Përsëri me përkëdhelje terroristit

Opinione

Përsëri me përkëdhelje terroristit

Nga: Milazim Maraj Më: 11 tetor 2023 Në ora: 20:44
Milazim Maraj

Se ka një anshmëri në dialog dhe në trajtimin e përgjithshëm të misionarëve të BE. Borrell dhe Lajçak tani me është e çartë për të gjithë.

Por kjo politikë e njëanshmërisë po vazhdon edhe pas 24.9. 2023 kur grupet kriminale të komanduara nga shteti serb sulmuan policinë e Kosovës me ç’ rast vranë Rreshterin e policisë së Kosovës Afrim Bunjakun dhe plaguan rëndë Alban Rashitin de kolegun e tij.

Me këtë rast u vranë tre kriminel ushtar(paramilitar) të Serbisë dhe u plaguan e u zunë disa të tjerë. Në këtë rast u konstatua dhe vërtetua së Manastiri serb i Banjskës ishte shndërruar në depo armesh për një batalion. Stërvitjet e këtyre kriminelëve ishin bërë në poligonin ushtarak të Kopaonikut.

Filmimet nga dronet dhe sateliti dhe burimet tjera informative të besueshme tregojnë çartë për përgatitjet e kësaj ofensive që ngjanë mjaftë më këtë që ndodhi në Izrael.

Si në Kosovë ashtu edhe në Izrael sponsori kryesor është Rusia. Në rastin e Kosovës për mes të shtetit serb dhe Kishës serbe, kurse në Izrael për mes të Iranit dhe organizatave terroriste Hamas, Hezbullah etj.

Deri sa në Izrael ka një përkrahje të fuqishme të SHBA dhe një reagim pozitiv ndaj Palestinës në Kosovë ka përsëri një miklim të krimit, shtetit kriminel dhe kishës kriminele. Përfaqësuesi i BE në Kosovë vizitoj Kryepopin serb Përforie dhe i tha së kisha mund të ndikojë në qetësimin e gjendjes përmes të komunitetit fetar në Kosovë.

Kjo del sikur ky përfaqësues i anashkalon institucionet e Kosovës të cilat bëjnë çka është e mundur për të qenë konstruktiv dhe në hap me politikën evropiane dhe perëndimore. Biseda me Krye popin i cili do të duhej të arrestohej sikur ai në Ukrainë për angazhimet e tij kriminale, për motivim dhe përfshirje të plotë në krime të luftës në Kosovë dhe të gjitha luftërave në ish Jugosllavi. Për bekimin e krimeve në Kosovë, Kroaci, Bosnjë e Slloveni.

Thirrja përsëri për dialog pas kësaj që ka ndodhë është investim i mëtutjeshëm për luftë në Kosovë.

Serbia nuk është ndëshkuar kurrë për krime shekullore që ka bërë. Kjo është mësuar që gjithmonë pas serisë së krimeve të dal e fituar dhe e respektuar. Bota ruse, lexo bota serbe, përgatitet të zgjerohet përmes të Serbisë.

Vizita e Krye popit serb është nderë që i bëhet nga përfaqësuesi i BE për krimet e vazhdueshme në Gadishullin Ilirik, tani në Bosnje përmes të RS në Mal të Zi përmes të Kishës serbe dhe në Kosovë duke përdorur Manastirin e Banjskës një fshat nga i cili i kanë përzënë të gjithë shqiptaret.

Popi duhet të ndëshkohet për përfshirje në aktivitete kriminale dhe jo të vizitohet. Ai duhet të arrestohet dhe të zbulohet për përgatitjen e krimit të organizuar dhe tani të dështuar fal profesionalizmit dhe humanizmit të policisë së Kosovës. Pelegrinët kanë qenë të planifikuar të vriten, nga forcat e komanduara nga Vuçiq, përmes të kriminelit të vet dëshmuar Radojçiq. Që kjo pastaj të i përshkruhet policisë së Kosovës.

Kjo përkëdhelje të bënë të dyshosh nëse Borrell dhe Lajçak ishin të njoftuar për këtë skenar. Skenari i përgatitur është i provuar shumë herë deri sot. Shumë herë i ka pas sukses, por edhe kurë është zbuluar nuk ka pas ndëshkime ndaj Serbisë një shteti të formuar në toka te huaja për interesa të huaja.

Kush u ndëshkua për vrasjen e të rinjve serb në Pejë rasti tani me i njohur ”Panda”? Vetë serbet e pranuan dhe e treguan më urdhër të kujt kishte ndodhë kjo masakër; por nuk ka përgjegjësi.

Tani i terë arsenali i arëve i grumbulluar në Manastir nuk mjafton të arrestohet Popi i këtij Manastiri, që në Manastirin e tij jajën deponuar armë duke filluar nga muaji shkurt i këtij viti, ndërsa ai nuk e ka lajmërua policinë e Kosovës, Eulleksin apo KFORIN.

Gjërat po zhvillohen në kaheje te kundërt të krijimit të paqes. Z. Petar Stano zëdhënës i Z. Borrell dhe Laçak deklarohet së do të priten hetimet përfundimtare pastaj do të merren masa.

Nuk u morën masa as për gjymtimin e dhjetëra pjesëtareve të KFORIT, Policisë së Kosovës gazetarëve shqiptarë dhe shqiptarëve civil që jetojnë në atë pjesë. Kjo ndodh para kamerave ndërsa Serbia nuk ndëshkohet e Kosovës i vihen masa. Kosova është e përcaktuar për orientimin perëndimor përkundër injorimit që misionaret e BE i bëjnë Kosovës.

A është ky lehtësim që i behët Kosovës për dialog?

Me lavdërime të Serbisë që nuk pranon dhe as nuk zbaton asnjë marrëveshje, me dënime të viktimës së saj Kosovës, me përshkrime të zbutura të krimeve serbe edhe gjatë dialogut, me kërkesa që Policia Speciale e Kosovës të largohet nga territori i saj,

Me kërkesë për asociacion të Komunave serbe pa i kthye në shtëpitë e tyre 13,000 shqiptarë të përzënë nga shtëpitë e tyre në vitin 2000 nga këto fshatra (komuna) që tani i quani “ me shumicë serb”, me amnisti të kriminelëve serb, më ndërmjetësim që të mos vriten dhe të lëshohen kriminel që sulmuan PK me datën 24 shtator. Kjo nuk është drejtësi, ky nuk është dialog i lehtësuar. Kjo që po ndodhë është presion mbi viktimën. Kurse pretendojmë të jemi ne Evropën ndërsa Serbia në Botën Ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat