Deri kur duhet sugjeruar për unitet?

Opinione

Deri kur duhet sugjeruar për unitet?

Nga: Islam Fejzullahu Më: 9 tetor 2023 Në ora: 23:29
Foto ilustrim

Derisa njerëzimi merren me të arriturat e teknikës, fatkeqësisht ne si popull akoma merremi me njëri - tjetrin pa e shikuar fare veten në pasqyrë dhe pa menduar fare as per veten e as të tjerët.

Plot 23 vite pas lufte dhe me ndryshime e ndërrime të shumë qeverive e pushteteve akoma jemi duke i bërë argatin tjetrit në dëm të vendit dhe popullit. Vallë akoma jemi sikur të rreshtuar kundër njëri tjetrit në favor të armiqve tanë e në veçanti armikut tanë shekullor, fqinjit tanë verior ardhacakut nga karpatet i cili me ndihmën po kësaj Evrope gjithmonë ka qenë armike dhe okupuese e territoreve dhe trojeve tona etnike. Përfundimisht pas 23 vitesh doli në pah ajo që i jemi frikësuar që Serbia e yshtur nga sllavet e Evropës tentoi që të arrijë qëllimin e saj duke tentuar të përvetësoj pjesën veriore të Kosovës me anë të grupeve kriminale terroriste të përgatitura profesionalisht dhe të armatosura skajshmërisht me bekimin e kryekriminelit dhe ish ministrit të millosheviçit presidentin serb Vuqiq) ia mësyn Kosovës përkatësisht veriut.

Fatbardhësisht nuk ia dolën sepse sypatremburit dhe trimat tanë ishin pikërisht në krye të detyrës dhe me mençurinë, guximin dhe fuqinë e trimërinë e pa epur i diktuan iu kundërvunë filluan ti asgjësojnë, disa duke i vrarë, disa duke i arrestuar e një numër duke i ndjekur deri përtej kufirit, por edhe duke i dhuruar kësaj toke të shtrenjtë edhe një hero të ri i cili sypatrembur u ballafaqua me terroristët dhe ra në altarin e lirisë për këtë tokë të shenjtë që ia dhuroi lirinë, Afrim Bunjaku rreshteri i policisë së Kosoves heroi më i ri i kombit tonë. Tanishtrohet pyetje; vallë si erdhi deri në këtë pikë, kush i parapriu dhe në çfarë formash?Të gjitha qeveritë e deri tanishme tek kjo e fundit e zgjedhur në shkurt te vitit 2021 i kontribuuan në të gjitha metodat, formatet, programet të cilat me ndihmën e sëerbimeve të jashtme dhe me direktivate bashkëpunëtorve të Serbisë nga brenda dhe jashtë ia mundësuan Serbisë që të koordinohet dhe të përegatitet për një ndërhyrje të tillë.

Sot pas të gjithave nga jashtë disa akoma i fryjnë zjarrit, ndërsa miqtë tanë të shqetësuar reagojnë përditë. Por nga brenda akoma sikur po hezitohet që se paku tani të flasim me një ton të përbashket e unik, të ia bëjmë me dije botes demokratike e paqësore se çfarë ndodhi dhe nga kush? Si të anashkalohen ata të cilët jo vetëm që u miqësuan me kryekriminelin Radojqiq që udhëhoqi atë aksion terrorist, me urdhër dhe bekim te Vuqiqit, ata të cilët një kriminel të tillë e ngritën aq lartë sa Serbia e bëri politikan të fuqishëm pikërisht me ndihmat e miqve të tij nga ish pushtetarët tanë me të cilin jo vetëm se lidhnin koalicione qeverisëse në dëm të Kosovës po krijuan një subjekt të tij politik(listën serbe të Beogradit) duke i anashkaluar të gjithë politikanët serbë të Kosovës pa të drejt pjesëmarrjeje në institucione dhe përfaqësim të serbëve të Kosovës edhe duke krijuar lidhje e miqësi me të dhe duke zhvilluar tregti te pa ligjshme, kontrabandë dhe krim të organizuar.

Dua disa nga këta ish pushtetar kontribuues në këto çështje të cilët këto ditë shumë shqetësuese për Kosovën sa vijnë e i shtojnë sulmet kundër qeverisë se vendit e cila e ndali këtë krim dhe demaskoj terroristët! Opozitarët e sotëm ish pushtetarët po i tejkalojnë të gjitha limitet e të vërtetave të sotme duke tentuar që ta degradojnë qeverinë, kanë kapluar shumicën e studiove televizive së bashku me shumë analistë të yshtur dhe të paguar nga vet Serbia duke bërë fushatë antiqeveritare dhe duke vjellë vrer kundër kryeministrit besa edhe duke shpifur. Nuk kthejnë pasqyrën nga vetja dhe ta shohin veten kush ishin dje? Ish kryeministri Haradinaj shkon aq larg sa tenton të arsyetohet se me kryekriminelin Radojqiq ishin takuar shumë kohë me parë për koalicione dhe pikërisht përveç në objekte qeverisëse por edhe në shtëpitë e tyre!

Çka i solli ai Kosovës si pushtetar, duke mos e anashkaluar si një luftëtar i madh për liri? Ai në krye të qeverisë i dhuroi 8200 hektarë tokë Kosove Malit te zi! Ish kryeministri Hoti nënshkroi marrëveshje në Uashingëton me Tramp -in, Grenellin he Vuqiqin duke i bërë hisedar në asetet e Kosovës të gjithë (në TREPÇë dhe UJMAN përveç favoreve tjera, dhe në kohen e qeverisë se të cilës ministre e kesaj qeverie ishte zonja Bajrami kur u vodhën 2milion euro nga thesari.

Deputetet Hysen Berisha i cili personalisht pati deklaruar ne TV se softverin me te dhëna për UÇK ka shkuar në serbi, pas ngjarjes se 24 shtatorit ku ra heroikisht rreshteri Afrim Bunjaku në ballafaqim me terroristet serbë në tv deklaron se ky ishte plan i 4 (katër) negociuesve( duke aluduar ne Borrel, Lajqak, Vuqiq dhe kryeministrin Kurti),deri në ket pikë degradon me këtë lloj fushate ky ish komandat lufte e profiter paqe. Deputetja Ganimete Musliu ne fushatë si bashkëpartiaku i saj Berisha aludon se kryeministri ishte në Zvicër në fushata partish kur u vra Afrim Bunjaku, ndërsa njeriu i parë në mëngjes qe doli para opinionit dhe kumtoi për situatën ishte pikërisht kryeministri! Vallë nuk është kjo deputetja e cila vinte në parlament vetëm për t'u nënshkruar për mëditje dhe dilte e ikte nga dera tjetër? A nuk ishte kjo deputetja e cila në parlament me këpucë në dorë i turrej atë botë deputetit Kurti vetëm pse nuk lejonte në nënshkruhej copëtimi i Kosovës?

Dhe çfarë të themi përfundimisht, kujt t'i ankohemi për ato të bëma sikur ish kryeministri dhe ish presidenti Thaçi me nënshkrimin e marrëveshjeve; për asociacionin, ndalimi e forcës se sigurisë se Kosovës në veri dhe tentimcoptimin e Kosovës çfarë dëmesh i shkaktoi dhe po i shkakton edhe sot Kosovës! Ish kryeministri Mustafa gjithashtu me nënshkrimin dhe fuqizimin e asociacionit dhe marrëveshje tjera dëmin që i shkaktoi Kosovës? Perfundimisht edhe pak rreshta për qeverinë aktuale; i kisha këshilluar që edhe këta të ndalen pak para pasqyrës dhe ta shohin veten sepse as disa nga këta nuk janë bash për kurban si thotë populli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat