Kontributi kombëtar i familjeve Azemi nga Sllatina e Epërme-Viti

Opinione

Kontributi kombëtar i familjeve Azemi nga Sllatina e Epërme-Viti

Nga: Sami Arifi Më: 24 tetor 2023 Në ora: 08:07
Sami Arifi

Familjet Azemi nga Sllatina e Epërme, Komuna e Vitisë, dhanë kontribut të pakontestuar për lirinë e atdheut, duke vepruar në fusha të ndryshme përmes punës së tyre profesionale, në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave, mbi të gjitha pa llogaritur asnjë çmin i kontribuan çështjes së kauzës së madhe kombëtare për çlirimin e atdheut nga okupatori shekullor serbo-sllav...

Dënimet nga okupatori serbo-sllav, si dhe nga bashkëpunëtorët e tyre, ishin drakonike për familjet Azemi nga Sllatina e Epërme-Viti.

-Vahedin Shyqeri Azemi (1960), student në vitin e tretë në Fakultetin e Mjekësisë-Stomatologji, i dënuar me 10 (dhjetë) vite burg të rënd.

-Nazim Behxhet Azemi (1949), punëtor i tregtisë, i dënuar me 3 (tre) vite burg të rënd.

-Hilmi Sherif Azemi (1933) mësues, burgoset në vitin 1962 me 2 (dy) vite burgë të rënd në Nish. Hilmiu edhe gjatë vitit 1989 burgoset nga rexhimi serbo-sllav me dy muaj burg të cilët i mbanë për të dytën herë në Gjilan si organizator i grevës së arsimtarëve në mbështetje të grevës së minatorëve të Trepçës.

-Lumnije Sabri Azemi (1963), u arrestua më 16 nëntor 1981, si e mitur nxënëse, posa kishte filluar vitin e katërët drejtimi i biologjisë, u dënua me një vit burg të rënd, Aktgjykimi, Gjykata e Qarkut në Prishtinë, P-nr.65/82 i datës 23 korrik 1982; Aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Kosovës, Ap-kzh-nr.93/83, i datës 16 shtator1983.

-Daut Behxhet Azemi (1954), profesor i Sociologjisë në Qendrën Shkollore të  Mesme të Gjimnait, i dënuar me 10 (dhjetë) muaj burg të rënd. Në përjashtim të Hilmi Sherif Azemit që ishte dënuar më herët në vitin 1962, të gjithë të tjerët u dënuan sipas aktakuzës, “SPISAK-Osudjeni lica nakon neprijatelskih i kontra revolucionarnih demonstracia sa terena opstine Vitine u toku 1981-1982. Godine” . Të dhënat janë siguruar nga Arkivi Shtetëror i Republikës së Kosovës dhe nga i dënuari politik me gjashtë vite burg të rënd, Shyqeri Gjinolli, shënimet janë të marrura nga autori i librit MA. SC. Sami Arifi, “Rrënjët Tona”. Prishtinë,2018. fq. 108,109.

Në Gjykatën e Qarkut të Gjilanit për të akuzuarit është nr. i aktakuzës 45/82, ndërsa në Gjykatën Supreme të Prishtinës, me vendimin e marrë më 23 mars 1983, nr. i aktakuzës është Ap-kzh-nr. 445/82.

Të dënuar për kundërvajtje ishin:

-Muhabi Qahil Azemi (1938), jurist, i dënuar me 60 (gjashtëdhjetë) ditë burg.

-Ismet Mustafë Azemi (1948), i dënuar me 60 (gjashtëdhjetë) ditë burg.

-Përparim Shyqeri Azemi (1962), i dënuar me 60 (gjashtëdhjetë) ditë burg. Të gjithë ishin të dënuar gjatë vitit 1982.

-Përparim Azemi ishte i izoluar për të dytën herë në burgjet e Serbisë më saktësisht 28.03.1989 në Vranjë dhe në Shabac.

-Jahja Azemi-arsimtar i izoluar politik, nga rexhimi okupues serb, për çështje kombëtare. Për kontributin e familjes Azemi më gjerësisht në librin e autorit MA. SC. Sami Arifi, “Rrënjët Tona”, Prishtinë, 2018, fq,108,109.

Sot rinia e familjeve Azemi zotërojnë profesione në fusha të ndryshme të jetës si: në krijimtari, në shkencë, në kulturë me emra të mdhenjë, të njohur në arenën kombëtare, si brenda dhe jashtë Kosovës, ata janë të pandalshëm në dhënjen e të gjitha mundësive që atdheu ynë të afirmohet, atdheu ynë të ec drejt rrugës së ndriçuar të përparimit...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat