Armët u shkrepën, shqiptarët duhet të bëhen bashkë!

Opinione

Armët u shkrepën, shqiptarët duhet të bëhen bashkë!

Prof. Dr. Enver Bytyçi Nga Prof. Dr. Enver Bytyçi Më 24 shtator 2023 Në ora: 11:10
Fotografia e grupit kriminal që sulmuan policinë në veri

Armët dolën në shesh të betejës. Një polic shqiptar u vra dhe një tjetër u plagos në komunën e Zveçanit.

Serbia dhe Aleksandër Vuçiç me kohë i kanë shpallur luftë Kosovës. Çdo ditë ata kanë kërcënuar territorin, rendin, sigurinë, paqen në Kosovë. Në emër të territorit, të pushtimit të tij. Serbët i shkrepën armët dhe qëlluan njësoj si dhe në dy shekujt e fundit kundër shqiptarëve. Ata nuk ndryshojnë. Serbët nuk falin. Serbët janë ata që janë! Shqiptarët i njohin shumë mirë! Ata nuk ndreqen, edhe pse këtë e besojnë disa miopë politikë në Europë e në SHBA.

Këtë e pohojnë me mburrje çdo ditë! Madje armët sot u shkrepën e morën jetë shqiptarësh edhe për shkak të këtyre miopëve në radhët ona të shqiptarëve dhe disa diplomatëve euro-amerikanë! A do të mundin tani Borrell, Lajçak dhe Escobar të bëjnë, që armët të pushojnë?! E vështirë është. Lajçak e paralajmëroi dhe e kërcënoi Albin Kurtin me krisje armësh javën e kaluar. Ai e dinte se do kishte vrasje në Kosovë. Se kush ia kishte thënë, merret krejt me mend. Presidneti Vuçiç! Madje Aleksandër Vuçiç e paralajmëroi edhe në OKB se Serbia sot ose nesër do të qëllonte e vriste shqiptarë! Megjithatë mesazhet e këqia Esckobar i pa të vinin nga Prishtina e jo nga Beogradi. Tani „djalli ka dalë nga shishja“! Granatat serbe morën jetën e një polici shqiptar dhe plagosën një tjetër! Kush e ka radhën sot ose nesër! Po në ditët në vijim?! Asgjë nuk është e sigurt! Ndërkombëtarët sërishmi do të bëjnë thirrje për qetësi! Nuk do të lejojnë që Kosova ta mbrojë vetë kufirin e saj! Por kjo do të ketë kosto me jetë të tjera të shqiptarëve. Prandaj ata mijëra ushtarë dhe police të Kosovës duhet të stacionohen në veri! Të gjithë, pa pëerjashtim. Gardh duhet të bëhen jo vetëm për ta mbrojtur Kosovën, por edhe njëri-tjetrin! Kosova duhet të ngrihet në këmbë.

Ata një million e gjysëm shqiptarë të Kosovës, që Escobari duken miza, duhet të ngrihen e të shkojnë të mbrojnë djemtë e tyre. Kosova ka derdhur mjaft gjak. Dhejtëra mijëra viktima e kanë vadit tokën e saj. Shqiptarët nuk kanë më gjak për ti dhënë Serbisë! Kush dëshiron gjak shqiptari, duhet ta marrë përgjigjen dinjitoze. Kosova nuk është më në gjendjen e para vitit 1999! Ajo është shtet me ushtri dhe polici profesionale. Nëse eskalon lufta, unë personalisht do të loboj fuqishëm që forcat speciale dhe ushtarakët e qytetarët e Shqipërisë të nisen vullnetarisht në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës! Por do të doja që institucionet e shtetit ta bëjnë këtë. Kësaj radhe Serbia duhet të përballet me shqiptarët, jo vetëm me Kosovën.

Edhe me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe të Luginës së Preshevës. Nëse Serbia e dëshiron dhe tashmë e ka provikuar një luftë të tillë, ne shqiptarët nuk kemi pse të fshihemi prapa gishtit si frikacakë. Bashkimi na bën të fortë, na shumëfishon kurajon dhe besimin! E di se dikush do të thotë se „Lufta nuk është kollaj“! Dihet kjo! Por kur të sulmëojnë në shtëpinë tënde, nuk ka zgjidhje tjetër! Ose do ia japësh pasurinë e territorin armikut, agresorit, ose do të luftosh! Kush nuk do luftën kur ajo imponohet, ai është I gatshëm ta shesë edhe familjen e tij përballë këtij agresori!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat