Kthimi i Agjencionit Kosovar të Privatizimit në Agjencionin Kosovar të Mirëbesimit

Opinione

Kthimi i Agjencionit Kosovar të Privatizimit në Agjencionin Kosovar të Mirëbesimit

Nga: Prof. Dr. Musa Limani Më: 25 tetor 2023 Në ora: 23:43
Prof. Dr. Musa Limani

Ditë më parë në një treuzë të rrumbullaktë u debatua Koncept Dokumenti për Themelimin e Fondtit Sovran të Reublikës së Kosovës (FSRK), me ç’rast pati zëra pro dhe kundër. Materiali në fjalë, si çdo dokument tjetër, ka anët e veta pozitive dhe negative. Andaj, në këtë drejtim, unë në vazhdim do të jap disa vërejtje kryesore dhe sugjerime të mia profesisonale, që kanë të bëjnë me fushën ekonomike, duke sejellur mendimin tim profesional dhe shkencor, jo për të kritikuar këtë dokument (material), por për të ofruar një vështrim kritik profesional.

Që në fillim do të shtroja pyetjen rreth emërtimit të këtij fondi. Në fakt çka kuptojmë, përkatësisht çka paraqet “Fondi Sovran”, nga aspekti përmbajtësor dhe funksisonal i tij?! Sikur në literaturën profesionale ekonomike, nuk kam hasur që ndonjë fond emërtohet kësisoj. Ndoshta, “unë kam ngelur nga avancimi i shkencave ekonomike bashkëkohore, e nuk po mundem të kuptojë emërtimin e këtij fondi”. Në literaturën profesionale ekonomike kemi emërtime të ndryshme të fondeve, si: Fondi për zhvillim ekonomik, fondi për zhvillim rajonal e lloje të ndryshme të fondeve, por jo edhe Fond Sovran. Emërtimi i fondit, duhet të tregojë edhe destinimin dhe funksionin e tij. Kështu, si është emëruar ky fond nuk kuptohet se cili është destinimi i mjeteve, për cka përdoren ato dhe funksioni i tij.  Fjala “Sovran” nga zhandri popullor në rend të parë kupton pushtetin e popullin, përkatësisht votuesin. Në fushatën zgjedhore gjithnjë thuhet, fituesin e cakton sovrani-votuesi. Kështu, fjala “sovran” kryesisht përdoret në fushën juridike, si: sovraniteti i shtetit, pra në kuptimin mbikqyrja, pushteti etj. Andaj, nga kjo del se emërtimi “Fondi Sovran”, duke pasur parasysh veprimtarin e tij dhe funksionin që synon t’ia jap Qeveria, mendoj se nuk është adekuat, e aq më pak term ekonomik.

Iden për formimin e “Fondit Sovran”, që më parë, te Qeveria aktuale e hasim në dokumentin e saj “Programi i Republikës së Kosovës 2021-2025”, Prishtinë, 2021. Në ketë dokument në pasusin e tretë të parafundit f. 8, thuhet: “Do të angazhohemi për krijimin e Fondit Sovran, i cili do t’i marrë në pronësi asetet strategjike të Republikës së Kosovës, për t’i valorizuar ato, për mundësimin e investimeve të jashtme dhe qasje në tregje të huaja kapitale”. Kur kemi terma ekonomike në gjuhën shqipe, nuk duhet përdorlur terma në gjuhë të huaj, siç është rasti këtu me termin “asetet”. Cka kuptojmë me “asete strategjike”, cilat janë ato?! Në terminologjin ekonoike në gjuhën shëqipe me pasurinë e ndërmarrjeve kuptojmë fondet (fondet kryesore dhe fondet xhiruese). Në kontekst të kësaj duhet potencuar se, me ketë formulim “Fondi Sovran” i jipen kompetenca të mëdha, e që nuk përkojnë me veprimin e ekonomisë së tregut. Së pari, shtrohet pyetja. Si do të funsionojë “Fondi Sovran”, në kushtet e veprimit të ligjeve ekonomike, si dhe në sistemin bankar dhe finaciar të Kosovës?! Së dyti, shtrohet pyetja. Si do t’i valorizojë këto pasuri për investime të jashtme dhe qasjen në tregjet e huaja të kapitalit?! Madej, fondi në fjalë, nuk mund të krijoj kushte për tërheqjen e investimeve të huaja dhe qasjen në tregjet e huja të kapitalit, sepse nuk ka potecial kapitali dhe kompetenca në instrumente të politikës së zbatuar ekonomike. Po ashtu, vetvetiu shtrohet pyetja. Në ”Fondin Svoran”, a mund të barten “asetet strategjike”?! Absurditet i llojit të vet. Siç dihet, “asetet strategike” nuk mund të koncentrohen në një fond, sepse ato janë pasuri e subjekteve (bizneseve) me karakter nacional, me të cilat nuk mund të posedojë ky fond, sepse ato janë pronë e kompanive përkatëse, që shfrytëzojnë lëndë e para vendore, përkatësisht, begatitë natyrore të Kosovës, që janë pasuri kombëtare të cilat shrytëzohen për të mirën e gjithë popullit, pra për zhvillimin ekonomiko-shoqëror të popullatës së Kosovës.

Konkretizimin e idesë për formimin e “Fondit Sovran”, Qeveria e bëri në dokumentin “Koncept Dokumenti për Themelimin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës (FSRK)”, në të cilin në f, 5 thuhet: “ Dokumenti propozon modelet e financimit për themelimin e FSRK, pa ndikime në shpenzimet operative të Qeverisë. Parashihet se me themelimin e FSRK-së si njësi vetëfinancuese, Qeveria në një periudhë afatamesme (2-5 vjet) arrin që të kthejë dhe rrisë profitabilitetin e NP-ve të cilat aktualisht janë barrë buxhetore për vendin, duke i siguruar Qeverisë burim financiar nga dividentat dhe themelimin e një Fondi Rezervë për nevoja emergjente fiskale”.  

Ndërmarrjet publike në Kosovë, kryesisht janë profitabile, por afarizmi jo i mirë i tyre i deritashëm ishte kryesisht nga politika destruktive kadrovike, në kuptimin se me menaxhimin e Bordeve të këtyre ndërmarrjeve nuk janë caktuar profesionalist, por njerëz me kriter partiak, përkatësisht militant partie. Dikur Telelekomi ishte ndër NP më profitabile, e cila Qeverisë për cdo vit i sillte diku rreth 200 milionë euro dividentë. Mirëpo, më vonë për qëllime të caktuara, kjo NP mori te poshtëzën, nga manipulimet e ndryshme, me qëllim që të ulet vlera e saj dhe të blehet nga “matrapazët”. Andaj, nëse edhe më tutje NP menaxhohen nga joprofesionalistët, do të jenë barrë e Qeverisë, sepse Fondi Sovran nuk mund të sigurojë afarizëm efikas (profitabil) pa kuadro profesionale adekuate në këto NP. Madje, thuhet se do të formohet “Fondi Rezervë” për nevoja emergjente. Nuk mund të ketë fond mbi fond. Si do të funksionojë ky fond, i pavarur apo në kuadër të “Fondit Sovran”?

Po në të njëjtën faqe (5) thuhet: “FSRK gjithashtu ndikon në tërheqjen e investimeve nga jashtë si dhe në rritjen e pjesëmarrjes së kapitalit kosovar në tregjet financiare ndërkombëtare”. Cili do të jetë mekanizmi i Fondit Sovran që do të ndikojë në tërheqjen e investimeve nga jashtë? Tërheqja e investimeve direkte të huja dhe diasporës shqitare, kërkon krijimin e kushteve politike dhe ekonomike, të cilat kompetenca nuk i ka ky fond. Me fjalë të tjera, për të tërhequr investimet direkte të huja dhe diasporës shqiptare, nevoitet të krijohen parakushte dhe kushte, sic janë: stabiliteti politik, stabiliteti ekonomik, sigurimi i energjisë elektrike, garancioni i inestimeve, lehtësirat fiskale, lufta e evazionit fiskal-kontrabandës ekonomike, lufta kudër nepotizmit dhe korrupcionit, të cilat mund t’i sigurojë vetëm Qeveria, e në asnjë mënyrë Fondi Sovran. Madje, si mendohet se Fondi Sovran do të rritë pjesëmarrjen e kapitalit kosovar në tregjet financiare ndërkombëtare?! Andaj, për të marrë pjesë në tregjet financiare ndërkombëtare, nevoitet të disponohet me mjete të mëdha financiare (kapital), që nuk e ka ky fond. Prandaj, këto kërkesa, si tërheqja e investimeve të huaja, ashtu dhe rritja e pjesëmarrjes së kapitalit në tregjet financiare ndërkombëtare, janë vetëm dëshira, për mos me thënë deklarata politike, por jo dhe mundësi. Madje, në f. 6 të këtij materiale thuhet: “Qeveria, përkatësisht Ministria e Ekonomisë, të vazhdojë dhe thellojë procesin e ristrukturimit të Ndërmarrjeve Publike, me qëllim të përgatitjes së tyre për transferim në pronësi të FSRK”. Si mendohet që NP të transferohen në pronësi të FSRK?! Në cfarë forme dhe mënyre? Të jenë aksionare e fondit, apo të fuzionohen në këtë fond. Transferi i NP në FSRK, kështu si paraqitet në këtë material,  paraqet koncetimin e kapitalit, menaxhimit dhe pronës së tyre,  nga një qendër, pra nga FS, përkatësisht nga Qeveria. Nuk ka kurrfarë arsye dhe logjike ekonomike e as juridike që NP të kalojnë në pronësi të FSRK. Ato, duhet të veprojnë si NP, që kryejnë shërbime të ndryshme publike me rëndësi për qytetarët, apo të shndërrohen në shoqëri akcionare (SHA). Andaj, sipas asaj që u cek më sipër tentohet që, FSRK të paraqet modelin dhe formën e koncentrimit dhe centralizimit të drejtpërdrejtë nga ekzekutivi (Qeveria). Në kontekst të kësaj duhet potencuar se, Qeveria në ekonominë e tregut nuk duhet ta ket rolin kontrollues, por revidues, sepse në kushtet e veprimit të ekonomisë së tregut, veprimtarinë e tyre afariste ndërmarrjet ekonomike e kryejnë në mënyrë të pavarur në bazë të veprimit të ligjeve ekonomike.

Qeveria, pos që tenton “asetet” e NP t’i bartë në pronësi të FSRK, po të njëjtën gjë do të veprojë edhe me ndërmarrjet në pronësi shoqërore (NSH). Lidhur me këtë në këtë material thuhet: “Nisur nga fakti që FSRK parashihet dhe rekomandohet të marrë pronësi mbi disa nga pronat që janë aktualisht nën menaxhimin e AKP-së, duhet paraparë modelitetet dhe implikimet ligjore që do duhej prekur, ashtu që të mundësohet transferi i aseteve shtetërore aktualisht nën menaxhimin e AKP-së te FSRK”. Siç dihet, AKP-ja sipas ligjit në fuqi ka kompetenca ekskluzive të administrojë të gjitha ndërmarrjet në pronësi shoqërore në territorin e Kosovës. Andaj, për të bërë një gjë të ctillë, së pari, duhet të ndryshohet ligji aktual i AKP-së, që paraqet procedurë mjaft të ndërlikur dhe nuk është e sigurt se mund të bëhët, pasi që AKP-ja është institucion i thmeluar nga Parlamentit dhe për punën dhe veprimtarinë e saj i përgjigjet vetëm atij. Tani shtrohet pyetja. A thua pajtohet Parlamenti që të shuhet AKP-ja pa u kryerë procesi i privatizimit? Mendojë se nuk duhet të pranojë, sepse me këtë rastë do të vihet në pikëpyetje kalimi i fazës së tranzicionit në cilën ende gjendet Kosova. Kështu, shuarja e AKP-së nuk është çështje e Qeverisë, por e Parlamentit.

Pos sfidës së sipër cekur, shuarja e AKP-së dhe barjtja e pasurisë së tyre në pronësi të FSRK nuk mund të bëhet, pos tjerash, për shkak të kërkesave të mëdha të kreditorëve dhe 20,0% që ende nuk iu është paguar një numri të konsidershëm të punëtorëve. Ekzistojnë kërkesa me vlera të mëdha nga palët kreditore në Dhomën e Posacme të Gjykatës Supreme, andaj pa miratimin e këtyre kërkesave, këto mjete që quhen fonde në “mirëbesim”, nuk mund të shfrytëzohen për kurfar qëllimesh, sepse kanë karakter destinues. Kjo me fjalë të tjera do të thotë se, tani për tani Qeveria nuk ka kurrfarë të drejte dhe qasje në këto mjete të AKP-së.  

Themelimi dhe funksionimi i FSRK, do të jete me statusin e personit juridik në formë të shoqërisë akcionare (SHA), ku si pronar të aksioneve 100,0%, do të jenë FS dhe Qeveria e Kosovës. Me kushtetutën e Kosovës NP menaxhohen nga Qeveria dhe janë pronë e saj, por nuk mund të jenë pronë dhe të menaxhohen nga FS, si subjekt ekonomik. Andaj, ligji për themelimin dhe menaxhimin e FS, kushtëzon ndryshimin e një varg ligjesh, bile në disa raste edhe ndryshimin e Kushtetutës.

Problem në vete, paraqitet formimi i kapitalit startues likuid i FSRK. Për këtë qëllim Qeveria parashen tri mundësi kryesore:

 

  • Mundësia e parë, do të ishte që Qeveria të marrë kredi të jashtme, duke vu në hipotekë mjetet e fondit të mirëbesimit të AKP-së. Sic dihet, Qeveria nuk ka qasje (të drejtë) në këto fonde, sepse ato kanë karakter destinues që shërbejnë për realizimin e kërkesave në ankesat e kreditorëve. Realizimi i këtyre kërkesave, përkatësisht kompenzimi material i kreditorëve, do të zgjasë me vite. Andaj, kjo mundësi nuk është e sigurtë dhe si e tillë nuk mund të paraqes mundësi për formimin e kapitalit fillestar të FSRK.
  • Mundësia e dytë, parasheh që Qeveria ti nxjerr në ankand bono të thesarit, të cilat mjete financiare do t’i dedikohen enkas FSRK. Po ashtu edhe kjo mundësi nuk është e sigurtë, sepse nuk ka garancë se këto bono të thesarit do të shiten.
  • Mundësia e tretë, parasheh që Qeveria, përkatësisht Minisrtia e Financave, të krijojë një instrument financiar të njohur si “Kapital Investues i Garantuar”, që do të deponohet në Bankën Qendrore të Kosovës, me ç’rast Qeveria mund ta orientojë Trustin Pensional të Kosovës që një pjesë (të painvestuar) të mjeteve ta investojë në këtë instrumenet, me një normë interesi prej 0,001% në vit. Edhe këtë mundësi Qeveria nuk mund t’a realizoj, sepse mjetet e Trustit kanë karakter destinues dhe janë të deponuara në fonde të ndryshme të tregjeve financiare ndërkombëtare. Madje, edhe po qe se Trusti ka mjete të lira, nuk i jep me kredi me një normë të interesit prej 0,001%, kur mund t’i jap me norma shumë më ta larta. Mendojmë se shumë më e arsyeshme për Qeverinë do të jetë që të krijojë invrastrukturë juridike që mjetet e Trustit t’i kthejë në tregun e kapitalit dhe financiar të Kosovës, duke i deponuar në Bankën Qendrore pa ia ndryshuar destinimin e tyre, sesa të bëjë këso manevrimesh. Me këtë rast do të rritej potenciali kreditor i bankave komerciale, që do të kenë mundësi të akordojnë kredi prodhuese e konsumuese me kushte më të volitshme, dhe në këtë mënyrë do të ndikohej në zhvillimin ekonomiko-shoqëror të Kosovës.

Duke sublimuar mendimin tim në këtë shkrim, publikisht jap opinionin tim profesional për themelimin dhe funksionimin e Fondit Sovran, si dhe ndikimin e tij në zhvillimin ekonomik. Nga ajo që është prezantuar në Koncept dokumentin për themelimin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës, mund të thuhet, më sa vijon:

  • Temelimi i FSRK, nuk ka bazë juridike, e as pak ekonomike, i cili si i tillë nuk krijon efekte funksionale në zhvillimin ekonomik,
  • Qëllimi kryesor i themelimit të FS, ndër të tjera, është shuarja e AKP-së, dhe transferi i pronësive të ndërmarrjeve të pa privatizuara, nëpërmjet këtij fondi të kalojnë në pronësi dhe menaxhim të Qeverisë,
  • Themelimi i FS, po ashtu ka për qëllim që pronësia e ndërmarrjeve publike (NP), nëpërmjet tij të kalojë në pronësi dhe të koncentrohet në një menaxhim unik,
  • Nëpërmjet FS, Qeveria të bëhet pronare e të gjitha aksioneve (100,0%),
  • Të marrë një pjesë të mjeteve financiare të fondit të AKP-së dhe të Trustit etj.

Dhe krejt në fund, nga ajo që u cek më sipër nuk është vështirë të kostatohet se, Qeveria me themelimin e FSRK, ka për qëllim të fundit, që Agjencionin Kosovar të Privatizimit (AKP) ta shndërrojë në FSRK, përkatësisht Agjencion Kosovar të Mirëbesimit (AKM). Me fjalë të tjera kjo do të thotë se, të gjitha “asetet” e ndërmarrjeve shoqërore dhe të ndërmarrjeve publike t’i koncentorojë në Fondin Sovran, që së bashku me te të jetë 100,0% pronar i akcioneve dhe në mënyrë centraliste të menaxhoj me to.

Andaj, Qeveria mos të merret me çështje parciale në fushën ekonomike, por në politikën e saj ekonomike të vejë, më sa vijon:

  • Të hartojë një politikë të zbatuar konsekuente të zhvillimit të përgjithshëm dhe territorial (rajonal),
  • Të bëjë reforma rrënjësore ekonomike, me theks të veçantë në politikën fiskale, të tregtisë së jashtme dhe në politikën kreditore,
  • Të hartojë Strategjinë e zhvillimit afatgjatë ekonomiko-shoqërore të Kosovës etj. etj. 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat