Opozita e quante “antiamerikan” Albini kur refuzonte Asociacionin, tani që e pranoi e quajnë “mashtrues”, qysh me u ra në fije?

Opinione

Opozita e quante “antiamerikan” Albini kur refuzonte Asociacionin, tani që e pranoi e quajnë “mashtrues”, qysh me u ra në fije?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 27 tetor 2023 Në ora: 16:26
Foto ilustrim, takimi i 26 tetorit në Bruksel

Takimi në Bruksel shkoi ashtu siç pritej, Serbia nuk pranon marrëveshje, nuk është e interesuar. Kjo edhe me faj të BE që e ka ledhatuar shumë. Vuçiqi, pas takimi në Bruksel theksoi se nuk mund ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB apo pavarësinë e Kosovës, duke iu referuar nenit7 dhe 10, njërin e refuzon dhe insiston për tjetrin. Insiston në Asociacion, refuzon anëtarësimin në OKB të Kosovës, rrjedhimisht pavarësinë e Kosovës. Në anën tjetër Kosova e ka pranuar Marrëveshjen Bazike të Brukselit të 27 shkurtit 2023 dhe Aneksin Zbatues të Ohrit të 18 marsit 2023.

Sipas Kurtit "ai ishte i gatshëm të nënshkruaj edhe në Bruksel më 27 shkurt 2023 edhe në Ohër më 18 mars 2023, edhe sonte, më 26 tetor 2023, duke theksuar që pikërisht Samiti i Këshillit Evropian në Bruksel është ngjarja e duhur, në vendin e duhur për nënshkrim të Marrëveshjes Bazike, përfshirë edhe draftin e ofruar nga BE-ja dhe ShBA-të për zbatimin e nenit 7 në ndërlidhje të nenit 10 të Marrëveshjes Bazike.

"Kosova, pas zotimit amerikan pranoi marrëveshjen, Serbia është fajtore dhe kjo është e dukshme për të gjithë përveç BE. Kjo e fundit përmes Josef Borrell u mundua të përgjithësonte fajtorin duke bërë përgjegjëse "se palët nuk ishin të gatshme që të pajtohen për Marrëveshjen Bazë, duke shtuar se kishin parakushte".

Nuk është e vërtetë kjo deklaratë, vetëm Serbia kërkoi të hiqet neni për anëtarësim të Kosovës në OKB. Derisa për BE me rëndësi është rehabilitimi i Serbisë duke insistuar në Asociacion, Kosova është treguar shumë bashkëpunuese duke pranuar Asociacionin, bllokuese është Serbia që përkundër agresionit të 24 shtatorit nuk ka reflektuar, përkundrazi vazhdon avazin e tensioneve dhe bllokimit të zgjidhjeve. Problemi është Serbia bashkë me BE që vazhdon të ledhatojë Aleksandër Vuçiqin, pasardhësin e Millosheviqit. Me këtë qasje të BE, s’do të kemi marrëveshje, vetëm vazhdime të dështimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat