Urgjentisht, Lista serbe të shpallët terroriste!

Opinione

Urgjentisht, Lista serbe të shpallët terroriste!

Nga: Faton Mehmeti Më: 28 shtator 2023 Në ora: 09:31
Autori Faton Mehmeti

Lista Serbe, pjesë e Kuvendit të Kosovës ka shpallur tri ditë zie për terroristët. Kështu ka vepruar edhe Beogradi zyrtar duke e shpallur një dite zie, ndërsa Kisha Ortodokse është lutur për të vrarët serbë. Kjo dëshmon edhe një herë për mendësinë të Serbisë. Kosova duhet urgjentisht të shpallë terroriste "Listën Serbe" që për nënkryetar ka Milan Radojiçiqin.

Pjesëmarrës dhe udhëheqës i terroristëve që sulmuan policinë duke lënë të vdekur rreshterin Afrim Bunjaku, Milan Radojçiq, së bashku me Zvonko dhe Zharko Veselinoviq, Srgjan Vulloviq, Zhelko dhe Andrija Bojiq dhe Radulle Steviq, të gjithë serbë nga Kosova, janë vendosur në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të ShBA-së.

Lista Serbe udhëhiqet nga numri dy i saj nga njeriu që sulmoi policinë e Kosovës, i shpallur non grata nga SHBA, e për më tepër ende saboton shtetin me terroristë, janë të gjitha arsyet për ta shpallur përfundimisht Listën Serbe terroriste, me çka përjashtohet nga të gjitha institucionet e Kosovës duke ia pamundësuar edhe garimin në zgjedhje.

Milan Radojçiq, dyshohet se ka lidhje me vrasjen e ish-politikanit serb të Kosovës, njeri i krimit dhe kontrabandës në veri fatkeqësisht në qershor të vitit 2018, ishte takuar me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, në zyrën e tij në ndërtesën e qeverisë dhe është takuar në një jahte në Budva me kryetarin e AKR-së dhe ish-presidentin e Kosovës, Behgjet Pacolli. Gjithsesi, Lista Serbe duhet shpallur terroriste, është dashur qysh moti të frenohet në veprimet e saja sikur të kishte politikanë jo servilë. Ngjarjet e fundit nuk lejojnë rrugë tjetër përveç shpalljes terroriste të një liste që organizon, mbështet dhe udhëheq terroristët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat