Heroizmi dhe profesionalizmi i policisë shtetërore të Dardanisë, ia ‘theu dhëmbët’ Serbisë dhe grupeve teroriste të Vuçiqit

Opinione

Heroizmi dhe profesionalizmi i policisë shtetërore të Dardanisë, ia ‘theu dhëmbët’ Serbisë dhe grupeve teroriste të Vuçiqit

Nga: Hafiz Shala Më: 24 shtator 2023 Në ora: 20:24
Hafiz Shala

Heroizmi dhe profesionalizmi i policisë shtetërore të Dardanisë, ia thyen dhëmbët Serbisë dhë grupeve teroriste të krimineli të Vuqiqit

Asociacioni, me ditën e sotit, vdiq. Serbet, nese duan të jetojnë në Dardani, të inkorporohen në Asociacionin egzistues të komunave të Republikës së Dardanisë

Pyes veten se, ku është ambasadori Christopher Hill, zëdhënës i Vuçiqit dhe, a do t’i kërkoj falje Vuçiqit për terroristët e vrarë “në mbrojtje të të drejtave të serbëve në komunat veriore”.

Rrenave të Vuçiqit, sjelljet idioteske të Borrelit dhe Lajçakut në përkrahje të udhëheqësit të terroristëve serbë Vuçiq, sipas reagimit të tyre të turpshem, do të duheshin në mënyrë imidiate të largohen nga misionet e tyre dështuese gjoja për arritjen e një marrëveshjeje “paqësore” Dardani-Serbi. Z. Escobar, duhesh të turpërohesh që je diplomat amerikan ku përmes deklaratës tënde më skandaloze që ndonjëherë është thënë kur, ti, në ëmër të 700 milionë evropianëve siç u deklarove, në një mënyrë, i sakrifikove 1.5 milionë shqiptarë për mos t’ua ndërruar strategjinë e cila, historikishtë Evropa ‘plakë’ na ka dëmtuar duke i dal krah Serbisë nën diktatin e Rusisë, çmim të cilin e kemi paguar shumë shtrenjtë me mijëra viktima të shkaktuara nga gjenocidi serb qe nga Sanxhaku i Nishit, Toplicës dhe viseve tjera të banuara më shqiptarë por dhunshem të përzënë nga trojet e tyre stërgjyshore.

Zoti Borrell dhe Lajçak përfaqësues autentik të Evropës plakë, e injoroni të lexoinë atë pjesë të turpshme të historisë politiko-diplomatike evropiane që e kaluat dhe e kaloni heshtazi për hirë të shtetit kriminal terrorist të Serbisë, ku me qëndrimet e juaja i inkurajuat që të sillet në mënyrë diktatoriale duke luajtur me juve, duke ua rrahur e gati vrarë, por edhe sakatuar ushtarët e KFOR-it, ndërsa, policia heroike e superprofesionale e Dardanisë, duke i kursyer e ruajtur ushtarët e KFOR-it të ardhur nga shtetet e ndryshme mike që mos të bijnë viktimë e grupeve terroriste por, qe iu kërkohet që ata të jenë vigjilent në mbrojtjen e tërësisë teritoriale, kufijve shtetëror të Republikës së Dardanisë sipas misionit të cilin e kanë pa u involvuar në sigurimin e brendshëm të popullatës.

Çdo insistim në formim të Asociacionit një etnik serb, është krijimi i grupeve terroriste serbe në të ardhmen e defunkcionalizimit të shtetit sepse, në një mënyrë, përmes organizimeve njëetnike të tilla, të shndërrohen në organizata potenciale terroriste kundër shtetit të Dardanisë, gjoja në mbrojtjen e të të drejtave të serbëve duke krijuar një gjendje destabilizuese dhe jo funkcionalizuese, ani pse ua kanë siguruar të drejtat e të gjithë qytetarëve pa marrë parasysh përkatësinë nacional, religjioze e ideologjike.

Këtë parim, shqiptarët dhe shteti i tyre, gjatë gjithë historisë kanë ndërtuar me marrëdhënie fqinjësore me serbët vendor.

Besoj se, qytetarët serbë që kanë lindur e banuar me vite, përjashto ata që iu bashkangjiten policisë kriminale serbe të Millosheviqit, nuk janë pjesë e këtyre akteve terroriste të cilët edhe ata ishin viktima të grupeve terroristo-kriminale të Vuçiqit që përjetuan presion shtazarak nga forcat paramilitare serbo-ruse duke i detyruar me forcë t’iu bashkangjiten aksioneve gjatë bllokimit të rrugëve, pjesëmarrje në demonstrata të dhunshme, deri te konfrontimi me policinë gjatë ikjes nga vendet e ngjarjes.

Qeveria e Dardanisë, të dal menjëherë me një pako shtesë rreth pagave dhe sigurimit shëndetësor për policët të cilët në momentet më kritike, mbi supet e tyre ra mbrojtja e vendit të cilët, në mënyrën më profesionale, të guximshme dhe vendosmëri, i dolen përballë shtetit gjenocidal, terroristo-kriminal serb i udhëhequr nga kryekrimineli Aleksandër Vuçiq, mik dhe i adhuruari e i përkrahuri nga dy përfaqësues të lartë evropian, Borrell dhe Lajçak, të cilët pjesën më të madhe të fajësisë për gjendjen e krijuar ku erdhi deri te konfrontimi i policisë dhe grupeve terroriste të dirigjuar, financuar, përgatitur dhe të urdhruar nga kryekrimineli në krye të shtetit serb.

Të turpëruar, duhet të ndihen, Hill e Escobar të cilët në mënyrën më shkurtpamëse, iu bashkangjiten këtyre dy përfaqësuesëve evropianë, në shenjë solidariteti politiko-diplomatik që përfundoi në mënyrën më tragjike.

Të gjithë këta, menjëherë duhet të largohen pa kusht nga misionet e tyre dështuese diplomatike.

U bëj thirrje publike spektrit politik të Dardanisë, të Shqipërisë dhe atyre që jetojnë jashtë shteteve, të unifikohen dhe të përgatiten për rezistencën përfundimtare ndaj Serbisë-Rusisë.

Apeloj që, në Dardani dhe Shqipëri, nëpër bashkësi lokale, të fillojnë me regjistrimin e vullnetarëve me të gjitha të dhënat dhe profesionet që i posedojnë që, në rast nevojë menjëherë të rreshtohen në ushtri rezervë deri në furnizim me armatim, largqoftë nëse tregohet nevoja. Të merren përvojat e Ukrainës e cila vërtetë po tregohet e suksesshme në luftë me agresorin i cili mund të jetë edhe agresori ynë potencial duke i përcjellë rrjedhojat dhe apetitet ekspanzioniste të Serbisë.

Nuk është qëllimi që të krijoj panik por, të jesh syqeltë dhe i përgatitur, është obligim shtetëror dhe kombëtar.

Mërgata shqiptare si gjithmonë, është e gatshme që të marrin pjesë në aspektin financiar por edhe në rast nevoje, t’i bashkangjitet edhe formave të ndryshme të organizimit sikur në rastin me UÇK-në.

Me shpresë qe nuk do të ketë nevojë por, të jesh i gatshëm për çdo sfidë, është detyrë, morale, njerëzore e patriotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat