24 vjetori i PDK-së: Shkatërrim i shtetit, korrupsion, nepotizëm etj

Opinione

24 vjetori i PDK-së: Shkatërrim i shtetit, korrupsion, nepotizëm etj

Nga: Faton Mehmeti Më: 11 tetor 2023 Në ora: 13:24
Autori Faton Mehmeti

PDK shënon 24 vjetorin e themelimit të saj, fillimisht si PPDK e pastaj në PDK. Në një postin në rrjetet sociale, kryetari Memli Krasniqi rikujtoi se me PDK-në në pushtet Kosova u shpall shtet i pavarur, u ndërtuan rrugë, autostrada, shkolla e spitale të reja, u ngritën pagat dhe pensionet, ndërsa u ulën taksat dhe tatimet.

Nëse këto i dëgjon dikush në Afrikë edhe mund t'i besojë, por jo ne këtu që hetojmë ne realitetin e që është krejt ndryshe nga ai që pasqyron Memli Krasniqi.

Personalisht s’kam besuar dhe nuk besoj se PDK me kryetarin aktual dhe kryesinë e saj janë në gjendje me reformu partinë, kjo ndodh për dy arsye: kryesia aktuale bashkë me kryetarin e saj janë pjesë e të keqes, e asaj mendësie që është instaluar brenda PDK-së e që kryesisht ka të bëjë me tendere, nepotizëm etj.

Shto këtu faktin se klani "Pronto" është ende aktiv, me kryetarin aktual që i mungon guximi për të pastruar partinë nga të fortit, pjesë e klanit "Pronto".

Në anw tjetër, Memli u mundua të paraqiste PDK si pasardhëse e UÇK-së me Hashimin e Kadriun në rolin "heronjve" të luftës e paqes. Pikërisht PDK-në emër të saj kanë zhvatur këtë popull për 20 vjet me radhë, ata janë imazhi më i keq i luftës, respektivisht i UÇK-së.

Janë po të njëjtit që s’kanë pasur kohë të nderojnë luftën e UÇK-së me vepra, me punë të mirë, kanë qenë të zënë duke vjedhur, me vila, me vetura të shtrenjta e shtëpi luksoze. PDK në këtë 24 vjetor duhet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat