Përgjigje për Edi Ramën: Kosova është tokë shqiptare, nuk është “tokë e askujt”

Opinione

Përgjigje për Edi Ramën: Kosova është tokë shqiptare, nuk është “tokë e askujt”

Nga: Faton Mehmeti Më: 6 tetor 2023 Në ora: 17:18
Autori Faton Mehmeti

Rrugën e Kombit e quante " rrugë që s’të shpie askund", ndonëse ishte rruga që lidhte një komb në dy shtet të ndarë padrejtësisht. I njëjti person bëri deklaratën ani Kosovë duke e cilësuar pjesën e veriut si " tokë të askujt", fatkeqësisht njeriu në fjalë është kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Është për tu brengosur se si një shqiptar ka këso mendime, edhe më e rëndë bëhet situata kur njeriu në fjalë mban edhe postin e kryeministrit të Shqipërisë. I njohur për lidhjet e tija të afërta me presidentin serb Aleksandër Vuçiqi, Rama si askush tjetër ka mbajtur anën e Serbisë karshi Kosovës.

Deklarata e tij e fundit është kapaku kundër Kosovës dhe si e tillë s’duhet kalojë pa reagim të fortë nga institucionet e vendit tonë. Jo vetëm me deklarata por me veprime konkrete, për t'i dhënë Edi Ramës të kuptojë se nuk është në terezi. Parashtrohet pyetje më e zakonshme në raste të tilla: Përse Edi Rama ka gjithë këtë mllef të madh ndaj Kosovës?

Përgjigja besoj lidhet me trashëgiminë e kryetarëve socialistë me qëndrime dhe veprime aspak në favor të Kosovës. Tjetra lidhet me pengmarrjen e tij nga Vuçiqi. Duket se Rama i ka borxhe Vuçiqi e të cilat është i detyruar t'i paguajë me qëndrime anti Kosovë. Vetëm pengu vepron njësoj si padroni i tij, një shqiptar i lirë dhe me gjak shqiptari kurrë s’mund të bënte deklarata të tilla anti Kosovë.

Është momenti i fundit që Rama të ndryshojë këndvështrimin ndaj Kosovës, ta sheh atë me syrin e shqiptarit e jo të Vuçiqit. Vetëm kështu do të jetë në rrugën e drejtë, ndryshe do të vazhdojë turpërimin e vetes dhe të PS. Kosova ka qenë dhe mbetët zemra e Shqipërisë, këtë gjë sa më parë të kuptojë Edi Rama aq më mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat