Konfliktet e ngrira po rrezikojnë Paqen në Botë

Opinione

Konfliktet e ngrira po rrezikojnë Paqen në Botë

Nga: Ismail Muçiqi Më: 15 tetor 2023 Në ora: 18:09
Autori Ismail Muçiqi

Kemi shkruar edhe më parë se paqja dhe Siguria Globale po atakohen gjithandej Planetit. Koha po tregon se konfliktet e ngrira të cilat nuk janë zgjidhur si duhet që nga Lufta e Dytë Botërore tani po shpërthejnë me pasoja katastrofale duke pësuar njerëzit e pafajshëm përkatësisht fëmijët, gratë, pleqtë, me një fjalë civilët. Konflikti ndërmjet Izraelit dhe Hamasit që po ndodh tani është një uverturë e kobshme për njerëzimin dhe për të drejtat e njerëzve të pafajshëm të cilat janë të garantuara me ligjet dhe normat ndërkombëtare të organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ultimatumi i Ushtrisë Izraelite për zhvendosjen e popullsisë Palestineze nga Gaza në afate prej 24 orësh është veprim i dënueshëm dhe i rrezikshëm për zgjerimin e luftës në rajonin e Shteteve Arabe. Se me të vërtetë fuqitë e mëdha që nga Lufta e Dytë Botërore bënë mëkate duke i ndarë sferat e interesit duke lënë konflikte të ngrira nuk donë koment. Kjo po shihet edhe këto ditë ndërmjet Palestinës dhe Izraelit ku deri tani u vranë  2200 Palestinezë dhe 1300 Izraelitë.

Ky konflikt përpos viktimave të pafajshme civile po shkakton krizë humanitare, të 1 milionë qytetarëve të Palestinës të cilët kanë ikur nga vendbanimet dhe vatrat e atdheut te tyre për ta shpëtuar kokën nga bombardimet e ushtrisë Izraelite. Kjo luftë po i shkel të drejtat themelore të njeriut. Rrethimi klasikë i Gazës, ndërprerja e furnizimit me ushqim, ujë, rrymë, e derivate të naftës është dëshmi faktike se në këtë konflikt po shkelet e drejta themelore e qytetarëve civil te cilat janë te garantuara edhe me ligjet Ndërkombëtare e të drejtave themelore të njeriut. Nuk ka dilemë se çdo njeri normal i cili e do paqen duhet ta dënojë dhunën dhe terrorizmin kudo që shfaqet në Botë.

Civilizimi duhet të distancohet nga sulmet e Hamasit kundër civilëve Izraelitë, kundër kidnapimit të njerëzve të pafajshëm. Përdorimi i civilëve të pafajshëm si mburojë duke i rrezikuar jetët e njerëzve të pafajshëm është i papranueshëm. Por është e ndershme të themi të vërteten se populli Palestinezë që nga Lufta e Dytë Botërore vuajti shumë duke u sakrifikuar për formimin e shtetit të vetë që është e natyrshme.

Palestinezët janë në token e tyre, në atdheun e tyre. Më thotë mendja se Bota po ndahet në dysh?!. Lufta në Ukrainë kjo ndërmjet Palestinës dhe Izraelit tendencat në destabilizimin e Ballkanit përkatësisht agresioni Serbë në pjesën veriore të Kosovës janë shndërruar në konflikte të ngrira për shkak të papërgjegjësisë të politikës dhe diplomacisë ndërkombëtare të fuqive të mëdha. Sesa është e rëndë dhe e dhimbshme ikja nga luftërat agresive të pushtuesve mesë miri e dine populli i Kosovës i cili në lëkurën e vetë e përjetojë tmerrin dhe gjenocidin nga Serbia para 25 viteve.

Andaj kam frikë se raportet ndërkombëtare ndërmjet shteteve dhe fuqive të mëdha të cilat e kanë të drejtën e vetës në Këshillin e Sigurimit kanë humbur rrugën e arsyes për ta mbajtur ekuilibrin e paqes në Planetin tonë. Tendencat për sferat e interesit e kanë sjell paqen në pikën më të ulët dhe më kritike për njerëzimin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat