Pse edhe sot e kësaj dite Serbia i vret policët e armatosur ose ‘profesional’ në Kosovë

Opinione

Pse edhe sot e kësaj dite Serbia i vret policët e armatosur ose ‘profesional’ në Kosovë

Nga: Agron Shabani Më: 25 shtator 2023 Në ora: 14:13
Agron Shabani

Serbia edhe sot e kësaj dite, vazhdon t'i vras policët e armatosur dhe "profesional" në Kosovë! 

Madje edhe para syve të  Natos, Euleksit etj.

Athua përse (pse)? , shtrohet pyetja.

Sepse, policët, ushtarët, intelegjenca, politikanët dhe "diplomatët" e ndryshëm profesional" në Kosovë, kotën ose janë gjumë ose agoni të thellë edhe kur janë të zgjuar ose në punë. Nuk janë sa duhet vrojtues të mirë dhe vigjientë. 

Armiku nuk flen kurrë.

Si duket, disa vuajnë nga stresi, panika, narkolepsia ose mungesa e hetueshme e rezilencës, rekonvalenscenses ose psikoterapisë postluftarake ose post-traumatike.

Ndërkaq, në OKB-së, Nato, BE-së dhe gjithandej, si duket akoma (ende) ka popuj dhe shtete të ndryshme që i mbështesin dhe arpdhurojnë popujt dhe shtetët e ndryshme kriminale, gjakatare dhe terroriste si Serbia, Rusia etj....!?

Thuhet se e para gjë që i bie ndërmend dhelpëres janë kurthët (kurthat) e ndryshme, ndërkaq, luanit gjithëmonë i kujtohen bishti dhe kurthat e dheplëres. 

Ndaj, "luani kurrë nuk mund të mbrojë ose shpëtoj vetën nga kurthët e ndryshme të dhelpëres, ashtu sikurse dhelpëra që nuk mund të mbrojë ose shpëtoj vetën nga tufa e ujqërve. Kështu që një komandant, strateg, lider ose politikan i sprovuar dhe i vërtetë, duhet të jetë dhelpër për t´u mbrojtur ose shpëtuar nga kurthat e ndryshme dhe luan për t´i trembur ose frikësuar ujqërit dhe dhelpërat e ndryshme. ( Makiaveli) 

Sidoftë, njesitë speciale të Kosovë, gjatë ditës së djeshme, ua bënë të qartë Vuçiçit, Vulinit dhe çetnikëve ose terroristëve të ndryshëm serb në Veriun e Kosovës dhe gjithandej, se Kosova ka zot shtëpie, respektivisht djem e vajza sypatrembur dhe si Petrita që hasmit ose armikut, u marrin gjak mbi vetulla.

Ç'është me keq, Aleksandar Vuçiçi dhe Albin Kurti & Company, brezave ose gjeneratave të reja, si dhe atyre që nuk kanë lindur akoma në Kosovë dhe Serbi, po ua mbyllin edhe rrugët, fushat ose hapësirat e fundit të komunikimit, bashkëpunimit dhe koperimit. Duke u çelur (hapur) varre, rrogoze, trashe dhe istikame të reja luftarake ose konfliktuale.

Dhe, kjo është për të ardhur keq.

Se këndejmi, anglezët, francezët dhe gjermanët, pas luftërash ose hasmërishë të gjata ose shekullore mes veti, sot jetojnë në paqë, harmoni dhe solidaritet pranë njëri tjetrit.

Po të ishin serbët popull normal dhe racional, ndërsa Srbia shtet normal, ligjor, funksional, kontitucional, parlamentar dhe demokratik: Vuçiçi i Serbisë së bashku me shumë të tjerë si ky i fundit, do dërgohëshin me urgjencë për rezilencë, anamneza, ekzaminime ose terapi të ndryshme para ose post-traumatike.

Albin Kurti me disa të tjerë në Kosovë -gjithashtu.

Apo, "mos insistoni kurrë për t'i ushtruar ose stërvitur derrin (thiun) dhe gomarin (magarin) për higjienë ose pastërti, si dhe për të kënduar me nota muzikore, sepse do i merzisni dhe skandalizoni akoma me shumë edhe derrin, edhe gomarin. (P. Dickinson)

Se këndejmi, "Hekuri ndryshket ose pëson korrezion nga mospërdorimi i tij, uji e humbë kthjelltësinë dhe pastërtinë e tij prej moslevizjes ose vendqëndrimit, letra thahët në mungesë të lapsit dhe ngjyrave...Kështu është edhe me mosveprimin ose pasavitetin e njeriut, i cili me pasivitetin e tij mendorë, fizik ose organik, i thanë ose i tretë energjinë e trurit, enërgjinë e trupit dhe enërgjinë e shpirtit. ( Leonardo Da Vinçi)

"Njeri i fortë është ai i cili është gjithëmonë në gjendje të ndërpresë komunikimin iracional ose negativë në mes mendjes (trurit), ndjenjave, emocioneve dhe shpirtit." tha dikur Napoleon Bonaparta.

Sipas një maksime ose proverbe të njohur greke:" Të marrëve, të paditurve, të robëruarëve dhe fukararënjëve, askush nuk u jep bukë, para, liri ose drejtësi, por vetëm prova të ndryshme, leksione, këshilla ose ligjerata.

Si t'ia bësh me blafemistët ose zeusët e ndryshëm të lufës në Serbi?

Thuhet se misionarët, iluministët, teistët ose deistët e ndryshëm europerëndimor, dikur kishin hasur në pengesa ose vështirësi të shumëta teorike dhe leksikologjike para pjesëtarëve të paditur të fisëve ose komunitetëve të ndryshme primitive, parafetare ose parapolitike në Kongo dhe vende tjera të Afrikës, kur iu thanë:" Nëse gafet, gabimët ose mëkatët tuaja kanë qenë me të mëdha ose më të zeza se korbi, ato do iu falën dhe bëhen të bardha si floku i borës, me kushtë që të mos i përserisni më gabimët ose mëkatet tuaja!" Dhe, mëqe në Afrikë nuk kishte rënë kurrë borë, dhe mekatarëve ose ateisëve të shkretë afrikan, iu mungonin si të thuash njohuritë themelore ose elementare mbi borën (dëboren) e bardhë: Atëherë misionarëve ose iluministëve të lartëpërmendur europerëndimor, iu desht t'ua "përkthejnë" dhe adaptojnë fjalët ose mësimet e veta mëkatarëve ose afetarëve afrikan, duke iu thënë se :" gabimët ose mëkatët e tyre, do iu falëshin dhe bëheshin të bardha si thelbi i arrës së kokosit." 

Dorën në zemër Vuçiçi, Vulini, Daqiçi dhe shumë të tjerë në Serbi: Janë zëdhënës të luftës (ratni hushahshi) kriminale dhe gjakatare të Millosheviçit të Serbisë dhe Putinit të Rusisë në Ukrainë.

Ndërsa, i tërë populli serb, pengje ose viktima të tyre.

Habitë fakti se si Albin Kurti dhe qeveria e tij, e lozin shpesh "vallën" serbo-ruse të luftës!

Sipas Sokratit, Platonit dhe Aristotelit, jeta është qef, lezet ose komedi për ata që jetojnë, qeverisin, sundojnë ose dominojnë, dhe tragjedi për ata që ndjejnë dhe përjetojnë.

Ndryshe nga kjo, siç e kam (e kemi) cekur shpesh se: nuk ka filozofi as politikë kosovare ku çdo ditë e jetës ose botës sonë nën robërinë dhe tiraninë serbiane, të mos jetë konsideruar si ferr ose një burg i madh. 

Ndaj, nuk ka njeri ose politikan normal ose racional në këtë botë ose mbi këtë tokë që nuk mendon, nuk reflekton dhe nuk e ka të qartë faktin se Kosova dhe shqiptarët në kohën e regjimit kriminal dhe gjakatar të Beogradit (Rankoviçit dhe Millosheviçit & Company) -jetonin në burg (robëri), tirani, marrëzi , diaboli dhe hipokrizi totale ose absolutiste. E sidomos atëherë kur popullit (kombit) dhe atdheut, u kishte shkuar thika e serbit në asht dhe laku i robërisë së gjatë, dikund thellë në fytë dhe në shpirtë.

Po jetojmë në një botë ku funerali ka më shumë rëndësi se sa i vdekuri, ku i marri, i ligu, i shituri ose i padituri, kanë më shumë rëndësi se sa i dituri, i urti, trimi, patrioti, intelektuali ose i kulturuari, ku martesa ka më shumë rëndësi se sa seksi ose dashuria, ku fiziku ka më shumë rëndësi se sa shpirti dhe intelekti i njeriut etj. Jetojmë në kulturën e enës dhe kapakut, e cila e përçmon përbërësin e gjellës. (Thënie të zgjedhura nga filozofia e përgjithshme italiane)

"Mburrja dhe krenaria e pabazë, janë një paaftësi që zakonisht i prekin ose godasin vdekatarët mjeranë dhe të pakënaqurit me vetvetën e tyre, të cilët janë dehur, mashtruar ose imponuar me një pjesë të papërfillshme të pushtetit , karierës dhe pasurisë së pa vlerë dhe as meritë!" ( Hoze de San Martin)

Në Veri të Kosovës sërish po fryejnë erëta lufte. 

Çetnikët dhe terroristët serb e vranë edhe një polic shqiptar në Kosovë!!!

Ditë me parë u hodhen në sulme të egra dhe barrikada luftarake kundër trupave paqëruajtëse ndërkombtare (KFOR) dhe policisë së Kosovës.  Bëhej e ditur për shumë ushtar dhe polic të plagosur nga çetnikët ose ekstremistët serb!

Si për të mos u mjaftuar me kaq, nga agjensitë e lajmëve, u bë e ditur edhe mbi kidnapimin e tre policëve të armatosur të Kosovës nga ushtria ose xhandarmaria serbe brenda teritorit të Kosovës! 

Nuk ka turp dhe poshërim me të madh se ky për "policinë profesionale të Kosovës", Xhelal Sveçlen dhe shefat ose komandirët e atjeshëm policor etj. 

Sikur t'i kishin ndërrmarrur ato sulme ose akte terroriste, violente, infantile dhe patologjike shqiptarët, do kishte reagime të tjera (radikale) nga Brukseli dhe Uashingtoni.

Pas gjithë asaj që po nodhë në Kosovë, prap Kosova ( jo Serbia) e kërrcnuar me sanksione të ndryshme nga Brukseli dhe Uashingtoni! 

Sidoqoftë, situata atje është dramatike, konfuze dhe tepër kaotike.

"Njerëzit zakonisht udhëhiqen sipas tre (3) principëve: Nga frika, dashuria dhe interesi.", thotë Makiavelli.

Si duket politika dhe politikëbërja e Kosovës, nuk e kanë lexuar, kapur, njohur dhe kuptuar si duhet politikën dhe diplomacinë globale së bashku me renditjen ose konstelacionin e forcave në marëdhëniet ndërkombtare, duke pritur, besuar dhe shpresuar se Uashingtoni, Berlini, Londra, Roma, Vjena ose Zagrebi, gjithëmonë do ua kryejnë punët ose detyrat e shtëpisë. 

As bota nuk është më si dikur.

Kosova ndodhët në hall të madh për çastin ose momentin. 

Ajo sikur ndjehet e harruar dhe izoluar nga Brukseli dhe Uashingtoni. 

Ky nuk është aspak lajm i mirë për Kosovën dhe ambiciet ose aspiratat e saj.

Mëkatët ose gabimët e njerëzve të pushtetshëm ose suprem, janë si eklipset e hënës dhe diellit, në kuptimin e asaj se të gjithë i shohin, ndjejnë dhe përjetojnë ato. (Duke e parafrazuar një mendim të Konfuqit).

Apo, "sa herë që e gjeni vetën në anën e të pasurve dhe të fuqishmëve, është koha të mendoni dhe reflektoni., thotë një proverbë e njohur japoneze.

Ndonëse, në Veri të Kosovës ose Mitrovicës, mbrohet dhe garantohet ekzistenca dhe ardhmëria e Kosovës dhe shqiptarëve. Aty pra ku janë "Trepça", Ujmani dhe pasuritë tjera shtetrore, nacionale ose strategjike të Kosovës.

P.S.  Ç'është atdheu, shteti....?

Në Ballkan jo rrallë janë thyer ose kryqëzuar shpatat ose heshtat e ndryshme ushtarake, politile, konceptuale, ideologjike, gjeopolitike, gjeostrategjike dhe të tjera të fuqive të ndryshme (të mëdha) që nga antika e largët dhe gjer me sot.

Në rangun ose nivelin e njohur institucional dhe konstitucional, si pikërëndesat ose fushëveprimet kryesore ose substanciale të historise politike mbi shtetin, popullin ( kombin) ose shoqërinë e gjërë njerëzore ose qytetare, janë ose mund të jenë e kaluara dhe historia e përgjithshme shtetërore, nacionale dhe politike e një populli ose shteti të pavarur, sovran, integral dhe demokratik, gjegjësisht, e kaluara (historia), traditat dhe jetëgjatësia e tij së bashku me konceptët, formulimet dhe intërpretimet e njohura shkencore dhe politike të lëndës ose materies së njohur të historisë. 

Aty janë edhe sekularizimet dhe singularizimet e njohura ( eskterne ose eksplikative) në mes historisë dhe politikës, historisë dhe diplomacisë, historisë dhe sociologjisë, historisë dhe filozofisë, historisë dhe psikologjisë, historisë dhe gjeografisë, historisë dhe antropologjisë ose antropogjenetikës, historisë dhe politologjisë etj.

Ndërkaq, alternativat ose "derivatët" e ndryshme (shtesë ) të historisë së përgjithshme shtetërore, nacionale dhe politike, janë faktori i njohur njeri ( personi ose individi), populli (kombi ose etnia), shteti, pushteti, shoqëria, mirëqenja, shëndeti, barazia, lumturia dhe harmonia e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare së bashku me edukatën, kulturën, arsimin (arsimimin), shkencën, tekniken, zhvillimiin e përgjithshëm industrial ose ekonomik, vlerat, potencialet ose resursët e njohura individuale dhe kolektive, të kaluarën apo traditat e njohura shtetërore, nacionale, politike ose historike, historinë dhe gjeografinë e përgjithshme shteterore, nacionale, politike, etnike etj.

Në vazhdim i kemi edhe qasjet ose formulimet e larmishme shkencore dhe metodologjike në kuader të konceptëve, ideve ose teorive të njohura shtetërore dhe politike siç janë qasjet ose aspektët e njohura konstruktive, rekonstruktive, diakronike, evolutive, empirike, organike, revolucionare, tradicionale, republikane, liberale, parlamentare, demokratike dhe të tjera në kuader të filozofisë së përgjithshme ose asaj praktike sipas Cloude Levi Straussit, Tocquevilleait etj.

-Legjitimitetin dhe autonominë e njohur të pushtetit ose lidershipit të njohur shtetëror, nacional dhe politik së bashku me esencen, nocionin, kuptimin dhe definimin e përgjithshëm të shtetit dhe pushtetit të njohur shtetëror ose politik si fuqi vendimmarrëse, relevante, ekzekutive, obligative, ligjore, qytetare, parlamentare dhe demokratike sipas Makiavelit, Hobsit, Bodenit etj.

-Shtetin dhe pushtetin e njohur modern ose bashkohor, respektivisht, ligjor, qytetar, parlamentar ose demokratik sipas Gjon Lokut, Maks Veberit, Sen Simonit, K. Levi Shtrausit etj.

-Idetë, konceptët dhe teoritë e njohura  të marëveshjeve, traktatëve ose aleancave të njohura shtetërore, nacionale, qytetare ose politike në relacionet ose dimenzionet e njohura shtetit - pushteti dhe shoqëria e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare në funksion të  konceptëve dhe teorive të rëndësishme ose relevante të legjitimitetit, funksionalitetit dhe kredibilitetit të përgjithshëm të pushtetit ose lidershipit të njohur shtetëror, nacional dhe politik  sipas ideve, konceptëve dhe teorive të njohura humane, qytetare, parlamentare dhe demokratike të Imanuel Kantit, Zhan Zhak Rusoit, Gjon Lokut, Sen Simonit, Maks Veberit etj.

- Idetë dhe teoritë e njohura shtetërore dhe politike si alternativa, postulate, determinime ose paradigma të rëndësishme shkencore, politike, historike dhe filozofike që nga Makiaveli Locku, Montesqueaue, Weberi, Simoni,Tocquevili etj.

-Shoqërinë qytetare dhe shtetin politik sipas Hegelit, Kantit, Marksit, Engelsit, Gjon Lokut, Gjon Stjuart Millit etj.  

-Revolucionet e njohura në Angli, SHBA-së dhe Francë si indikator dhe predikator të rëndësishëm determinant dhe paradigmatik të subjektivizmit (subjektivitetit) dhe legjitimimit (legjitimitetit) të njohur qytetar dhe politik të një pushteti ose lidershipi të njohur shtetëror ose qeveritar.

-Konceptet, idete dhe teorite e njohura "revolucionare" ose "evolutive" te " jakobineve" ne France dhe kështu me radhë. 

Për të vazhduar me ndarjen ose klasifikimin e etikës dhe estetikës së njohur shtetërore dhe politike, gjegjësisht, institucionale dhe konstitucionale mbi bazën e punës dhe angazhimit ( aktivitetit) të njohur praktik dhe teorik të një udhëheqësi ose lidershipi të njohur shtetëror ose politik. Përkatësisht, me eudaimonizmin, hedonizmin dhe utilitarizmin e njohur shoqëror ose qytetar, etikën autonome dhe etikën heteronome, etikën individuale, etikën kolektive, etikën sociale, etikën materiale, etikën ontologjike, etikën deontologjike, etikën fomale, etikën funksionale, etikën aksionale ose aksionaliste, etikën normative, etikën diskriptive ose empirike dhe kështu me radhë. Sëcila ( akëcila) prej tyre me karakterin dhe specifikat e veta në sfondin e lartëpërmendur të ideve dhe teorive të njohura shtetërore dhe politike.

Shteti i Kosovës dhe lufta e njohur legjendare dhe heroike e UÇK-së :

Ndryshe nga kjo, për të arritur gjer këtu ku ndodhen sot Kosova dhe shqiptaret: U deshën luftëra, përpjekje, viktima, travaje, krajata dhe sakrifica të panumërta njerëzore, intelektuale, materiale, historike, gjeografike dhe të tjera të njerëzve dhe popullit (kombit) tonë gjithandej.

Duke i vëçuar kësaj radhe Luftën dhe "Besëlidhjen e Pare të Shqiptarëve" -nën udhëheqjen supreme të kryetrimit dhe kryeheroit tonë legjendarë, Gjergj Kastriot- Skënderbeut së bashku me luftën e lavdishme çlirimtare dhe heroike të UÇK-së-nën udhëheqjen e komandantit legjendarë të UCK-së, Adem Jasharit dhe kështu me radhë.

Mëqe fjala mbi luftën e lavdishme çlirimitare dhe heroike të UCK-së! Respektivisht, mbi luftën dhe përpjekjet e njohura heroike dhe titanike të djemve dhe vashave më të kombit për liri të dhe pavarësi të gjithëmbarëshme shtetërore dhe nacionale të kombit dhe atdheut tonë, e cila nënkupton edhe të drejtën sovrane dhe tepër legjitime të iliro-shiptarvëve për mbrojtjen e kombit dhe atdheut të kanosur ose në rrezik: Në këtë frymë shteti ose atdheu është Piemonti më i Madh dhe kryesorë. Respektivisht, fuqia me e madhe dhe kryesore në kontekste, relacione ose konstelacione të përgjithshme fizike, gjeografike, organike, historike, politike etj. Mbase, si fuqi e madhe, supreme dhe absolute...E njejtë dhe e barabartë me të gjitha forcat ose fuqitë tjera në kohë dhe hapësirë. 

Për me tepër ndërkaq, termi ose nocioni shtet (polis) dhe politikë ose politika, parasegjithash është refleks ose reflektim i njohur shkencor, intelektual dhe profesional ndaj fjalëve greke 'tä politika' (pushteti shoqërorë ose qytetar që thërret, obligon, organizon dhe mobilizon) dhe 'hè politik' (arti, talenti, aftësia ose zgjuarësia për të udhëhequr, postuluar ose qeverisur). 

Të dyja fjalët ose nocionet e mesipërme ('tä politka' dhe 'hè politik') -janë nxjerrur ose huazuar nga konteksti i njohur semiotik ose semiologjik "politikos" ( shoqërorë, qytetar ose politik) dhe "politiès" (anëtar ose pjesëtar i shtetit, pushtetit ose bashkësisë politike).

Ndërkaq, ndarja (divorci) ose diferencimi i 'anës politike' nga 'sfera' e interesave të njohura shtetrore, nacionale, politike, historike, gjeografike, kulturore, materiale, sociale, ekonomike dhe të tjera, pos tjerash, e  kanë sjellur ndryshimin ose transofmimin e shoqërisë së gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetare nga fazat e hershme të organizmit ordinar ose parapolitik në fazat e reja të organizmit shtetror, qytetar, kulturor, politik, ligjor, inkursiv, represin, reperkusiv etj.

Ndërkohë që mendimi i njohur politik, do zhvillohët dhe afirmohët gradualisht dhe sistematikisht së bashku me ngritjen, zhvillimin, evolucionin, transformimin dhe përparimin e pojuve dhe shtetëve të ndryshme nga sistemët ose organizimet e hershme teokratike, ordinare ose parapolitike në shtetin e organizuar qytetar ose politik, të lindur ose projektuar në "polisin" e Athinës në Greqinë Antike, si dhe në Romën Antike etj.

Ndaj, sipas Aristotelit, shteti (polisi) nuk është vetëm njësi, por edhe shumësi (bashkësi) e posaçme dhe tepër specifike e pushtetit shoqërorë ose qytetar- kundër atij autokratik, despotik ose teokratik. 

Duke i ndarë kështu politikën dhe filozofinë politike në anën teorike dhe anën praktike. Respektivisht, në retorikë, oratori, skolastikë, etikë, ekonomi etj. Për dallim të "polisit" (shtetit) të Platonit, Tukididit etj.

Retorika, oratoria, skolastike, etika ose traditat e njohura shkencore ose filozofike të Platonit dhe Aristotelit, u bartën dhe interpretuan (transmetuan) fuqishëm dhe multicipërisht edhe në "Republikën" e Romës së Lashtë-Antike nga ana e Polibiut, Ciceronit, Tacitit etj... 

Duke i kultivuar, zhvilluar, zbatuar, afirmuar dhe zgjëruar konceptët e mesipërme politike ose filozofike të Platonit dhe Arostotelit, gjegjësisht, të 'kopshti të madh' kulturor dhe filozofik grek: Romakët e lashtë e ngritën, zgjëruan, modernizuan dhe afirmuan Perandorinë Romake në Antikë nga "polisi", "politia"(politeia) dhe "polietika" në "civitas" (qyteti-shteti), "civis" (qytetari) , "civilis" ( i hapur ose qytetar) dhe "res publica" ( republika ose fakti dhe realiteti i njohur shtetror, qytetar ose politik).

Për mendimin tim, Kosovës dje i ka ardhur era shtet.

Në frymën e luftës së lavdishme të UÇK-së.

ASH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat