Vajtimet e Grenellit për Thaçin, po e pikëllojnë Ramën !

Opinione

Vajtimet e Grenellit për Thaçin, po e pikëllojnë Ramën !

Nga: Sherif Ramabaja Më: 26 tetor 2023 Në ora: 20:47
Richard Grenell, Hashim Thaci

Në prag të bisedimeve Kosovë – Serbi u organizua edhe një ceremoni në Beograd, mes Grenellit dhe Vuçiqit me kompani.

U shkëmbyen dhurata, puthje, shtrëngim duarsh, zbrazje gotash, ushqime me djathë gomaricash, u thurën elozhe, por u shpreh edhe pikëllim për mungesën e personazhit të preferuar, i cili do ta lartësonte ceremoninë.  

Më vjen keq, iu drejtua Grenell – Vuçiqit, që në bisedime të mungon Thaçi, me të cilin do i përfundonit marrëveshjet e filluara.

Presioni duhet të shtohet mbi Kurtin, vazhdoi Grenell, derisa të arrihet zbatimi i marrëveshjeve të Thaçit. Si duket në këtë rast i përbuzi edhe marrëveshjet dhe ndihmën e Isa Mustafës, sepse edhe ai kishte dhënë kontribut të çmuar në arritjet e tyre, sidomos me Asociacionin.

Sido që të jetë, Vuçiqi e nderoi Grenellin, po tash çështja është se si do të veproi vëllai i tij në Tiranë, Rama.

 Do të ishte e udhës që edhe ai ta ftoj Grenellin, tia dhuroi çelësin e Tiranës, apo ndonjë dhuratë speciale, për kontributin e tij mes Kosovës dhe Serbisë.

Çështja është po ashtu se Rama ndjen obligim që ta lartësoj figurën e Thaçit, si viktimë e Gjykatës Speciale. Pra duke organizuar ceremoni të ngjashme, indirekt do ta luftonte Kurtin, do të mundohej që ta zbehte autoritetin dhe figurën e tij në relacionin ndërkombëtar, sepse në atë kombëtar janë krejtësisht, dy figura tërësisht të ndryshme.

 Njeri e përfaqëson të kaluarën, kurse tjetri të tashmen dhe të ardhmen. I këtij mendimi është piktori. Dhe nëse ai kështu mendon, me këtë duhet të pajtohen të gjithë.

Rama me dekorimin e Grenellit do të tregohej vizionar, sepse me një gjuajtje do të godiste dy caqe: Ish presidenti Trump po e përgadit kthimin e tij dhe me kthimin e tij, Grenell po ashtu do ta merrte rolin e tij të mëparshëm, emisar amerikan për Kosovën dhe Serbinë.

 Piktori po ashtu ishte i disponuar: i pari nga shqiptarët lajmëroi se Kurti e vulosi Asociacionin. Nuk u kuptua se e tallte që spat kah ia mban, apo ishte i lumtur se tash u realizuan synimet e Vuçiqit.

 Nëse organizon pritje për dekorimin e Grenellit, ka arsye që mysafir ta ftoi edhe Vuçiqin, pasi ia arritën qëllimit të përbashkët mbi Asociacionin, pasi edhe vetë ishte hartues i draft statutit.

 Rama tash ka parasysh edhe synime tjera. Në zgjedhjet e më parshme kur kandidonin Hillari Klinton dhe Trump, Rama ia kishte huqë tërësish, duke u vënë në anën e Hilari Klintonit dhe e tallte kandidaturën e Trumpit. Pikërisht për habinë e Ramës, zgjedhjet i kishte fituar Trumpi. Pra ishte një prognozë dështuese e piktorit.

Tash për tash i ka korrigjuar prognozat, me kthimin e Trumpit planet gjeopolitike tërësisht do të ndryshonin: Trump do ia dhuronte Ukrainën Rusisë. Me Putinin do të lidhte aleancë që ta luftonin Kinën, kurse Kosovën do ta ndanin mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Në Lindjen e Mesme po ashtu do ta vazhdonin aleancën, duke i gjunjëzuar palestinezët dhe Iranin.

Prandaj Rendi i Ri Botëror do të funksiononte, sipas logjikës së Trumpit, Putinit Vuçiqit dhe Ramës.

Mars – Rover (Satirë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat