Çfarë kishte biseduar Radojiçiqi dy orë me Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinaj?

Opinione

Çfarë kishte biseduar Radojiçiqi dy orë me Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinaj?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 3 tetor 2023 Në ora: 09:27
Ramush Haradinaj, Milan Radojiçiq dhe Hashim Thaçi

Milan Radojiçiq, terroristi serb që është edhe në Listën e zezë të SHBA-së, sot është i ndjekur edhe nga qeveria e Kosovës për organizimin e vrasjes së policit Afrim Bunjaku. Por, jo gjithmonë ka qenë kështu. Para pak vitesh vet Milan Radojiçiq ishte njeriu që e kishte takuar presidentin dhe kryeministrin e asaj kohe, respektivisht Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi. Pas takimit më ish kryeministrin Haradinaj dhe Thaçi, vet Radojiçiqi kishte treguar pas takimit se "Secili nga te dy u kanë premtuar serbëve kulla e qytete që të jenë në anën e tyre e jo me të tjerët," duke aluduar në rivalët politikë të kohës, LDK dhe VV.

Derisa Thaçi nuk e kishte konfirmuar takimin e marsit të 2019, këtë gjë e bëri vet Haradinaj duke dhënë hollësira nga takimi: "Ka pasur mbi dy orë takim në zyrën e tij (Thaçit) me Radojiçiqin ku kam qenë edhe unë prezent". Nuk është qëllimi dhe as synimi im të akuzojë se kush është më patriotë e kush jo, dua të them se Radojiçiqi sikur mos të kishte pasur bashkëpunim edhe me shqiptarë, dhe ledhatime nga disa nga udhëheqësit e Kosovës s’do e kishte kurrë pushtetin që e ka.

Kjo në kuptimin që moti kohë duhet të ishte shpallur person në kërkim për kontrabandën në veri, organizim të trazirave. Radojiciqi nuk u bë sot kriminel e terrorist, ka qenë gjithë, në veçanti nga viti 2017.

Interesat personale të dikujt për tu bërë president e dikujt kryeministër kanë tejkaluar interesat kombëtare me çka edhe kanë penguar shtrirjen e sovranitetit në veri e rrjedhimisht fuqizimin e bandave kriminale atje. Pikërisht ata që flasin për patriotizëm sot e që rrahin gjoks për atdhe janë po të njëjtit që kanë bashkëpunuar me kriminelët serbë. Vetëm duke e dashur atdheun pa hile arrihet konsolidimi i shtetit, banditët pësojnë disfatë e terroristët përndiqen.

Radojiçiqi është vegël në duart e Vuçiqit, kushdo që ka pritur atë në zyrë e ka pritur Vuçiqin kopje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat