Takimi EUKOS-SERUSKIN, e jo Kosovë-Serbi i datës 26.10. 2023 në Bruksel ?!

Opinione

Takimi EUKOS-SERUSKIN, e jo Kosovë-Serbi i datës 26.10. 2023 në Bruksel ?!

Nga: Sabahate Byci Më: 27 tetor 2023 Në ora: 22:03
Autorja: Sabahate Byci

Dje në Belgjikë, në kryqytetin e BE-së, nisur nga ora 14 filloi takimi 1 me 5?!
Mu duk sikurse kur t‘shkon njeri në qebaptoret e Kosovës, enkas në Gjakovë, në vendlindjen time, kur jemi të preokupuar nga uria e duam të hamë diçka shpejtë e shpejtë, e u themi familjarëve:
-„Shko bre qaty en qebaptore, mes prito e blema 1 me 5.“
Don të thot një samun me pesë qyfte.
Ashtu edhe dje në kryqytetin e BE-së Bruksel, konstelacioni i takimit në mes të Rrepublikës sonë Kosovës dhe asaj të Serbisë, i organizuar nga pesëshja;
1. BE
2. ShBA
3. Gjermania
4. Franca
5. Italia,
ishte i karakterit „1 me 5“!

Sipas mendimit tim ky SAMIT, nga shpresa e „bukës festive“ për të shijuar momentet e korrjes së një fitoreje në emër të kontaktit në fjalë, u shndërrua në „ngopje“ urie t‘paparaparë politike dhe për një çast akterët e rastit, me përjashtim të krenarisë së Shtetit tonë shum të çmuar, Kryministrrit të Shtetit tonë Kosovës, Zotriu Albin Kurtit, gjithë të tjerët, të hutuar u „tretën“ në një atmosferë imponuese dezorientuese dhe me buzqeshjet kamufluese s‘u deklaruan aspak! Pse?!
Sepse nuk gjetën ndonjë zgjidhje!
Të gjithë mbetën nën ombrellën e motos, sipas fjalës sonë të urrtë: (në dialekt të vendlindjes sime)
-„Ku ke, kurrkund; sha bone, kurrgjo!“
Të vlerësuarit, lexues të ktij opinionit tim. Vetem fakti që pak kohë para filllimit të ktij takimi, delegacioni i ShBA-së në krye me Ztr. Gabriell Eskobar, i cili vetem e paralajmëroi jopjesëmarrjen e tij në këtë takim, rezultati ishte i paraprogramuar!

Sepse të bësh pakt me këlyshin e Millosheviqit, Aleksandër Vuçiqin është vështirë. Më lehtë është të bëhet pakt me djallin se me serbin.
Në fund dua të them se dje u pa fare mirë se pas 24. 09. 2023, ku na e vranë policin tonë, rreshterin Ztr. Afrim Bunjaku, në mbrojtjen e sovranitetit të Shtetit tonë Kosovës, shpirti i tij gjithmonë u prehtë në qetësinë e Parajsës, dialogu Kosovë Serbi ka marrë totalisht një kahje tjeter, praktikisht ka kaluar në instancë të karakterit superior të fuqive të mëdha botërore.
„Blic-Kontakti“ (gjithmonë sipas meje) ishte në mes të Evropës me Rrepublikën tonë Kosovën nga njëra anë dhe nga ana tjeter ishte pala luftënxitëse Serbia me Rusinë bashkëngjitur, dhe ideologjia e Kinës (kujto vizitën e Vuçiqit në Rusi dhe Kinë!) gjatë Samitit të procesit të Berlinit në Tiranë (në ditëlindjen e E.H.) me 16.10.2023!
Andaj edhe luftimet në Lindjen e Afërt shkaktuar nga grupi Hamas, janë strategji rafinuese e Putin-it të Rusisë për ta çrregulluar botën tërësisht, duke e tërhequr në formë makabër vëmendjen nga lufta e tij e fëlliqtë invazive kundër Ukrainës!
Falë Zotit që në kry të Qeverisë së Shtetit tonë Kosovës, pas pacifistit të madh Zotriut Ibrahim Rugova, e kemi për fat një PACIFIST TJETËR TË SHQUAR - ZOTI E BEKOFTË, kryministrrin tonë Ztr. Albin Kurti.
Rrnoftë Rrepublika jonë Kosova.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat