Përse Evropa nuk e do Vuçiqin të “lënduar” në bisedimet e 26 tetorit në Bruksel

Opinione

Përse Evropa nuk e do Vuçiqin të “lënduar” në bisedimet e 26 tetorit në Bruksel

Nga: Hafiz Shala Më: 26 tetor 2023 Në ora: 15:03
Autori Hafiz Shala

Sikur të ishte morali dhe nderi në anën e Evropës kur bëhet fjalë për Serbinë!

Evropa vërtetë po mundohen ta sjell të pa “lënduar” Serbinë politikisht në bisedimet e 26 tetorit ,për mos t’iu nënshtruar kërkesave të drejta të Kryeministrit Kurti se, së pari të ndëshkohet Serbia e pastaj të vazhdohet me bisedime.

Kjo i ka sjellë në siklet përfaqësuesit zyrtarë evropian duke mos pasur shumë zgjidhje sepse 24 shtatori apo më mirë më thënë, Vuçiqi e solli veten në ketë situatë përmes së secilës qëllimisht e organizoi një sulm për invadimin e Dardanisë, tani, edhe më tepër ia ka komplikuar vetës punës në procesin e bisedimeve.

Tani, si mund të bisedohet më një agresor aktiv i cili, me kryeneçësi dhe në mënyrë nënçmuese sillet me Evropën por edhe me Amerikën?

Nëse i shkon me këtë të fundit kur, ne momentet kur po tentohet të arrihet marrëveshja për paqe, Vuçiqi, as 24 orë nuk e mbajti në arrest Millan Radojqiqin të cilin e kishte autorizuar, paguar, ndihmuar me të gjitha mjetet logjistike për ta kryer aktin agresor.

Ai sot sipas disa mediave, përsëri merret më ushtrimet e grupeve tjera terroristo-diverzante të formatit tjetër, me siguri sipas marrëveshjes së Pekinit në takimin më Putin e Xi.

Kjo është nxitje dhe intensifikim i konflikteve në Ballkan, përderisa kriza në Lindjen e Mesme në mes Izraelit dhe Hamasit, jo që po merr kah qetësues por për fat të keq po përkeqësohet sipas toneve në deklaratat e zyrtarëve posaçërisht nga ana e Izraelit nëse Amerika nuk ndërhynë.

E gjithë kjo, po që se Bashkimi Evropian duke përfshirë 27 shtetet, nuk marrin hapa unik e që në rend të parë do të duhej 5 shtetet mos-njohëse të Republikës së Dardanisë si njëra ndër masat shpresë-dhënëse, njohja e menjëhershme si një lloj mase detyruese që edhe Serbia ta bëjë të njëjtën gjë, duke i përmbushur të dyja palët obligimet e parapara nga Marrëveshja e Brukseli dhe dokumenti zbatues i takimit të Ohrit.

Nëse BE vërtetë e ka seriozisht që në Evropë, respektivisht në Ballkan të këtë paqe në botën e trazuar atëherë, duhet të tregohen të vendosur me gjithë dallimet e disa shteteve që kanë orientime anti evropiane e pro ruse, siq është rasti me Serbinë dhe Hungarinë.

Tani në Sllovaki në zgjedhjet e fundit udhëheqësi i sapo-zgjedhur, është me orientim pro rus. Këto shtete ende nuk kanë shprehur dëshirën ta sanksionojnë Rusinë, prandaj ato duhet që më në fund këto shtete të sanksionohen nga Evropa.

Sa i përket draft statutit të çfarëdo organizimi sikur Asociacioni apo sido që të quhet, duhet të jetë në kompetencën e shtetit të Dardanisë e kjo e fundit në koordinim të plotë më Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Prandaj, nuk duhet lejuar që Serbia të këmbëngul duke kushtëzuar formimin e Asociacionit e në anën tjetër i ikë sanksionimit duke zgjatur kohë rreth hetimeve rreth sulmit terroristo -diversante në veri. Investigimi nga bashkësia ndërkombëtare mund të zgjasë me muaj të tërë me qëllim që në një masë, ta inkurajojë Serbinë të tentojë edhe një sulm hakmarrës për vrasjen e tre terroristëve me përmasa më të vogla ose, të nxis “ konflikt” të brendshëm duke inskenuar edhe vrasjen e qytetarëve serbë siç kanë vepruar në rastin Panda për t’i akuzuar shqiptarët për t’u barazuar në tavolinën e bisedimeve.

Deklaratës se serbët e veriut po “terrorizohen” nga Albin Kurti, për fat të keq iu bashkëngjit njëra nga partitë opozitare duke thënë se, “Albin Kurti, më zi ua ka bërë serbëve në veri se Millosheviqi shqiptarëve”.

Merreni me mend, barazim me gjenocid, tani e shihni se ku ka shkuar veprimtaria e Kolonës së 5-të në krye me kryeministrin Shqiptar, Edvin Kristaq Rama.

Hezitimi ndaj ndëshkimit të Serbisë dhe Vuçiqit si përgjegjës për aktin terroristo diverzant të 24 shtatorit e inkurajon atë, në anën tjetër e vështirëson deri në pamundësinë e arritjes së një marrëveshjeje.

Qeveria Kurti ka tregua gatishmërinë për bisedime dhe për zbatimin e marrëveshjeve pa diktatin e prioriteteve nga ana e Serbisë si agresore dhe fajtore që nga lufta 1998/99 që ushtrojë gjenocid, deri te 24 shtatori, me dëshirë që të jetë e fundit.

Prandaj duhet organizimi i brendshëm shtetëror i Dardanisë qoftë edhe çfarëdo lloji të organizimit të serbëve, ani pse ky lloj organizimi qëndron në kuadër të Asociacionit të Komunave të Republikës së Dardanisë, vetëm sipas Kushtetutës.

Sido që të jetë, ish qeveritë kanë hyrë në obligime për të krijuar diçka të tillë por, kjo duhet të krijohet vetqm në kuadër të Kushtetutës së Republikës së Dardanisë ashtu siç janë dakorduar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një çështje është shumë indikative. Ajo rreth statusit të organizatës terroristo-politike Lista serbe e cila, gjoja bëri ndryshime përmes zgjedhjes së kryetarit të ri në petkun e vjetër dhe e pa u intervistuar nga organet e prokurorisë së shtetit për veprimtarin e sajë.

Kjo pasi nënkryetari i saj ishte organizatori kryesor i akteve terroriste dhe pa u marrë në pyetje nënkryetarët tjerë dhe anëtarët pjesëmarrës në sulmet ndaj policëve, mjeteve të informimit e posaqërisht forcave e KFOR-it, duke i zbatuar direktivat e Putinit për të destabilizuar, Dardaninë, Ballkanin dhe Evropën. Andaj, kjo parti politike duhet të kontestohet nga ana Komisionit Qendror Zgjedhor.

Pamjet veriun e Mitrovicës, në institucionet zyrtare me flamuj dhe fotot e Vuçiqit, që, simbolizon mosnjohjen e shtetit të Dardanisë, do të prodhojë probleme shtesë në zbatimin e Kushtetutës dhe ligjeve sikurse, mos pagesa e rrymës, ujit dhe tatimit në pronë dhe biznese dhe posaçërisht, përdorimi i valutës kundrejt asaj të shtetit të Dardanisë, Euro.

Përderisa është në përdorim Dinari i Serbisë, nënkupton se serbet e veriut ashtu siç u deklaruan në procesin zgjedhor të kryetarit të ri duke u zotuar se, gjithçka do të veprohet sipas direktivave apo kërkesave të shtetit të Serbisë.

Pa ua bërë me dije serbëve të veriut se, te jetoni në Dardani e të veproni sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Serbisë, nuk do të lejohet, gjërat do të shkojnë në mënyrë stihike gjithnjë duke e realizuar qëllimin e Serbisë.

Pra qëllimin se përmes serbëve “të terrorizuar” , ta mbajë Republikën e Dardanisë në gjendje dis-funksionale me qëllime të destabilizimit për të përdorur si atu se, nuk do të ketë qetësi pa i dhanë Serbisë diçka e ajo është pjesa veriore.

Kjo ka qenë ëndërr dhe propagandë nacional shoveniste serbe e cila u është instaluar në kokë qytetarëve serbë nga ana e Vuçiqit, se “ Kosova është zemra-Jerusalemi i Serbisë dhe një ditë do të kthehemi”.

Me këtë tezë të rrezikshme fashiste serbe, jep me kuptua se, Republika e Dardanisë do t’i zbatojë ligjet dhe Kushtetutën me çfarëdo pasojave, kurrë qetësi, paqe dhe marrëdhenie të shëndosha ndër etnike nuk do të ketë. Kjo, nënkupton, që paqe afatgjate me Serbinë nuk do të ketë.

Pra, ose shtet ligjor për të gjithë qytetarët pa dallim etnie ose jetë jo normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat