A hapi Rusia Vatër tjetër lufte?

Opinione

A hapi Rusia Vatër tjetër lufte?

Nga: Milazim Maraj Më: 8 tetor 2023 Në ora: 21:13
Autori Milazim Maraj

Sa e e padurueshme tingëllon thirrja e Rusisë të ndalet lufta në mes të Palestinës dhe Izraelit. Kjo luftë është projekt i përgatitur mirë nga Rusia. Vetëm Rusisë i duhej kjo luftë pasi që hapja e luftës në Kosovë për momentin i dështojë. Para sulmit në Kosovë më 24.10.2023 në Beograd u ftua nga Komandanti i Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë Komandanti i KVOR-it në Kosovë. Para luftës, Izraeli u vizitua nga krimineli i luftës dhe pas luftës, shefi BIA-së në Serbi, Aleksander Vulin.

Njeriu i shpallur NON-Grata nga SHBA, ngase është i përfshirë në shumë afera kriminale, të trafikimit të drogës, armëve etj viziton Izraelin dhe pas pak pasojnë sulmet terroriste. Ky person udhëheq rrjete kriminele në rajon dhe me gjerë. Si vizita e parë e komandantit të KFOR-it ashtu edhe e dyta pasuan me sulme lufte njëra në Kosovë dhe tjetra në Izrael. Serbia vizitën e parë e përdori për të dal e pafajshme në sulmin në Banjskë.

Ndërsa Vulin vizitoj Izraelin për të dal së Serbia nuk ka ndikim në këtë sulm ani së këtë po e kërkonte Rusia me çdo kusht. Rusia pretendoj që lufta të filloj në Kosovë. Andaj kjo u organizua nga shteti serb përmes të personave kriminal që i mbanë nën kontroll presidenti Aleksander Vuçiq. Në të dy rastet kishte një tendencë që Serbia e përzier në këto komplote të duket si mike ndaj shteteve dhe institucioneve që i vë gracka dhe thikë pas shpine. Ky mund të jetë plani “B” i Putinit. Që te hapët lufta në mes të Izraelit dhe shteteve arabe. Militant dhe terrorist arab dolën kudo në protesta nëpër shtetet arabe për të përkrahur luftën e Palestinës ndaj Izraelit.

Në Egjipt, një polic vret dy Izraelit turist, kurse në Iran dhe vendet tjera Islame dalin në rrugë përkrahës të krimit dhe djegin flamurin e Izraelit. Ndërkaq në Beograd gratë serbe kinse të rastit ofendojnë Ambasadorin e SHBA në Beograd z. Kristofer Hil ato sulmojnë SHBA-në për sulmet që i ka bërë Serbisë për të ndalë gjenocidin në Kosovës.

Shpërthimi i luftës në Izrael nga kinse disa persona terrorist ka mjaftë ngjashmëri me ato që ndodhën në Kosovë. Kidnapimi i qytetarëve dhe ushtarëve në Izraelit me kidnapimin e policëve në Kosovë dhe arrestimin e dënimin e personave nga Kosova që kalojnë transit kufirin e Serbisë edhe pse dokumentacionin e kanë në rregull, dhe nuk kanë bërë asnjë shkelje ligji; por kanë një tatua shqiponjën që Serbisë i mjafton për arrestim dhe dënim të këtyre personave. Grumbullimi i armatimit dhe dislokimi i tij në Kosovë, në Manastirin e Banjskës. Grumbullimi i pelegrinëve në ditën kritike të cilët ishin planifikuar të vriten nga banda e Radojçiqit dhe të akuzohej policia e Kosovës, largimi i policisë serbe edhe këtyre të rinjve që të mos gjenden në këtë mes për të qenë të sigurt kur zhvillohet aksioni kriminal kundër policisë së Kosovës.

Këtu prapa Hamasit dhe Hezbullahut qëndron Irani dhe Rusia. Irani është mik shumëvjeçar i Rusisë dhe Serbisë. Furnizimin me këto armë dihet që e bënë Irani. Putin shpreson që tani pas shpërthimit të luftës në mes të Palestinës dhe Izraelit do të përfitoj në këto plane: Nuk do të jetë në qendër të vëmendjes botërore lufta në Ukrainë. SHBA dhe NATO nuk do të investojnë në luftën e drejt të Ukrainës, nga se do ta përkrahin Izraelin. Kundër Izraelit do të mundohet të i ngritë të gjitha shtetet arabe, në emër të” mbrojtjes së islamizmit”.

Në KS OKB lufta kundër Ukrainës të mbetët nën hije të luftës kundër Izraelit. Në këtë kohë vet djali i Aleksander Vuçiqit është në Rusi dhe rekruton serb në luftën e pa drejt kundër Ukrainës. Agresioni në Palestinë nuk është në favor të interesit të qytetarëve të Palestinës. Kjo u shkon në favor të Rusisë dhe shteteve tjera që pretendojnë okupimin e tokave të huaja. Kjo shkon në favor të terrorizmit në Botë. Pamjet nga lufta, gratë e zhveshura, të dhunuara, fëmijët e futur në kafaze të shtazëve, kufomën që tërhiqet zvarrë pas makinës në rrugët e qytetit duke brohoritur Allahi Agbar na përkujto masakrat serbe në Kosovë në vitet 1998/99. Skenat janë mjaftë të ngjashëm.

Ngritja e gishtërinjve lartë dhe thirrja në emër të zotit duke dhunuar djegur, kidnapuar, plaçkitur etj, na përkujtojnë përjetimet tona të rënda nga ushtria, policia dhe paramilitaret serb në Kosovë. Kjo na përkujton edhe vitin 2000 në veri të Mitrovicës kur me dhunë dëboheshin nga shtëpitë dhe tokat e tyre shqiptarët, kur u vranë dhe u plagosën shumë shqiptarë të pafajshëm vetëm që Serbia pretendonte tokat dhe pasuritë e tyre. SHBA dhe hebrenjtë kudo në botë përkrahen popullin shqiptare dhe bënë shtetin shqiptarë Kosovën e Pavarur. Jemi me popullin izraelit, ndjejmë dhimbjen dhe vuajtjen e tyre. Solidarizohemi me juve. Shpresojmë dhe lutemi që kjo dhunë të ndërpritet sa më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat