patriot, të mençur, të ditur, të urtë ose fjalë pak, thonë se kurrë nuk kanë miza, baktere, mikrobe ose "mjaltë" në gojë.

Ofendimet ose fjalët e renda janë veç kob dhe fukarallëk i madh.

Apo, kur të diturit, të mençurit, të merituarit, trimat, intelektualët dhe patriotët, ikin ose zbresin nga skena, atëherë të marrët, klounët, të paditurit, antiheronjtë, të ligjtë, horrat dhe maskarenjtë e ndryshëm, ngjitën në skenë. (Heinrich Heinne)

U mor vesh se forca ose fuqia e të së ligës, të së keqes, irracionales dhe groteskes, nuk kanë rezultuar kurrë me asgjë tjetër, përveçse me ikën ose braktisjen e shpirtit të mendimit dhe intelektit të lartë njerëzorë.

Kultura e mendjes dhe komunikimit, gjithmonë duhet të jetë në shërbim të zemrës, shpirtit, trupit ose shëndetit të njeriut, thonë psikologët.

Kështu është edhe në fe (religjion), art, letërsi, informim, gazetari, politikë ose diplomaci etj.

Bukuria, dashuria dhe profecia, janë ambiciet kryesore të artit, ndërsa qenia, materia, krijesa, ekzistenca, forma, përmbajta ose struktura e përgjithshme e tërë asaj që është ashtu siç është, intenca, qëllimi dhe ambiciet kryesore të studiuesit, krijuesit ose artistit.

Ndaj, për Adornon "tërësia është false" ose artificiale. E sidomos ajo shqiptare ose kosovare, e cila mbështetët ose bazohet në bërjen ose shquarjen e asgjësë për asgjë.


Arsyeja e kontradiktore e kësaj "formule", mendoj se qëndron tek një konceptim i gabuar dhe tepër modest i kulturës shtetërore dhe nacionale që e redukton atë në reflektim ideologjik të status quo-së, dhe nuk i jep kurrë të drejtë impulsit të kundërt të reagimit që përmban kultura e lartë shtetërore, nacionale, politike, diplomatike, materiale, fetare, kulturore, historike, dialektike, ekzistencialiste etj.

Është pra, teza e kulturës si ideologji e përbashkët shtetërore, nacionale ose politike, në vështrimin e parë, si teori borgjeze, skllavopronare ose feudaliste, e dhunës ose shfrytëzimit (eksplantimit) optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit.

Mbase, si çdo fjalim i ashpër kundër gënjeshtrës së palës tjetër antropologjike ose antropolitike e cila, ka një tendencë të dyshimtë për tu transformuar nga ana e saj si kauzalitet ose ideologji e lartë shtetërore, nacionale ose politike. Dhe, kjo është shumë e rrezikshme, hipotetike, reaksionare dhe anakronike edhe për Kosovën, edhe për Serbinë.

Se këndejmi, në shtetet dhe shoqëritë e ndryshme tranzitore ose post-komuniste, edhe atëherë kur aspekti primar është përçimi dhe artikulimi i çdo vlere, resursi, potenciali dhe fenomeni njerëzor, shoqëror (qytetar), politik, diplomatik, kulturor, shtetëror, nacional, institucional, funksional, konstitucional, ushtarake (luftarak), shkencor, intelektual, profesional ose humanist -përmes ndërmjetësimit të njohur gazetaresk (medial) ose publicistik: Duhet pasur parasysh faktin se eksperienca kolektive e opinionit publik, shpeshherë mbështesin një vetëdije dhe ndërgjegje të tjetërsuar dhe de legjitimuar.

E tërë kjo si duket ka ardhur si pasojë e përdorimit ose konsumimit të tepruar të pushtetit dhe politikës nën rrjedhën ose llupën e një "dialektike" identitare, autoritare dhe totalitariste, ku vlera dhe cilësia e atributit dhe sublimimit publik, politik ose diplomatik, reduktohet ose përkthehet në favor të masës ose sasisë konsumuese. Dhe, ku përmes subjektit të ndërlikuar ose kompleksivë të transformimit, transferimit ose bartjes së edukatës, kulturës, shkencës, politikës së lartë ose diplomacisë në natyrën dhe karakterin e njohur të personave ose individëve të ndryshëm pushtet-mbajtës ose politikë: Edhe shtresat e larta ose kategoritë qendrore të shtetit dhe shoqërisë, përkthehen në kategori sociale ose sociale.

Duke menduar në narrativin (narracionin) dhe fuqinë e munguar nxitëse, kreative dhe stimuluese të elitës së munguar shkencore, intelektuale, fetare, kulturore, politike ose diplomatike në Kosovë, e cila do duhej të shquhej dhe karakterizoheshin me një shpirt të pasur hulumtues, reflektues dhe humanist, si dhe me metoda të njohura studimi, shqyrtimi, eks­perimentimi, vëzhgimi, studimi dhe analize të kualifikuar, komplementare, suplementare, intelektuale, profesionale dhe inteligjente.


Me fjalë tjera, shihet qartë se shumica e politikanëve të Kosovës dhe Shqipërisë (e sidomos opozita e atjeshme), kanë ardhur nga blloqe (kampe), dete, oqeane, borde ose anije të ndryshme politike, konceptuale ose ideologjike, por, tani i kanë puçur ose bërë bashkë, duke i përplasur, vërvitur ose lëkundur në themel, valët e reja, dallgët dhe stuhitë e ndryshmit.

Kosovës në këto çaste ose momente të pazakonta, sfiduese, evazive dhe tepër turbulente, sikur i mungon shumëçka ose gjithçka, por, jo edhe demagogët ose hipokritët e ndryshëm funksional, paranormal, para politik ose para diplomatik, të cilët edhe përmes vrimës së gjilpërës së ngulur diku thellë në trupin, kurrizin, ashtin, mishin, shpirtin, zemrën, gjakun ose palcën e Kosovës dhe shqiptarëve, i shohin interesat, profitet ose levërditë e veta materiale, politike, karrieriste, profiteriste etj.

E tërë kjo vjen si pasojë e asaj se shumica e popullit dhe lidershipit shqiptar ose kosovar, nuk e njohin, nuk e duan dhe s'e respektojnë dot çlirimin ose lirinë së bashku me pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e përgjithshëm shtetëror, nacional, territorial ose gjeografik të Kosovës, sepse çojnë jetë të korruptuar, linçuese, komplotiste, asociale dhe parazitë.


Kështu që Kosova dhe Shqipëria janë të kanosura ose rrezikuara nga ana e disa shkatërruesve ose varrëmihësve të ndryshëm, rixhid, reaksionar, anakronik, violent, infantil dhe psikopatologjikë, të cilët menjëherë "vëjnë dorën në brez ose revole", apo e shpifin, linçojnë, spiunojnë, stigmatizojnë, satanizojnë dhe kriminalizojnë, sapo dëgjojnë ose mësojnë për emrin dhe mbiemrin e ndonjë lideri ose ish politikani të lartë intelektual dhe inteligjent.

Duke i përvetësuar, kopjuar, zbatuar ose aplikuar në këtë vorbullë edhe metodat e njohura udbiste, komplotiste, konspirative, dekonspirativiste dhe të tjera të regjimit kriminal dhe gjakatarë të Millosheviçit -kundër Albin Kurtit, Vjosa Osmanit etj.

Aty janë edhe strukturat ose grupimet e ndryshme klanore, familjare, nepotiste, tribale, provincialiste, klienteliste, klerikaliste dhe të tjera, të afërta, kolportiste, insubordiniste ose kolaboracioniste me "etërit" ose "baballarë" e ndryshëm vendorë ose ndërkombëtarë...

"Forcat" e ndryshme nëntokësore, centripetale, parainstitucionale ose parapolitike si "degë" ose "nëndegë" të zgjatura të krimit të organizuar, kontrabandës, korrupsionit, prostitucionit etj.

Qarqet e ndryshme fetare, kulturore, informative dhe të tjera që kolportojnë ose kolaborojnë me "njerëzit e fortë" të pushtetit vendorë dhe atij ndërkombëtarë, dhe që kanë ndikime ose influenca të fuqishme në qarqet ose strukturat e ndryshme shtetërore, nacionale, qeveritare, politike, diplomatike, sociale, materiale, ekonomike etj.

Rrjetet ose rrethet e ndryshme vicioze ose biocenoze të biznesit dhe interesit të përbashkët etj.

Sa herë që Kosovës i diktohen ose imponohen kompromise dhe koncesione të reja politike, juridike, administrative, territoriale ose gjeografike ndaj Serbisë: Ngjallën ose faktorizohen zërat e vetmuar në shkretëtirën e madhe të mendjes, zemrës dhe shpirtit, të cilët flasin, shkruajnë, propagandojnë, shpifin ose manipulojnë mbi "xhihadizmin, vehabiznin, esktremizmin ose fundamentalizmin islamik në Kosovë"!!! Mbase, në konton e Serbisë dhe Rusisë.

Se këndejmi, duke filluar nga pushteti ose qeveria e Bajram Rexhepit, për të vazhduar me pushtetet ose qeveritë e Bajram Kosumit, Isa Mustafës, Hashim Thaçit, Avdullah Hotit, Ramush Haradinajt, dhe deri tek pushteti ose qeveria aktuale e Albin Kurtit: Në vend të politikës dhe diplomacisë së kualifikuar, profesionale, intelektuale dhe inteligjente, kanë dominuar dhe ambivaluar parullat, sloganet, recidivet dhe prurjet e ndryshme ataviste, provincialiste, klanore, nepotiste, partiake, lokaliste, forumiane dhe kabinetike të partisë-(partive)-shtet dhe shtetit-parti. Gjegjësisht, prurjet dhe përballjet e vazhdueshme ose enciklike në mes vlerave dhe anti vlerave të përgjithshme.

Kujtojë se kjo në radhë të bëj me një kauzalitet të rrejshëm ose lajkatar, si dhe me një ideologji të korruptuar, importuar ose trafikuar (kontrabanduar) politike dhe partiake, të paraqitur ose prezantuar si ideologji e lartë shtetërore dhe nacionale.

Kauzaliteti ose ideologjia e importuar shtetërore, nacionale dhe politike sipas Adornos, Marcuzes, Formimit dhe Horkheimerit, është reflektimi i një realiteti artificial, dhe ka një karakter totalitar ose autoritar, i cili mbështjell tërësinë e marrëdhënieve njerëzore ose socio politike, dhe për Adornon "tërësia është false" ose artificiale. E sidomos ajo shqiptare ose kosovare, e mbështetur ose bazuar në mëshirën ose lëmoshën e huaj.


Arsyeja e kontradiktore e kësaj "formule" qëndron tek një konceptim i gabuar dhe tepër modest i kulturës shtetërore dhe nacionale që e redukton atë në reflektim ideologjik të status quo-së, dhe nuk i jep kurrë të drejtë impulsit të kundërt të reagimit që përmban kultura e lartë shtetërore, nacionale, politike, materiale, historike, dialektike etj.

Është pra, teza e kulturës si ideologji e përbashkët shtetërore, nacionale ose politike, në vështrimin e parë, si teori borgjeze, skllavopronare ose feudaliste, e dhunës ose shfrytëzimit (eksplatimit) optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit. Kjo kinse si "ideologji", narrativ ose reagim institucional ose funksional i pushtetit (pushteteve) aktuale në Prishtinë dhe Tiranë -ndaj pushteteve të kaluara ose paraprake. Apo, si çdo fjalim i ashpër kundër gënjeshtrës së palës tjetër antropologjike ose antropolitike e cila, ka një tendencë të dyshimtë për tu transformuar nga ana e saj si kauzalitet ose ideologji e lartë shtetërore, nacionale ose politike. Dhe, kjo është shumë e rrezikshme, hipotetike, reaksionare dhe anakronike edhe për Kosovën, edhe për Shqipërinë.

Pse (përse) kjo?

Siç e ceka me sipër, e tërë kjo si duket ka ardhur si pasojë e përdorimit ose konsumimit të tepruar të pushtetit dhe politikës nën rrjedhën ose llupën e një "dialektike" identitare, autoritare dhe totalitariste, ku vlera dhe cilësia e atributit dhe sublimimit publik ose politik, reduktohet ose përkthehet në favor të masës ose sasisë konsumuese. Dhe, ku përmes subjektit të ndërlikuar ose kompleksivë të transformimit, transferimit ose bartjes së edukatës, kulturës, shkencës, politikës së lartë ose diplomacisë në natyrën dhe karakterin e njohur të personave ose individëve të ndryshëm pushtet mbajtës ose politikë: Edhe shtresat e larta ose kategoritë qendrore të shtetit dhe shoqërisë, përkthehen në kategori sociale ose societale.

Duke menduar në narrativin (narracionin) dhe fuqinë e munguar nxitëse, kreative dhe stimuluese të elitës së njohur shkencore, intelektuale, kulturore, politike ose diplomatike në Kosovë dhe Shqipëri, e cila do duhej të karakterizohej me një shpirt të pasur hulumtues, si dhe me metoda të njohura studimi, shqyrtimi, eks­perimentimi, vëzhgimi, studimi dhe analize të kualifikuar, komplementare, suplementare, intelektuale, profesionale dhe inteligjentë.


U mor vesh se Kosovës (në rastin konkret) nuk i kanë munguar asnjëherë figurat ose personalitetet e ndryshme politike dhe luftarake (ushtarake) me qëndrime të forta epike, mitike ose kalorsiake si Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi, Fatmir Limaj etj. Sigurisht se jo.

Por, Kosovës i kanë munguar gjithmonë intelektualët e lartë kulturor, politik dhe diplomatik që i shquajnë, artikulojnë, celebrojnë dhe ndërkombëtarizojnë kauzalitetin e njohur shtetëror dhe nacional, si dhe vlerat epokale dhe monumetale të luftës heroike dhe patriotike të UÇK-s.

Detyra dhe misioni i tyre do duhej të konsistojnë më tepër në empatinë, simpatinë, respektin, lartësimin, valorizimin, glorifikimin, shquarjen dhe artikulimin e një kulture çlirimtare, shtet formuese dhe patriotike në një kuptim dhe dimension më të gjerë shtetëror, nacional, politik dhe diplomatik, të ngritur dhe projektuar në ndërkohë nga varësia dhe baza e saj autoktone ose autentike e jo (gjithmonë) nga lëmosha ose "mëshira" e huaj.

Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti, në instancë të fundit po mundohen për t'i sanuar ose rikuperuar gabimet, anomalitë dhe patologjitë kolaterale, multilaterale, kardinale dhe trashanike të Hashim Thaçit, Fatmir Sejdiut, Isa Mustafës, Ramush Haradinajt, Avdullah Hotit etj.

Duke i nënkuptuar këtu historizmin dhe ideologjinë e njohur shtetërore, nacionale dhe politike.

U mor vesh se sipas "Tezave" të njohura të Feurbachut (me 1845): "Lideri, politikani ose njeriu i ditur, i mençur, intelektual dhe inteligjent, në radhë të parë është produkt (prodhim) i rasteve ose gjasave (situatave) të volitshme, ngjarjeve ose zhvillime të ndryshme ushtarake (luftarake), politike dhe të tjera, kulturës, emancipimit, nderit, moralit, edukatës etj.

Ndaj, edhe forma ose mënyra se si njerëzit i krijojnë dhe prodhojnë të mirat, mjetet ose vlerat e njohura jetësore ose materiale së bashku me vlerat e larta shkencore, intelektuale, profesionale dhe të tjera, në radhë të parë varet nga gjendja e përgjithshme e mjeteve ose të mirave të përgjithshme jetësore ose materiale në njërën anë, si dhe nga vet gjendja ose situata e përgjithshme trupore (fizike), organike, shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike e atyre që i krijojnë ose prodhojnë ato vlera, parime dhe postulime, në anën tjetër.

"Nga materializmi, natyralizmi (natyra) dhe realizmi (realiteti)-jetojmë ose ekzistojmë, ndërsa nga idealizmi (ideali) objektiv dhe subjektiv, luftojmë, përpiqemi ose vdesim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat