Atentati ndaj Ukë Bytyqit, atentat mbi lirinë e Kosovës

Opinione

Atentati ndaj Ukë Bytyqit, atentat mbi lirinë e Kosovës

Nga: Fatmir Bajraj Më: 27 tetor 2023 Në ora: 23:21
Fatmir Bajraj

E vranë Ukën, ngase s'mund ta mundnin ndryshe, e vranë kur kuptuan se autoriteti dhe respekti  i Tij ndër qytetarët ishte i pa arritshëm, se vepra e Tij ishte e pakrahasueshme, dhe e gjithë kjo përkthehej në besim e mbështetje qytetare, fakt ky që vriste ëndrrën dhe ambicien e tyre për pushtet !

21 vite më parë, një ditë pas fitorës brilante të zgjedhjëve vendore  të LDK-së në Suharekë, dhe përseritjes së suksesit të Kryetarit të saj, tanimë heroit Ukë Bytyqi, në festën e fitores në Leshan të Suharekës ; n'pabesi, pa hak dhe mizorisht ekzekutohet me atentat  Kryetari i Suharekes, z.Ukë Bytyqi dhe dy shoqëruesit e Tij, nga fallangat e krimit të orkestruara nga ish "Drejtoria Politike" e  "SHP" të UÇK-së, të konvertauara në parti politike dhe si "Krahu i Luftës"!

Atentati i mirë-organizuar kundër  Kryetarit Ukë Bytyqit  me një skenar perfekt, ishte hakmarrje ndaj vullnetit të Sovranit i cili edhe një herë bindshëm dhe fuqishëm i dha votën dhe besimin LDK-së në Suharekë dhe Kryetarit të saj, z.Ukë Bytyqi  !

Akti mizor & makabër, shpërfaqë katërcipërishtë thyerjën dhe zhgënjimin e bandave kriminale të "Krahut të Luftës" të cilat me çdo çmim synonin pushtetin absolut në Kosovën e çliruar, e cila metonte demokratizimin e shoqërisë dhe progresin e vendit drejt vlerave europërendimore dhe veriatlantike.

Ukë Btyqi, ishte përsonalitet dhe figurë poliedrike & shumë dimensionale ; njeri me intelekt të spikatur, mendim të mpreht, guxim të pashoq dhe qendrim të qendrueshëm dhe konsistent, si në fushën e politikës, poashtu edhe në atë të luftës dhe rezistencës me armë kundër pushtuesit shekullor serbo-sllav.

Në aspiratën dhe kauzën e shënjtë të popullit shqiptarë të Dardanisë Antike-Kosovës, për liri dhe të drejta kombëtare, Ukë Bytyqi shquhet në të gjitha etapat kruciale dhe n'përballje me armikun shekullor serbo-sllav, që nga kundërshtimi në ish KSAK i rrënimit të autonomisë së Kosovës, e deri të rezistenca e armatosur duke qenë ushtar dhe komandant i UÇK-së në Suharekë dhe në Zonen e Pashtrikut.

Si rrallë kush tjetër, Heroi Ukë Bytyqi, sfidoj armikun tonë shekullor, serbo-sllav duke qenë pjesë strukturore & organike e levizjes sonë nacionale për liri & pavarësi dhe në të dya krahet e levizjes ; aktive paqësore dhe atë të rezistences së armatosur.

Madje, si institucioanlist i mirëfillët dhe demokrat me bindje, Ukë Bytyqi ishte në themellet e rezistences së të dy krahëve të levizjes sonë për pavarësi, në krye të së ciles ishte Ati themeltar i shtetit të Kosovës, presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova, pra që në ngjizje të tyre, duke patur "fatin" që për shkak të veprimtarisë së Tij të ngjeshur dhe të bujshme, arrestohet nga armiku dhe dënohet me burg.

"Rogneristët" të cilët gjatë luftës kishin eleminuar nga "rruga" ata të cilët i shihnin si kërcnim të pushtetit të tyre "n'ardhje", si bashkëluftetarë, që nga komandanti i gueriles, Zahir Pajaziti e deri të Ministri i luftës, Kolonel Ahmet Krasniqi, tanimë kishin filluar "gjuajtjen e shtrigave", duke orkestruar dhe realizuar vrasjen e kundershtarëve politik, bashkëpunëtorë dhe besnik të Presidentit Rugova dhe të  kauzës sonë nacionale për liri & pavarësi, ndër ta, heroi Ukë Bytyqi !

SHIK-u i "Rognerit", nuk duroi dhe nuk përbiu dot suksesin e Ukës dhe t'LDK-së në zgjedhjet e lira lokale & nacionale në Suharekë, zatën shkaktari i i humbjes së zgjedhjeve për "krahun e luftës", duhej t'merrte përgjigjën e duhur, atë të eleminimit me atentat politik, për çfarë skuadrila ekzekutuese kryente urdhërat me përpikëri posa merrnin identitetin e t'shënjestruarit nga Kapot e krimit ...!

Autoriteti i pakontestueshëm i Ukë Bytyqit në Suharekë dhe gjithë Kosovën, u bë halë në sy e "Rogneristëve", për faktin se, integriteti dhe autoriteti i Tij i padiskutueshëm rrëzonte për tokë shpresën e tyre së për t'gjallë të Tij, mund t'ia marrin pushtetin LDK-së në Suharekë dhe gjithandej n'Kosovë, andaj këtu edhe e ka motivin eleminimi dhe atentati kundër Ukës dhe shumë tjerëve të tillë anë e kënd Dardanisë Antike-Kosovës.

Të kësaj natyre, janë vrasjet politike zingjirore, siq ishte vrasje e Xhemajl Mustafes, Ismet Rracit, Smajl Hajdaraj dhe të tjerë, deria sa "Hunta Rogneriste", mori pushtetin, dhe kjo ndodhi vetëm pas ikjes n'amshim të Presidentit historik, Dr.Ibrahim Rugova !

Vepra e Tij unike jetësore, prej tribuni & atdhetari t'paepur, do t'i bëjë dritë atdheut dhe lirisë së tij, për të qenë kështu udhërrefyes për ne dhe brezat që vijnë, si model-exemplar në vete, se si jetohet, punohet dhe vdiset për komb & atdhe !

Heroi Ukë Bytyqi, do të mbahet mend e kujtohet prore me pietet, nga LDK-ja dhe shteti i Kosovës ndër breza, kontributi dhe vepra e të cilit është në themelet e njerës dhe tjetrës, për çfarë i detyrohemi shumë.

Vendi i heroit Ukë Bytyqi, është n'Panteonin e grave dhe burrave të shquar të Dardanisë Antike-Kosovës.

Të mallkuar qofshin urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e heroit Ukë Bytqi.

Zoti e bekoftë Heroin Ukë Btyqi, dhe shtetin e pavarur të Kosovës për t'cilin Uka jetoj dhe punoj deri në frymën e fundit.

L A V D I !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat