Dialog Kosovë-Serbi po, por pa Joseph Borrellin, Miroslav Lajçakun dhe Gabriel Escobarin

Opinione

Dialog Kosovë-Serbi po, por pa Joseph Borrellin, Miroslav Lajçakun dhe Gabriel Escobarin

Nga: Rexhep Torte Më: 26 shtator 2023 Në ora: 09:38
Rexhep Torte

Pse SHBA dhe BE nuk po e sanksionojnë dhe ndëshkojnë Serbinë gjenocidale dhe kriminelin Aleksandër Vuçiq, pas organizimit të këtij sulmi terrorist serb kundër shtetit demokratik të Kosovës dhe pas këtij arsenali të madh armësh të konfiskuara?!

Çfarë efekti, dobie dhe përfundimi do të ketë dialogu Kosovë-Serbi, kur krimineli Aleksandër Vuçiq, në fjalimin e së dieles deklaroi se, “Serbia është e gatshme per bisedime, por nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës”?!

Çfarë, efekti dobie dhe përfundimi do të ketë dialogu Kosovë-Serbi, kur as Antony Blinen, as Gabriel Escobar, as Joseph Borrell dhe as Miroslav Lajçak, grupin terrorist që sulmoi dhe vrau policin rreshter Afrim Bunjaku në detyrë, e quajnë grup të armatosur, dhe jo grup të armatosur terrorist.

Çfarë dobie, efekti dhe përfundimi do të ketë dialogu Kosovë-Serbi, kur KFOR-i dhe EULRX-i, në vend që terroristët serbë t’ua dorëzojnë policisë dhe organeve të Kosovës, ata u kanë ndihmuar këtyre terroristëve serbë që të kalojnë në Serbi, qoftë terroristëve të plagosur që po mjekohen në Novi Pazar, qoftë terroristëve tjetër serbë që i janë dorëzuar armatës së Serbisë gjenocidale?!

Dialogu Kosovë-Serbi duhet të rifillojë me format të ri

Sulmi terrorist i kryer më 24 shtator 2023 në Banjskë te Zveçanit ku humbi jetën polici rreshter Afrim Bunjaku, si pasojë e sulmit të Serbisë gjenocidale me urdhër të kriminelit Aleksandër Vuçiq, e solli në pikëpyetje vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi?!

Pas këtij akti të shëmtuar e qyqar terrorist që e organizuan Serbia gjenocidale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq, gjëja më e pakët që duhet bërë është ndërprerja e dialogut Kosovë-Serbi në këtë format të deritashëm.

Kjo për vetë faktin se mbështetja e njëanshme e Serbisë gjenocidale dhe e kriminelit Aleksandër Vuçiq nga Antony Blinken-Sekretar i Departamentit Amerikan të shtetit dhe Gabriel Escobar-i dërguar special në Ballkanin Perëndimor, dhe mbështëtja e njëanshme e Serbisë gjenocidale nga Joseph Borrell-Shef i BE-së për Siguri dhe Marrëdhënie me Jashtë, si edhe mbështetja e njëanshme e Serbisë gjenocidale nga Miroslav Lajçak-emisar i BE-së në dialogun Kosovë serbi, janë fajtorët kryesorë që erdhi deri të ky akt terrorist serb në Banjskë te Zveçani.

Kjo për vetë faktin se Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, në deklaratat e tyre lidhur me këtë akt terrorist serb në Kosovë, nuk u treguan të denjë dhe nuk patën moral dhe karakter njerëzor, që këta terroristë serbë t’i quajnë terroristë, por i quajtën persona të armatosur!

Kjo për vetë faktin se Joseph Borrell dhe Mirosllav Lajçak në vend që ta kritikojnë me ashpërsinë më të madhe Serbinë gjenocidale dhe kriminelin Aleksandër Vuçiq për përgatitjen, organizimin dhe sulmin terrorist në Kosovë, ata me një gjakftohtësi primitive dhe pa asnjë dromcë autoktitikë, pa pikë turpi kërkuan vazhdimin e dialogut!

Joseph Borrell dhe Mirosllav Lajçak që vijnë njëri nga Spanja, e tjetri nga Sllovakia, shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, me veprimet dhe qëndrimet e deri sotme të tyre pro serbe, nuk kanë as edhe një fije kredibiliteti që të ndërmjetësojnë në dialogun Kosovë-Serbi.

Krimineli Aleksandër Vuçiq po vazhdon ta mashtrojë opinion serb dhe atë ndërkombëtar

Aleksandër Vuçiq-Presidenti kriminel i Serbisë gjenoocidle, në fjalimin që e mbajti të dielën në mbrëmje para opinionit serb, pa fije turpi mashtroi duke deklaruar se, “Sulmuesit në Banjskë te Zveçani ishin serbët nga Kosova dhe jo nga Serbia. Ata ngritën kokë duke mos dashur të vuajnë nën terrorin e Kurtit. Ishte vetëm çështje kohe kur ata që ndiqeshin nga policia do të provonin të bëjnë diçka për veten dhe familjet e tyre. Kurti është shkaktari i kaosit në Kosovë. Të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe që në veri serbët të jenë në polici, sepse kjo është e vetmja mënyrë që serbët të mos dëbohen nga vatrat e tyre apo që të mos ketë konflikte. Serbia është e gatshme për bisedime, por kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”, deklaroi Vuçiq më 24 shtator 2023.

O Aleksandër Vuçiq krimineli, ti e di shumë mirë se atdheu i serbëve janë Karpatet nga ku erdhën në Ballkan si hordhi të egra dhe se pakica serbë në Kosovë është mbeturinë e këtyre hordhive të egra. Kjo pakicë serbe në veri të Kosovës tashmë 24 vite që nga çlirimi i Kosovës nuk po e paguan energjinë elektrike dhe ujin që po e konsumon, por Kosova po ndan miliona euro nga buxheti i taksapaguesve të Kosovës, për t’i paguar faturat e kesaj pakice serbe.

Kjo pakice serbe mbi bazën e Kushtetutës të Kosovës, që është Kushtetuta më demokratike në Evropë, i ka të garantuara të drejtat dhe liritë si të gjithë qytetarët e tjerë të Kosovës pa marë parasysh etninë.

Nuk ekziston as edhe një fakt i vetëm se kjo pakicë serbe është e rrezikuar nga shqiptarët, por këto janë vetëm insinuata të tua o krimineli Aleksandër Vuçiq.

Në veri të Kosovës nuk do të ketë Asociacion të komunave më shumicë serbe dhe as vetëm policë serbë siç dëshiron qenia yte kriminale, sepse nuk ka nevojë për një gjë të tillë. Asociacioni dhe policia serbe në veri janë vetëm kërkesa të tua për qëllime nacionaliste dhe separatiste, që nuk do të realizohen kurrë.

Diplomacia e SHBA-ve duhet të jetë objektive, korrekte dhe dinjitoze

Antony Blinken- Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me sulmin terrorist të grupit terrorist serb në Banjskë te Zveçani, deklaroi se, ”U bëjmë thirrje Qeverisë së Kosvës dhe të Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo retotikë që mund të nxisë më tej tensione dhe menjëherë të punojnë, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë për shtensionimin e situatës, të ofrojnë siguri dhe sundim të ligjit dhe t’i rikthehen dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja”

O Antoby Blinken, mos e turpëro veten, diplomacinë amerikane dhe SHBA-të, sepse tërë bota e shikoi se destabilizuese e situatës në veri të Kosovës është vetëm Serbia, gjë që u dëshmua edhe me sulmin terrorist të Serbisë gjenocidale më 24 shtator, dhe jo Kosova, e cila po po e mbrin lirinë e pavarësinë duke e zbatuar ligjin dhe rendin për sigurinë e të gjithë banorëve të Kosovës.

O Antony Blinken, dialog Kosovë-Serbi nuk mund të ketë me pro serbët Joseph Borrell, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar dhe se prania e tyre në këtë dialog është vetëm humbje kohe.

Xhelal Sveçia, Ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës, pas përfundimit të operacionit policor kundër terroristëve serbë në Banjskë të Zveçanit, deklaroi se,“Policia e Kosovës ka gjetur sasi të jashtëzakonshme të armatimit të rëndë këmbësorie, eksploziv logjistikë, ushqime, pajisje për barrikada, jelekë taktikë, antiplumb, minahedhës, 1800 kartëmondha, 107çanta, 115 uniforma ushtarake, 23 maska, 20 lopata dhe 8 sopata, pajisje për qindra sulmues tjerë dhe se ky arsenal madh i armatimit ka ardhur nga Serbia gjenocidale.

Ky arsenal i konfiskuar i armatimit edhe u ekspozua më 25 shtator 2023 për ta shikuar opinion i gjerë.

O Antony Blinken, pse terroristët serbë e nisën sulmin ndaj policisë së Kosovë pranë Manastirit Banjskë të Zveçanit, dhe pse u strehuan në këtë Manastir?!

Pse tërë ky arsenal i armatimit të terroristëve serbë u gjet në Manastirin Banjskë te Zveçani?!

Pse popat ortodoksë serbë në vend që të predikojnë dhe ta edukojnë shpirtin e besimtarëve me shpirtdashuri e bamirësi të Zotit, ata lejojnë që në këto manastire të grumbullohen armë dhe të strehohen terroristë??

O Antony Blinken, kjo është e vërteta për Serbinë gjenocidale dhe për kriminelin Aleksandër Vuçiq, e jo ajo po deklaron ti, prandaj në këto kushte nuk mund të ketë rikthim në dialogun Kosovë-Serbi, dhe se një rikthim i tillë në dialog, do të ishte aventurë diplomatike dhe papjekuri e papërgjegjësi profesionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat