Kush e pagoi Feriz Kërnajën 250 mijë dollarë për ta vrarë Ahmet Krasniqin?

Opinione

Kush e pagoi Feriz Kërnajën 250 mijë dollarë për ta vrarë Ahmet Krasniqin?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 21 shtator 2023 Në ora: 14:11
Kolonel Ahmet Krasniqi

Në 25 vjetorin e vrasjes së Ministrit të Mbrojtës, kolonel Ahmet Krasniqit, kujtimi dhe vlerësimi për punën e tij dhe shërbimin ndaj vendit veç sa vjen e çmohet më shumë. Koloneli u vra më 21 shtator të vitit 1998 në Tiranë. Pyetja që bëhet tani e 25 vjet është se kush e vrau Ahmet Krasniqin, ndonëse vrasësi dihet pak a shumë, gjithsesi me më rëndësi është se kush e urdhëroi dhe pagoi për vrasjen e ministrit.

Për vrasjen e kolonelit ka dhënë informacione, edhe ish-ministri i Informacionit në Qeverinë e Kosovës në ekzil në vitet nëntëdhjetë, Xhafer Shatri. Ai ka deklaruar se vrasjen e Ahmet Krasniqit e ka bërë Feriz Kernaja, dhe për këtë vrasje ky person është shpërblyer me rreth 250 mijë dollarë. Po ashtu ëshë Sefedin Krasniqi, njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të ministrit, Ahmet Krasniqi, ka thënë se vrasësi i kolonelit është Feriz Kërnaja, të kujtojmë se Kërrnaja ka qenë pjesë e eskortës që vrau deputetin Azem Hajdari.

Feriz Kërnaja ka qenë personi që ka vepruar në grupin e Fatmir Haklajt. Kërnaja kishte mbajtur burg në të njëjtën dhomë me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nano, dhe ishte liruar para kohe nga burgu, vetëm pak javë para se të ndodhë vrasja.

Urdhërdhënësit e kolonelit me siguri janë rivalët e tij, në pamundësi për të qenë mbi aftësitë e ministrit e qëlluan, edhe pse kurrë nuk arritën të vrasin rrugën e tij për konsolidimin e një ushtri profesionale e aftë për të mposhtur armikun. Shpresa e vetme për të zbardhur urdhërdhënësit është Gjykata Speciale, me familjarët dhe gjithë qytetarët që presin të dinë sa më parë kush dha urdhër të vritet njeriu, tani heroi i Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat