RTK2 i Kosovës- Kundër Kosovës!

Opinione

RTK2 i Kosovës- Kundër Kosovës!

Nga: Xhavit Kryeziu Më: 30 shtator 2023 Në ora: 10:54
Xhavit Kryeziu

RTK2 (Radiotelevizioni i Kosovës, programi në gjuhën serbe), televizion publik që fincancohet nga taksapaguesit kosovarë, i shërben politikës së Serbisë dhe punon kundër shtetit të Kosovës! 

RTK2 Kosovës nuk i referohet asnjëherë me emërtimin zyrtar "Republika e Kosovës", por vetëm si "Kosovo". Megjithëkëtë, nuk janë të rralla rastet kur RTK2-shit i "shpëton" shprehja "Kosovo i Metohija"!

Së fundi, edhe terroristët e ngordhur serbë, të cilët para një jave tentuan të bëjnë agresion në shtetin e Kosovës, dhe të cilët u eliminuan me sukses nga Policia e Kosovës, RTK2 e "Kosovës" i quan "viktima", njësoj siç vazhdojnë t'i quajnë të gjitha mediet e Serbisë!

Megjithëkëtë, RTK2-shin e mbanë dhe financon populli i Kosovës që ai të luftojë kundër popullit të Kosovës!!!

A ka shtet në botë ku një pakicë e vogël prej më pak se 4 % të popullsisë të gjithmbarshme, të ketë televizion të vetin publik, dhe për më shumë, të bëjë politikë programore kundër shtetit të "vet"?! Jo, askund përveç se në Kosovë!

Shteti i Kosovës duhet ta ndryshojë urgjentisht qasjen ndaj pakicës së vet serbe. Në këtë kontekst, duhet të veprohet edhe me RTK2-shin. Kur është fjala për pakicën serbe në Kosovë, ajo fillimisht duhet, jo të joshet siç është joshur që nga paslufta, por të detyrohet ta pranojë shtetin e Kosovës, e pastaj asaj t'i jepen të drejta aq sa i takojnë si pakicë. Së këndejmi, edhe në rastin e RTK-së, serbëve nuk duhet t'u lihet në dorë RTK2, por vetëm disa emisione në gjuhën serbe, dhe ato në përputhje me numrin e popullsisë, dhe mbi të gjitha në përputhje të plotë me politikën programore të Republikës së Kosovës.

Ndryshe, nuk bën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat