Letër publike për Albin Kurtin

Opinione

Letër publike për Albin Kurtin

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 20 tetor 2023 Në ora: 16:30
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Serbia gjenocidale armën më të fuqishme e ka propagandën dezinformuese kundër Kosovës dhe mbarë shqiptarëve.

Serbia gjenocidale dhe eskpansioniste mund të godatet rëndë nëse përgatitet e botohet libri “Gjenocidet shekullore serbe ndaj shqiptarëve autoktonë”, si edhe nëse ky libër shpërndahet sa më parë te ambasadorët në KS të OKB-së, te deputetët në Këshillin e Evropës, te deputetët në Parlamentin e Evropës, dhe kudo tjetër nëpër botë.

Kjo duhet bërë sa më parë për ta demantuar propagandën e Serbinë gjenocidale dhe për ta demantuar shkronjë pas shkronje edhe librin skandaloz dhe fund e krye me rrena e falsifikime të historisë që e botoi Serbia ne vitin 2020 me titull “Gjenocidi shqiptar ndaj serbëve në shekullin e 20-të”

Premiera në Prishtinë e librit me titull “Kosova një histori e shkurtër” e akademikut, gazetarit dhe historianit anglez Noel Malcolm me datë 19 tetor 2023, dhe pjesëmarrja në këtë eveniment e Albin Kurtit-Kryeministër i Kosovës, e Donika Gërvallës-ministre e Jashtme e Kosovës, Hajrulla Çekut-ministër i Kulturës në Kosovë, Mal Berishës-ambasador i Shqipërisë në Kosovë, Akademik Rexhep Ismajlit dhe e Fazli Bunjakut-drejtorit të Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, më entuziazmojnë dhe më japin shpresë se mund të realizohet me sukses edhe botimi i librit “Gjenocidet shekullore serbe ndaj shqiptarève autoktonë”.

Akademik Rexhep Ismajlin e kam pasur shok gjatë studimeve në Beograd, dhe më kujtohet si sot, kur Rexhep Ismajli në vitin 1967 fillimisht si student i fizikës dhe matematikës, pa hezitim vinte me kapuçin e bardhë në kokë në shujtat në restorantin e Qytetit të Studentëve në Beogradin e Ri, e që pas një viti kaloi të studjojë Albanologjinë për të kontribuar më shumë për mbarë kombin shqiptar, gjë që e dëshmoi me kontributin e tij gjuhësor e letrar.

Kryeministri Albin Kurti në evenimentin e premierës së librit dokumentar kushtuar veprës së alademikut, gazetarit dhe historianit anglez Noel Malcolm, tha se, libri “Kosova një histori e shkurtër”, ndihmoi shumë për orientimin e publikut perëndimor, qoftë akademik e politik, në raport me të vërtetën historike për Kosovën. Albin Kurti e vlerësoi lartë kontributin e Sir Noel Malcolm dhe librin e shkruar për Kosovën, pas një hulumtimi intensiv nëpër burime e botime dokumentare në studimet e historiografisë shqiptare dhe historiografisë serbe si edhe nëpër botimet ballkanologjike. Nëpërmjet kësaj vepre, mund të flitet për një linjë të veçantë pikëpamjeje dhe interpretimi racional ndaj historisë së Ballkanit. Ishte nder dhe krenari prania e sotme e Sir Noel Malcolm në Kosovë, i cili e kishte menduar ta shkruante këtë libër për publikun perëndimor,me idenë që të rrëfente dhe sqaronte duke shpjeguar, e të shpjegonte duke dokumentuar dhe argumentuar për Kosovën, e cila ndodhej në prag të luftës. Me mbresat më të mira nga dokumentari për të dhe vlerësimet më të larta për veprat e tij historiografike, Kryeministri Albin Kurti falënderoi Sir Noel Malcolm, duke shtuar se se ai shpesh ua ka sugjeruar këtë libër miqve të tij ndërkombëtarë, por po ashtu edhe aktivistëve e kolegëve në Kosovë”, tha në fund Albin Kurti.

Të rikujtojmë se në frymën patriotike, heroike, liridashëse, në nderim të Azem Bejtës dhe Shote Galicës, të trimave shqiponja kreshnike e sypatrembur, që ua drejtuan tytën e pushkës kriminelëve okupues serbë, dhe në nderim të tërë trimave shqiptarë që luftuan gjatë shekujve dhe e dhanë jetën në mbrojtje të trojeve shqiptare nga Serbia gjenocidale dhe serbët kriminelë.

Ju drejtohem juve Albin Kurti-Kryeminitër i Kosovës, me kërkesën dashamirëse mbarë kombëtare shqiptare që t’i angazhoni bashkëpunëtorët tuaj më të zotë për t’i mobilizuar akademikët dhe historianët tanë në Prishtinë, në Tiranë dhe në tërë trojet dhe diasporën shqiptare.

Për ta përgatitur dhe botuar urgjentisht librin me titull “Gjenocidet shekullore serbe ndaj shqiptarëve autoktonë, si përgjigjje germë për germë ndaj librit skandaloz e mashtrues serb “Gjenocidi shqiptar ndaj serbëve në shekullin e 20-të” (“Shiptarski genocid nad srbima na 20 veku”), i shkruar serbisht dhe anglisht.

Kjo si përgjigje Serbisë gjenocidale, serbëve kriminelë dhe kriminelit Aleksandër Vuçiq, të cilët në vitin 2020, e botuan librin skandaloz, idiotesk dhe tërësisht me gënjeshtra e falsifikime të historisë me titull “Gjenocidi shqiptar ndaj serbëve në shekullin e 20-të”.

Unë asokohe me një letër publike iu drejtova milionerit Behgjet Pacollit, për ta organizuar përgatitjen dhe botimin e librit “Gjenocidet shekullore serbe ndaj shqiptarëve autoktonë”, që do të ishte kontribut tejet i rëndësishëm për Kosovën dhe për mbarë shqiptarët.

Behgjet Pacollit iu drejtova me letër publike edhe kur ishte ministër i Jashtëm i Kosovës, që librin e autores Luljeta Selimi me titull, “Rrëfimet e femrave të dhunuara në Kosovë” të organizonte që të përkthehet në gjuhë të huaja dhe tu dërgohej ambasadorëve në OKB, BE dhe KE, por për fat të keq në të dy rastet hasa në mospërfillje dhe në vesh të shurdhër.

Albin Kurti me bashkëpunëtorët e tij duhet urgjentisht ta organizojnë dhe botojnë librin me titull “Gjenocidet shekullore serbe ndaj shqiptarëve autoktonë”, gjë që nuk qenë të denjë ta bëjnë qeveritë e kaluara, si përgjigje ndaj librit plot gënjeshtra që e botoi Serbia gjenocidale në vitin 2020 dhe që e shpërndau nëpër botë.

Kam bindje të plotë se, botimi i një libri të këtillë në gjuhën shqipe dhe anglishte do të ishte shumë i efektshëm dhe i dobishëm për Kosovën, për të drejtën dhe të vërtetën e saj dhe të mbarë shqiptarëve.

Botimi dhe shpërndarja e këtij libri nëpër botë, përkatësisht dërgimi i këtij libri diplomatëve në OKB, BE dhe KE, do ta kishte efektin më të madh në demaskimin e Serbisë gjenocidale e mashtruese, se sa angazhimi i qindra ambasadorëve tanë nëpër botë.

Kjo për vetë faktin se libri është mjet i fuqishëm dhe i pandalshëm për depërtimin e të vërtetës nëpër botë për Kosovën dhe për trojet shqiptare në përgjithësi.

Libri shëtit dorë më dorë dhe në këtë mënyrë do të përçohet nëpër botë edhe e vërteta për gjenocidet shekullore të Serbisë gjenocidale dhe të serbëve kriminelë ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe në tërë trojet shqiptare.

Ekzistojnë mijëra e mijëra argumente, fakte, dëshmi e fotografi për gjenocidet shekullore serbe ndaj shqiptarëve autoktonë me data dhe ngjarje të pakontestueshme, me çka do t’i përgjigjeshim germë germe, librit të falsifikuar dhe fund e krye me rrena që e botoi Serbia gjenocidale.

Për realizimin e kësaj ideje mendoj duhet të angazhohen Akademia e Shkencave dhe e Kulturës e Kosovës, Akademia e Shkencave dhe e Kulturës e Shqipërisë dhe tërë historianët shqiptarë nga trojet dhe nga diaspora shqiptare.

Përgatitja, botimi, përkthimi në gjuhën angleze dhe shpërndarja e këtij libri nëpër botë, do të ishte grusht i fuqishëm ndaj Serbisë gjenocidale në vazhdimësi, e cila me gënjeshtra dhe falsifikim të historisë po e mashtron botën tashmë edhe për gjenocidin që e kreu në Kosovë në vitet 1998/99, dëshmitarë të të cilit ishim edhe ne gjenerata e sotme.

Serbët në Ballkan erdhën si hordhi të egra malet Karpate dhe me gjenocide shekullore nga më të tmerrshmet i okupuan trojet shqiptare.

Nuk ekziston as edhe një dokument ose dëshmi që tregon se shqiptarët kanë okupuar qoftë edhe një pëllëmbë tokë të huaj, e jo më tokë serbe, sepse tokat dhe vendlindja serbe janë në Karpate, prej nga në Ballkan erdhën si hordhi të egra.

Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij me organizimin, përgatitjen, botimin e librit me titull “Gjenocidet shekullore serbe ndaj shqiptarëve autoktonë” dhe me dërgimin e këtij libri diplomatëve në OKB, dhe deputetëve në Këshillin e Evropës dhe në Parlamentin e Evropës si edhe te dhe burrështetasit e tjerë nëpër botë, do ta nderonin veten, Kosovën dhe tërë kombin shqiptar.

Sepse me këtë libër do t’ia thyenin hundët njëherë e pëgjithmonë për jetë e mot në çdo vend dhe në çdo rast propagandës flliqane, falsifikuese, dezinformuese të Serbsë gjenociale ndaj shqiptarëve që janë kombi më autokton, më fisnik dhe më paqedashës në Ballkan, në Evropë dhe në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat