Pesëshja e BE-SHBA në Prishtinë dhe Beograd, u fotografua, bisedoi e asgjë të mirë nuk ofroi!

Opinione

Pesëshja e BE-SHBA në Prishtinë dhe Beograd, u fotografua, bisedoi e asgjë të mirë nuk ofroi!

Nga: Rexhep Torte Më: 22 tetor 2023 Në ora: 14:58
Autori Rexhep Torte

Me Miroslav Lajçakun dhe Gabriel Escobarin të shitur te Serbia, paqen në Kosovë e Ballkan do ta mbulojë stuhia. Serbia ditën po e mashtron dhe e mjel Perëndimin, ndërsa natën në Moskë e Pekin e blen armatimin.

Vizita e Pesëshes së BE-së dhe SHBA-ve në Prishtinë dhe në Beograd, e paralajmëruar me pompozitet, nuk solli asgjë të re për paqen e vërtetë.

Kjo ndryshe mund të pwrshkruhet se erdhëm në Prishtinë dhe në Beograd, u fotografuan, biseduan dhe asgjë të dobishme nuk ofruam!

Kjo vizitë e Pesëshes në Prishtinë dhe në Beograd, e përbërë nga MIroslav Lajçak-BE, Gabriel Escobar-SHBA, Emmanuel Bonne-Francë, Jens Plotner-Gjermani dhe Alessandro Cattaneo-Itali, që u krye më 21 tetor 2021, dëshmoi edhe njëherë se krimineli Aleksandër Vuçiq-Presidenti i Serbisë gjenocidale, krimineli Vladimir Putin-Presidenti i Federatës gjenocidale të Rusisë dhe Xi Jipingu-Presidenti i Kinës, ua kanë futur tmerrin BE-së dhe SHBA-ve.

Moska e Pekini, Serbinë gjenocidale dhe kriminelin Aleksandër Vuçiq i kanë bërë zëdhënës të tyre për të propaganduar e kërcënuar me bubullima e vetëtima artificiale, që i ka tmerruar edhe BE-në edhe SHBA-të, dhe për ta qetësuar këtë politike ekspansioniste serbe-ruse-kineze, dëshirojnë ta bëjnë kurban Kosovën, përkundër faktit se Kosova puro demokratike dhe pro BE, pro SHBA e pro NATO.

Armatosja e Kosovës dhe pranimi i Kosovës në NATO, do të ishin zgjidhja më e mire e racionale për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në Ballkan.

Koha do ta dëshmojë paaftësinë e diplomacisë së BE-së dhe të SHBA-ve, e cila ka ardhur si pasojë e naivitetit, paditurisë dhe korrupsionit milionësh me çka Beogradi, Moska dhe Pekini i kanë futur në dorë këta diplomatë tradhtarë të demokracisë.

Nuk ka si shpjegohet ndryshe qasja pro serbe edhe e kësaj Pesëshe e përbërë nga diplomatë të BE-së dhe SHBA-ve, të cilët edhe gjatë kësaj Vizitë në Prishtinë dhe në Beograd e favorizuan vetëm Serbinë gjenocidale, edhe përkundër faktit se Aleksandër Vuçiq më 27 shkurt nuk e nëshkroi në Bruksel nuk e Planin Franko-Gjerman dhe nuk e nënshkroi as në Ohër këtë plan së bashku me Aneksin e Zbatimit, përkundër gatishmërisë së Kryeministrit Albin Kurti për t’i nënshkruar të dy dokumentet e ofruara.

Krimineli Aleksandër Vuçiq me arrogancë prepotente deklaron se, “Unë nuk kam nënshkruar asgjë, dhe nuk kam asnjë obligim për t’i zbatuar”, që do të thotë se krimineli Aleksandër Vuçiq me këtë qwndrim tregon se Plani Franko-Gjerman dhe Aneksi i Zbatimit për Beogradin përbëjnë vetëm një letër tualeti dhe asgjw më tepër.

Nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve pa njohje reciproke

Është iluzore, jashtë çdo logjike të shëndoshë, është një udhë pa krye të kërkosh normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, pa njohje reciproke ndërmjet Kosovë dhe Serbisë.

Është iluzore, jashtë çdo logjike të shëndoshë të kërkosh deskalim të situatës në Veri të Kosovës, kur tërë bota po e shikon se Serbia gjenocidale është fajtore për të gjitha incidentet e shkaktuara deri sot, e në vend që të sanksionohet Serbia, është sanksionuar Kosova paqedashëse dhe viktimë.

Është iluzore dhe jashtë çdo logjike të shëndoshë të kërkosh nga Kosova, që të ulet e të dialogojë me Serbinë gjenocidale edhe pas agresionit të armatosur terrorist që e organizoi Serbia gjenocidale ekspansioniste më 24 shtator te Manastiri i Banjskës në Zveçan, ku mbeti i vrarë Afrim Bunjaku, rreshteri i policisë së Kosovës, dhe ku u sekuestrua një arsenal marramendës i armatimit që mund të përdorej nga qindra terroristë serbë.

BE dhe SHBA përkundër të gjitha këtyre fakteve e dëshmive, në vend që të angazhohen maksimalisht për ta fajësuar dhe sanksionuar Serbinë gjenocidale, ato kërkojnë normalizim të marrëdhënieve dhe vazhdim të dialogut Kosovë-Serbi, sikur nuk ka ndodhur asgjë, qëndrim që nuk do ta merrnin as edhe fëmijët.

Kjo tregon se diplomacia e BE-së, e SHBA-ve dhe e NATO-s, janë në krizë të thellë profesionale dhe se nevojitet të kryhen ndryshime radikale, duke i shporrur Antony Blinkenin, Derek Colletin, Gabriel Escobarin, Jeffrey Hovenierin, Christophet Hillin, kurse BE-ja t’i shporrën Joseph Borrellin e Miroslav Lajçakun, duke i zëvendësuar me diplomatë të zotë, të pa korruptuar, luftëtarë të vërtetë për demokracinë e mbrojtën e të drejtës e që mundohen për të mirën e BE-së, të SHBA-ve dhe të NATO-s.

Në botë rallë gjen rast të ngjashëm si Serbia gjenocidale, e cila në vend që të sanksionohet e të izolohet, ajo së bashku me kriminelët Aleksandër Vuçq e Ivica Daçiq, bashkëpunëtorë të kriminelit Sllobodan millosheviq po përkëdhelen e lazdrohen.

Serbia gjenocidale e han supën dhe e përmbys kupën e BE-së dhe të SHBA-së

Kjo është shpërfaqje e destruktivitetit, paaftësisë por edhe e tradhtinë së diplomacisë në SHBA dhe në BE.

Serbia gjenocidale siç thotë shprehja filozofike popullore shqiptare “E han supën dhe e përmbys kupën”, që do të thotë se Serbia gjenocidale i shfrytëzon tërë ato përfitime financiare nga BE-ja, SHBA-të dhe NATO, ndërsa nuk po e zbaton asnjë parim strategjik të botës Perëndimore demokratike.

Serbia gjenocidale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq në një simbiozë mashtrimesh dhe premtimesh boshe, ditën i buzëqeshin dhe i dehin me sharmin e saj BE-në, SHBA-në e NATO-n, ndërsa mbrëmjen e kalojnë në Moskë në përqafim të Vladimir Putinit dhe në Pekin në përqafim të Xi Juipingut.

Këtë e dëshmon më së miri vizita zyrtare e Kriminelit Aleksandër Vuçiq në Kinë, në takimin ekonomik-politik ndërkombëtar “Ben and Road”, në kohën kur në Tiranë u mbajt Samiti i Procesit të Berlinit.

Krimineli Aleksandër VUçiq në Kinë u takua edhe më kriminelin Vladimir Putin dhe me presidentin e Kinës Xi Jiping, me ç’rast nënshkroi edhe një sërë marrëveshjesh dy palëshe.

Miroslav Lajçak-emisari i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, pas takimit me Kryeministrin Albin Kurti para mediave deklaroi se, “Kosova dhe Serbia kanë hy në marrëveshje normalizimi, ngjarjet e 24 shtatorit nuk e ndryshojnë këtë. Faktin se Kosova dhe Serbia hynë në marrëveshje për rrugën drejt normalizimit më herët këtë vit.

Kryeministri Albin Kurti ka një përgjegjësi për të bërë progres në normalizimin e relacioneve nëse Kosova dëshiron të bëjë progres drejt BE-së tash duhet të theksojmë nevojën për të lëvizur në themelimin e Asociacionit pa ndonjë vonesë. Pa këtë nuk do të ketë progres të Kosovës në rrugën evropiane”.

O Miroslav Lajçak, o pro serbi dhe i korruptuari, t’i nuk turpërohesh aspak sepse ke gjak serbi e jo ndërgjegje diplomati, prandaj merresh me gjepura të këtilla kundër Kosovës dhe e mban në majë të gjuhës Asociacionin, sepse ashtu dëshirojnë Beogradi, Moska dhe Pekini. Edhe ti, edhe Gabriel Escobari mund të plasni si kripa në prush, por Asociacion serb nuk do të ketë, pa marrë parasysh kërcënimet e t’ua.

Vendosja gishtin kokës mendje prishur dhe të korruptuar dhe mendo se, edhe shqiptarët e kanë pikën e durimit dhe të vlimit, dhe se do të jenë të detyruar të shpërthejnë si vullkani, dhe se edhe shqiptarëve fundja do të gjendet dikush për tu ndihmuar në të drejtën e tyre që ti po mundohesh të shkelwsh me të dyja këmbët!

Mbarë shqiptarët e dine dhe e kuptojnë se, themelimi i Asociacionit serb në Kosovë do të thotë vendosje e kthetrave të Serbisë në Kosovë, do të thotë dobësim dhe shkatërrim të shtetit të Kosovës.

O Miroslav Lajçak, pse nuk po e themelon një Asociacion të serbëve që jetojnë në Sllovakinë tënde, e që janë shumëfish më tepër se sa serbët që jetojnë në Kosovë?!

Pse nuk po e themelon një Asociacion të hungarezëve jetojnë në Sllovakinë tënde, e që janë shumë fish më shumë se sa serbët ne Kosovë?!

“Dialogu s’ka alternativë, sulmi i Banjskës ka ndryshuar shumë gjwra dhe isha shumë qartë që autorët duhet të përballen me pasojat. Dialogu duhet të vazhdojë.BE do të insistojë që të bëjë hetime të plota për ngjarjet në Veri të Kosovës”, deklaroi Lajçak para gazetarëve në Prishtinë

O Miroslav Lajçak, pro serbi dhe i korruptuari, boll me mashtrimet e t’ua se, dialog nuk mund të ketë pa u sanksionuar Serbia gjenocidale për agresionin terrorist që e organizoi në Veri të Kosovës. Njëherë të sanksionohet Serbia e më pastaj të dialogohet, se kështu e lyp karakteri dhe morali njerëzor, i cili të mungon ty, por i mungon edhe Gabriel Escobarit edhe Joseph Borrellit.

Edhe kriminelit Aleksandër Vuçiq i ka ardhur fundi

Krimineli Alekandër Vuçiq, para takimit me Pesëshen e BE-së dhe të SHBA-ve, deklaroi me kukuvajkat e tij se “S’kam fjetur net të tëra, takimi me Pesëshen më i vështiri për mua”.

Ndërsa pas përfundimit të takimit me Pesëshën në Beograd, deklaroi se, “Takimi i vështirë me Pesëshen.Besoj se në periudhën e ardhshme do të gjejmë rrugëdalje nga kriza.Pres takime të rëndësishme në Bruksel në ditët në vijim”.

O Aleksanër Vuçiq krimineli, tërë bota demokratike, e ka kuptuar dhe e din se nuk ke fjetur net të tëra, jo për shkak të takimit me Pesëshen e BE-së e të SHBA-ve, por për shkak të kurvërisë që e bën ditën duke i mashtruar BE-në dhe SHBA-të, duke vjelë financime të majme, ndërsa natën e kalon me Moskën e Pekinin për të blerë armatime, kjo është e vërteta!

O Aleksandër Vuçiq krimineli, më kot e ke sepse rrena i ka këmbët e shkurta dhe se edhe ti të ka ardhur fundi, siç i vjen fundi çdo të keqeje dhe jetës së çdo njeriu, nga kjo nuk ke shpëtim!

Por, duhet ta dish një gjë, se nuk keni për të shpëtuar as ti dhe as Serbia gjenocidale, sepse nuk do tu ndihmojë më as Moska e as Pekini, as Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe dhe as Patriarku i Kishës Ortodokse Ruse, dhe as diplomatët e huaj që i ke blerë me para të majme, sepse mbi të gjithë vendos Zoti i Madhërishëm që është krijuesi i botës tokësore, qiellore dhe ujore, dhe që e din se i ke të përlyera duart gjer në bërryl me gjakun e shqiptarëve autoktonë dhe të pafajshëm, për t’i okupuar trojet shqiptare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat