Lajçak nuk solli plan të ri për Asociacionin, planin e Vuçiqit e paraqet si të BE-së !

Opinione

Lajçak nuk solli plan të ri për Asociacionin, planin e Vuçiqit e paraqet si të BE-së !

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 22 tetor 2023 Në ora: 15:37
Kryeministri Kurti në takim me emisarët Lajçak e Escobar dhe këshilltarët e liderëve shtetërorë të Gjermanisë, Francës e Italisë

Ardhja e pesëshes në Kosovë dhe pastaj edhe në Serbi me qëllim të zhbllokimit të bisedimeve. Në " peshën e madhe" bëjnë pjesë

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar, si dhe përfaqësuesit e liderëve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë - Emanuel Bon, Jens Pletner dhe Françesko Talo .

Pas takimit të tyre me kryeministrin Kurti, qeveria e Kosovës me një njoftim thekson se " Të pesë emisarët ofruan planin e tyre të ri për ecjen përpara, për çfarë Kryeministri shprehu falënderimet dhe vlerësimet e tij”, pra thuhet se kanë plan të ri.

Në fakt s'ka plan të ri, është plani i njëjtë i nënshkruar në Ohër, si aneks i planit franko- gjerman plani i presidentit francez Emanuel Makron dhe kancelarit gjerman Olaf Sholz, sipas tyre është ideal dhe duhet të sjellë stabilitet në Ballkan.

Krejt çfarë po përpiqen pesëshja është të bëjnë presion dhe gjithçka që kanë në dispozicion për ta zbatuar atë plan. Plani dhe ideja e tyre është që të fillojnë të zbatojnë atë që është marrë vesh në Ohër.

Pra, s'ka plan të ri dhe nëse kryeministri Kurti bie në lajthitje të pranojë një plan tanimë të heshtur poshtë më parë ku në qendër është Asociacioni, do të jetë dështimi i madh i tij dhe Kosovës. Disa mundohen të paraqesin plan të ri, disa misterioz e disa të njëjtë, është e sigurt se ky plan nuk përmbush kërkesat e Kosovës.

Vetëm hartimi i planit amerikan të Asociacionit mund të jetë siguri për rendin kushtetues të Kosovës, të tjerat paraqesin rrezik për të tashmen dhe të ardhmen e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat