Pyetje xhindihallëve të BE-së në lidhje me Serbinë?

Opinione

Pyetje xhindihallëve të BE-së në lidhje me Serbinë?

Nga: Sulejman Mehazi Më: 19 shtator 2023 Në ora: 12:17
Foto ilustrim

Pyesim BE-në se kush është nxitëse e luftës në Ballkanin Perëndimor, a Albin Kurti i Kosovës që e fajësoni si i padëgjueshëm e problematik apo Vuçiqi i Serbisë që sulmon Kosovën? Si nuk e kanë të qartë xhindihallët e BE-së se problemi më i madh për Vuçiqin është Kurti, po qe se Vuçiqi mposht veriun e Kosovës atëherë shumë lehtë e ka për të sulmuar Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi,  sa për maqedonasit e RMV-së 80% janë serbë dhe me kënaqësi e zemër e presin Serbinë. Sllavët e RMV-së në gjak, zemër e shpirt janë serbë dhe pa farë problemi Vuçiqi e merr RMV-në.

Pyesim BE-në se si nuk e kuptojnë se Serbia po qe se shpall "srpska republikën" në Kosovë, atëherë Vuçiqi me këndellje merr hov për të rrezikuar e okupuar  Bosnjën së bashuku me Malin e Zi, kurse RMV-në Vuçiqi e merr duar hapur e me flamur të bardhë.

Dhe njëherë i pyesim, se si nuk e kanë të qartë të matufosurit e BE-së se pengesa më e madhe e Serbisë ekspansioniste është Kurti, po qe se Kurti dorëzohet atëherë pa frikën e askujt Serbia do sulmojë Bosnjën, Malin e Zi dhe RMV-në.

Dhe pyetja e fundit për xhindihallët e BE-së, Ballkanin Perëndimor kush mund ta kallë luftën, a Kurti duke mbrojtur kushtetutën e Kosovës, apo Vuçiqi  që sulmon jo vetëm Kosovën, por edhe Bosnjë-Hercegovinë, Malin e Zi dhe RMV-në?

Si nuk e kanë të qartë sklerozistët e BE-së se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk mbron vetëm Kosovën nga Serbia, por nga  Serbia mbron edhe shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat