Dialogu Serbi-Kosovë dhe Marrëveshja e Asociacionit

Opinione

Dialogu Serbi-Kosovë dhe Marrëveshja e Asociacionit

Nga: Amir Shabani Më: 27 tetor 2023 Në ora: 16:59
Autori Amir Shabani

Për një kohë dukej se problemi i vërtetë i dialogut Kosovë-Serbi ishte krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe, duke u dhënë serbëve të Kosovës më shumë të drejta, por edhe potencialisht një mjet për shtimin e ndikimit serb në Kosovë. Takimi i djeshëm mes ndërmjetësuesve të BE-së, Macron, Meloni, Scholtz dhe Kurti e Vuçiq ka treguar qartë se problemi i ngecjes së dialogut nuk është Asociacioni.

Në fakt, problemi i vërtetë është mosgatishmëria totale e Serbisë për ta njohur Kosovën, në çfarëdo mënyre të mundshme. Asnjë anëtarësim në OKB, asnjë anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe pa njohje të pavarësisë së saj. Kjo mosgatishmëri e Serbisë për ta njohur Kosovën bie ndesh me frymën kryesore të dialogut dhe kundër çdo marrëveshjeje të arritur ndonjëherë mes dy palëve.

BE-ja ende shpreson që disi ta bindë Serbinë që të qëndrojë në dialog, me premtime që në fakt po e dëmtojnë Kosovën dhe pa e njohur kurrë se çfarë ka bërë Serbia në sulmin terrorist të 24 shtatorit. Dje, situata ishte mjaft e qartë: Albin Kurti pranoi të nënshkruajë propozimin e plotë të Asociacionit, ndërsa Vuçiqi ka refuzuar sepse nuk dëshiron t'i japë diçka Kosovës e cila gjë realisht i takon. Përpjekja për të bërë sikur Kosova të ishte pjesa jokonstruktive, nuk do të funksionojë më. Borrell dhe Lajçak kanë dështuar plotësisht në këtë rrugëtim.

Është koha për të ndryshuar qasjen dhe ndërmjetësit, si dhe për të ngrirë fondet e BE-së për Serbinë derisa ajo të mos dëshirojë realisht të normalizojë marrëdhëniet. Sanksionet ndaj Serbisë duhet të vendosen derisa Serbia të mos nënshkruajë realisht një marrëveshje me Kosovën që nënkupton njohje de facto. Kosova ka fatin të ketë një lider të fortë si Kurti, i cili e njeh shumë mirë Serbinë dhe hapat e saj të ardhshëm. BE-ja duhet ta mbështesë atë dhe rrugën demokratike që ka ndërmarrë Kosova, e jo të bëj të kundërtën, siç po e "ledhaton" Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat