Samiti i Procesit të Gënjeshtrave të Edi Ramës

Opinione

Samiti i Procesit të Gënjeshtrave të Edi Ramës

Nga: Gjyla Çeliku Më: 19 tetor 2023 Në ora: 12:18
Autorja Gjyla Çeliku

Edi Rama, Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë e shndërrove në Samiti i Procesit të Gënjeshtrave duke u munduar me të pavërtetat të prezantosh një realitet të rrejshëm përpara Evropës.

Ti harron që Evropa e di më mirë se ti realitetin këtu dhe në Kosovë, sepse kemi ambasadat.

Një fëmijë i vogël nga bota nëse kërkon në rrjete sociale për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe pozita e tyre në shtet, në "google search" i shfaqen disa opsione që shteti na prezanton pakicë neve shqiptarëve këtu dhe "gjuhë zyrtare është gjuha shqipe aty ku janë komuna shqiptare dhe ku ka shqiptarë mbi 20 %", unë po ta them që edhe kjo është gënjeshtër sepse dokumentacioni në gjykata nuk ka gjuhë shqipe, në polici jo, e me radhë.

GJUHA SHQIPE NUK ËSHTË GJUHË ZYRTARE NË NIVEL QËNDROR NË MAQEDONINË E VERIUT Edi Rama, MOS GËNJE për t'i bërë qejfin HEROIT TËND të OPEN BALLKAN-it dhe shpëlarje truri opinionit.

Sot e kësaj dite kemi probleme me ARSIMIMIN SHQIP.

Sot e kësaj dite nuk ka SHKOLLË TË MESME SHQIPE në KONGRESIN E MANASTIRIT.

MOS MANIPULO ME FATIN TONË TË HIDHUR!

LËRE QË NUK NDIHMON, POR EDHE NA DËMTON!

TURP.

Çka duhet të bëjë KOSOVA sipas teje?

Të lejojë terroristët e Serbisë të uzurpojnë tokën e Kosovës dhe të realizohen misionet e juaja?

JO.

Kosova me Qeverinë aktuale vepron ashtu siç i takon për të mbrojtur sovranitetin sepse është SHTET I PAVARUR, apo ke harruar?!

E dhimbshme!

Flasin udhëheqës të shteteve të tjera të Evropës me orë të tëra kundër terrorit serb, ndërsa te ti ndodh e kundërta.

Unë e kuptoj problemin tënd, por ama nëse nuk mundesh të ndihmosh MOS DËMTO, sepse me gënjeshtrat politike ti sinqerisht JE FATKEQËSIA E KOMBIT SHQIPTAR.

Dr. Gjyla Çeliku

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat