Gazetari nga Tirana ndaj Kosovës si Edi Rama

Opinione

Gazetari nga Tirana ndaj Kosovës si Edi Rama

Nga: Rexhep Torte Më: 7 tetor 2023 Në ora: 22:24
Rexhep Torte

O Albi Xhunga gazetari nga Tirana, lavdinë, trimërinë dhe heroizmin e Adem Jasharit dhe të familjes të Jasharajve që u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, sikur edhe tërë gazetarët e botës të tentojnë ta zbehin e ta mbulojnë, kurrën e kurrës nuk mund ta realizojnë!

Lavdinë, trimërinë dhe heroizmin e 2 mijë dëshmorëve të UÇK-së me në krye Fehmi e Xhevë Ladrovcin, që e dhanë jetën për lirinë e pavarësinë e Kosovës kurrën e kurrës askush nuk mund ta zbehë dhe mbulon!

Lavdinë, trimërinë dhe heroizmin e Mr.Ukshin Hotit, i cili vuajti dënimet drakonike nëpër burgjet famëkeqe të Serbisë dhe të ish Jugosllavisë, e më 16 maj 1999, ditë e dielë u lirua pas përfundimit të dënimit, e më pastaj u humb çdo gjurmë e tij, kurrën e kurrës askush nuk mund ta zbehë dhe mbulon!

Lavdinë, trimërinë dhe heroizmin e akademik Fehmi Agani, i cili e zbuloi fytyrën te treni i ndaluar nga xhandermaria serbe për t’i shpëtuar të rinjtë shqiptarë të përgatitur për t’u pushkatuar, duke u bërë viktimë e vrasjes mizore nga policia serbe, kurrën e kurrës askush nuk mund ta zbehë dhe mbulon!

Deklarata skandaloze e gazetarit Albi Xhunga

Me 3 tetor 2023 patëm rastin të lexojmë në “Bota Sot” në rubrikën e lajmeve tekstin me titull, “Skandalizon gazetari shqiptar”: Edhe 1 mijë Adem Jasharë po të ishin, Kosova do të ishte territor i Serbisë”. Ky gazetar u përpoq ta vë në dyshim gjakun e të rënëve për liri, për të cilin tha se nuk ishte çlirimi, madje duke shtuar se “Edhe 1 mijë Adem Jasharë po të ishin, Kosova do të ishte territor i Serbisë”. Pavarësia e Kosovës nuk është falë trimërisë heroike të UÇK-së, por falë idiotësisë serbe. Unë bëj pjesë, shton gazetari tek ata që mendojnë se ne e kemi pavarësinë e Kosovës jo falë trimërisë heroike të UÇK-së, por falë idiotësisë serbe. Sikur Millosheviqi të mos kishte ushtrur gjenocid në Kosovë, Kosova edhe për 1 mijë vitet e ardhshme do të ishte nje territor serb. Edhe sikur të të kishte 1 mijë Adem Jasharë e 1 mijë Hashim Thaça.

Ish Jugosllavia përbëhej nga republikat të cilat ishin të barabarta të gjitha. Luftën në ish Jugosllavi nuk e shkaktoi ndarja e ish republikave. U shkëput Sllovenia, pothuajse pa luftë, u shkëput Kroacia dhe atëherë serbët thanë me që ju po shkëputeni dhe keni të rejtë të shkëputeni atëherë edhe ata që gjenden në Kroaci kanë të drejtë të shkëputen”, shprehet në fund Albi Xhunga.

O Albi Xhunga gazetari mjeran nga Tirana, a ke dëgjuar për lavdinë, trimërinë dhe heroizmin e Azem Bejtës dhe Shote Galicës nga Kosova, që ua futnin tmerrin serbëve okupues në Kosovë?!

Edhe ti zotri po i ndjek avazet e Edi Ramë tradhtarit kundër Kosovës me kësi marrëzira anti Kosovë dhe anti kombëtare mbarë shqiptare, që i nxjerrin nga goja vetëm budallenjtë e sojit tënd dhe të Edi Ramës.

Kosova e fitoi lirinë dhe pavarësinë e saj pas rezistencës së vazhdueshme kundër pushtuesve serbë, pa marrë parasysh, a të pëlqen ty dhe a u pëlqen individëve të sojit tënd?!

Me këtë mendin skandaloz anti kombëtar shqiptar t’i po dëshmon se ende nuk e ke kuptuar domethënien e jetës dhe domethënien e të jetuarit dinjitoz.

Ti ende nuk e paske kuptuar shpirt pastërtinë, fisnikërinë, ndershmërinë, dinjitetin heroizmin dhe sakrificën e heronjve që e japin jetën për lirinë e atdheut!

Mos e mashtro veten dhe mos ua flliq mendjen të tjerëve me këto mendime, budallaki e çmendurina që i mban në kokën tënde.

O Aldi Xhunga gazetari mjeran nga Tirana, me sa duket ti nuk qenke rritur në prehërin dhe me gjirin e nënës fisnike shqiptare, por paske lindur dhe qenke rritur në ndonjë inkubator të Edi Ramës.

Vënia gishtin kokës sate dhe kuptojë se Kosova është tokë shqiptare e larë dhe e njomur me gjakun e shqiptarëve. Se në Kosovë në vazhdimësi ka patur rezistencë kundër okupimit serb. Se në Kosovë shqiptarët trima edhe në ish Jugosllavi flamurin e shqipes dy krenore e kanë valvitur në maje të xhamive, të kishave e të kodrave në Kosovë, të vetëdijshëm se për këtë do të torturoheshin nga regjimi Titist-Rankoviqian dhe do të dënoheshim me dënime tejet të rënda.

Edhe në kohën e kriminelit Sllobodan Millosheviq, u organizuan demonstrata të fuqishme studentore dhe mbarë popullore shqiptare anti serbe, të shoqëruara me parrullat “Kosova Republikë, o me hatër, o me luftë”.

Në Kosovë edhe pas suprimimit të të gjitha institucioneve nga Serbia gjenocidale, u themeluan institucionet paralele shqiptare në arsim dhe në të gjitha fushat e tjera të jetës në Kosovë, që kishte domethënien e revoltës mbarë popullorë shqiptare në Kosovë.

O Albi Xhunga gazetari mjeran nga Tirana, ndarja e republikave në ish Jugosllavi nuk është ashtu siç ta ka anda ty zotrote.

Ndarja e ish republikave në ish Jugosllavi erdhi si pasojë e hegjemonisë serbe ndaj republikave tjera në ish Jugosllavi, ku Serbia e merrte pjesën më të mdhe të kulaçit dhe i shfrytëzonte të gjitha republikat e tjera.

Ndarjen e ish Jugosllavisë e filloi Sllovenia me shkëputjen e Partisë Komuniste të Sllovenisë, nga tërësia e Partisë Komuniste të ish Jugosllavisë.

Serbia hegjemoniste nëpërmjet grupeve të saj nacionaliste kudo që jetonin serbë në ish Jugosllavi iniconte dhe nxiste përleshje mes serbëve dhe nacionaliteteve tjera, qoftë nëpër stadiumet sportive, qoftë në manifestimet kulturore dhe vallëzimet që organizoheshin nëpër vendbanimet ku jetonin edhe serbë.

Në këtë mënyrë krimineli Sllobodan Millosheviq në tërë republikat e ish Jugosllavisë filloi ta përhapte doktrinën e Akademisë Serbe pushtuese, nacionaliste dhe okupuese, duke thëne se, “Kufijtë e Serbisë do të shtrihen gjer ku jeton edhe një serb i vetëm”, dhe këtë e arriti deridiku në Bosnjë e Hercergovinë pas jgenocidit  ndaj myslimanëve boshnjakë në Srebrenicë dhe në Potoçare, duke e themeluar edhe Republika Srpskën. Në Kroaci, pas gjenocidit serb në Vukovar ushtria kroate e çliroi Vukovarin, dhe pas rezistencës së pakicës serbe në të ashtuquajturën Serpska Krajina e shparalloi edhe këtë resistencë nacionaliste serbe Në Slloveni, autoritetet e Sllovenisë,nacionalistët serbë që udhëtonin nëpër ish Jugosllavi dhe e propagonin Serbinë e Madhe e që kishin ardhur nga Beogradi edhe në Slloveni, nuk i lejuan as të zbresin në qendër të Lubjanës,por dëbuan nga Sllovenia.

Serbia ashpërsinë e terrorit të saj e demonstroi sidomos në Kosovë, duke përdorur dhunë të madhe kundër protestuesve shqiptarë dhe duke i mbushur burgjet me patriotët shqiptarë.

O Albi Xhunga gazetari mjeran nga Tirana, po ta rilkujtoj se më 6 tetor 2023 ishtë 55 vjetori i fillimit të demonstratave studentore shqiptare në Kosovë, që filluan më 6 tetor dhe zgjatën gjerë më 27 tetor 1968. Kërkesat kryesore të këtyre demonstratave ishin, 1.Shpallja e Republikës së Kosovës, 2.Hapja e Universitetit të Prishtinës, 3.Ndryshimet Kushtetuese juridike e politike të Aleksandër Rankoviqit, 4.Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë dhe 5.Kërkesa për barazi dhe ngritja e statusit të Kosovës, si të gjitha republikat e tjera të Jugosllavisë.

Më 1998/99 rezultoi edhe okupimi ushtarak i Kosovës më 40 mijë ushtarë të armatosur gjerë në dhënbë e të shoqëruar me avionë, helikopterë, tanke, autoblinda dhe altileri.

Nga ky terror i Serbisë doli UÇK-ja në mbrojtje të lirisë, të pragut dhe të nderit të familjeve dhe të shtëive shqiptare në Kosovë.

O Albi Xhunga gazetari mjeran nga Tirana, t’i je shumë i vocër të flasish për heroizmin e Adem Jasharit dhe të familjes së Jasharajve në Prekazin legjendar, ku burra, gra, pleq e fëmijë e dhanë jetën e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës!

Ti je shumë i vocër e mjeran, të flasish për 2000 heronjtë e UÇK-së së Kosovës, të cilët e dhanë jetën e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës!

Ti je shumë i vocër e mjeran, të flasssh për Kosovën, e cila cep më cep është e mbushur me varreza të trimave të Kosovës dhe të viktimave të pafajshme shqiptare që u vranë, u masakruan dhe u dhunuan nga ushtarët, paramilitarët dhe policët kriminelë të Serbisë gjenocidale!

Kosova aspak nuk ka nevojë për gazetarë si biçimi yt, apo si soji i faqezinjve Baton Haxhiu dhe Blendi Fevziu!

Kritikoje Edi Ramë tradhtarin për vëllazërinë që e ka me kriminelin Aleksandër Vuçiq. Kritikoje Edi Ramën për kilometrat e Detit Jon që ia fali Greqisë. Kritokoje Edi Ramën për shpinën që ia ktheu Çamerisë.

Kritikoje Edi Ramën pse nuk lejon që në Parlamentin e Shqipërisë të votohet Rezoluta me të cilën dënohet gjenocidi i Serbisë në Kosovë.

Kritikoje Edi Ramën për krimet dhe korrupsionin që po i kryen në Shqipoëri dhe që është duke e zbrazur Shqipërinë me emigrimin e madh të shqiptarëve nga pashpresa për të jetuar në mëmëdheun Shqipëri.

Kritikoji Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Ramush Haradinajn dhe pasuesit e tyre që e tradhtuan, e vodhën dhe e varfëruan tejmase Kosovën.

As ti dhe askush tjetër nuk mund ta vendosin në një rafsh heroin legjendar Adem Jashari me Hashim Thaçin tradhtarin, vëllavrasësin dhe hajnin e Kosovës, i cili nuk lejohet dhe nuk është i mirëseardhur që të hyn si mysafir në konaqet e Jasharajve në Prekaz. Ta krahasaosh heroin legjendar Adem Jasharin me Hashim Thaçin tradhtarin, është sikur ta krahasosh diamantin me baltën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat