Marrëveshja e Thaçit e vitit 2013: Edhe me kris lufta në veri, FSK nuk mund të shkojë

Opinione

Marrëveshja e Thaçit e vitit 2013: Edhe me kris lufta në veri, FSK nuk mund të shkojë

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 25 shtator 2023 Në ora: 23:13
Foto ilustrim

Marrëveshjet e mira ose jo efektin e tyre e tregojnë me kalimin e kohës. Njëra ndër marrëveshjet jo të mira është ajo e vitit 2013 midis Kosovës dhe NATO-s - në bazë të së cilës Forca e Sigurisë e Kosovës nuk duhet të vendoset në veriun e banuar me shumicë serbe të Kosovës pa pëlqimin paraprak të komandantit të KFOR-it.

Përmes kësaj marrëveshje ish kryeministri Thaçi në emër të Republikës së Kosovës, barti te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë të pa afatizuar. Kjo edhe parandalon FSK të ndërhy në veri edhe kur shteti sulmohet nga bandat terroriste. Kjo marrëveshje është ende e vlefshme ka deklaruar më herët sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Kështu që, pavarësisht se a do të shkonte apo jo FSK, fakti se e ka të ndaluar trimëron terroristët për të sulmuar pjesëtarët e policisë dhe këdo që përfaqëson shtetin e Kosovës.

Jam i bindur se nëse kjo marrëveshje mes Thaçit me ish-sekretarin e NATO-s Anders Fogh Rasmussen s’do të ndodhte, terroristët s’do guxonin kaq kollaj të sulmonin. Pavarësisht se morën mësim të fortë nga policia, gjithsesi marrëveshja në fjalë penalizëm FSK edhe në raste të ndonjë lufte eventuale atje. Këto janë pasojat e marrëveshjeve jo të mira, kështu ndodh kur vendit i prijnë njerëz që nuk mendojnë për larg, nuk kanë vizion për të ardhmen.

Kjo është vetëm njëra ndër marrëveshjet e dëmshme për vendin të nënshkruara nga Hashim Thaçi. Duhet sa më parë të ndryshohet kjo marrëveshje në mënyrë që FSK të operojë në të gjithë territorin e vendit, ashtu siç edhe na kanë njohur mbi 116 shtet nga mbarë bota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat