Abazoviqi i Malit të Zi: Model i Sejdo Bajramoviqit!

Opinione

Abazoviqi i Malit të Zi: Model i Sejdo Bajramoviqit!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 21 tetor 2023 Në ora: 18:10
Ismail Muçiqi

Deri kur shqiptarët do të jenë në shërbim të armiqve të kombit?!. Një nga tradhtarët e këtij shekulli me emrin Driton Abazoviq do të mbetet në faqen e zezë të historisë si emër “një shqiptari me prejardhje nga Ulqini”. Ky palaço i sponsorizuar nga qarqet anti shqiptare përkatësisht nga Kisha Ortodokse Serbe, bashkë me shërbimet inteligjente të Serbisë duke u fshehur pas politikës aktuale i solli dëme të pariparueshme shtetit të Malit të Zi, në krye me ish Presidentin Milo Gjukanoviq.

Ky farë Abazoviqi i cili i thotë vetit se është shqiptar por nuk di të flasë shqip, duke përfaqësuar një mini të ashtuquajtur “parti politike” iu bashkua valles së grupeve nacionaliste serbe në Mal të Zi të cilat udhëhiqen nga Andria Mandiq dhe nga ish kreu i Kishës Ortodokse Radoviq. Bashkimi i këtyre rrymave anti demokratike kundër Malit të Zi duke e rrezikuar Demokracinë në këtë vend përmes protestave dhe demostratave serbe duke shprehur nacionalizmin dhe shovinizmin më ekstrem arritën ta marrin pushtetin në Mal të Zi duke i shkelur vlerat më sublime të demokracisë të këtij vendi.

Driton Abazoviqi ishte ai i cili ju bashkua valles anti Malazeze për ta kthyer pushtetin e Kishës ortodokse në Mal të Zi. Shqiptarët duhet ta dijnë se ishte ai Gjukanoviqi ish Kryetari i Republikës së Malit të Zi i cili e njohi dhe e pranoj Republikën e Kosovës menjëherë pas Shpalljes së Pavarësisë. Gjukanoviqi u rreshtua në krahë të Kosovës në të gjitha proceset që ndodhën në ndërtimin e Republikës së Kosovës.

Pozicioni i Driton Abazoviqit kundër politikës të ish Presidentit Malazez Millo Gjukanoviq dhe partisë së tij bënë që rrymat nacionaliste serbe të udhëhequra bashkë me Kishën Ortodokse të rikthehen, me qëllim të destabilizimit të Malit të Zi dhe duke i realizuar projektet ruso-serbe në Ballkan. Andaj politika e këtij të ashtuquajturit Driton Abazoviq “me prejardhje shqiptare” i përngjan periudhës të vitit 1990 kur Kosovës ju Suprimua Autonomia nga ana e Sllobodan Millosheviqit.

Në atë kohe kur të gjith shqiptarët e bojkotuan shtetin serb mjerisht në skenë doli një Sejdo Bajramoviq vasal i Serbisë i cili u emërua përfaqësues i Kosovës në Beograd nga ana e vetë Millosheviqit. Se deri kur shqiptarët do të vetëdijësohen për t’i demaskuar dhe bojkotuar këto figura (shahu) të cilat punojnë kundër interesave kombëtare, mbetet te shihet. Por më thotë mendja se me këtë mendësi në politikën që po e udhëheqin shqiptarët jam shumë skeptik se do te ndërrojë kahja.

Këta maskarenj të cilët e kanë bërë mishmash politikën ku jetojnë shqiptarët dashtë Zoti që sa më parë të zhduken nga skena politike. Në këtë valle ka hyrë edhe Edi Rama i cili përmes formave më konspirative, përmes diplomacisë po punon kundër Albin Kurtit, Qeverisë së Kosovës dhe kundër interesit të shtetit tonë. Një thënie e popullit antologjike: “Armiku i përdorë spiunët sikur bujku që e përdorë cungin e drurit”. Mbi cungë i shkurton të gjithë drunjtë e kur t’i hargjohen ato më në fund e shkurton dhe e djeg cungun qe i ka shërbyer”. Kështu do të përfundojnë të gjithë ata politikaj apo liderë që i shërbyen dhe po i shërbejnë armiqve të kombit shqiptar gjatë historisë, emri i të cilëve do të mbetet në plehrat dhe në faqen e zezë të kujtesës së popullit.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat