Lëshojmë sovranitet, “përfitojmë” Ballkanin e Hapur

Opinione

Lëshojmë sovranitet, “përfitojmë” Ballkanin e Hapur

Nga: Alban Lauka Më: 28 tetor 2023 Në ora: 10:45
Foto ilustrim

Prej vitesh, ndaj qeverive të Kosovës po ushtrohet trysni nga të gjitha anët që t’a pranojë dhe t’a realizojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Për t’a ëmbëlsuar helmin që duhet të kapërdijnë shqiptarët, ky lëshim sovraniteti paraqitet si pjese e një marrëveshjeje që sjell njohjen de facto nga Serbia. Po çfarë është kjo njohja de facto, dhe a ja vlen të themelohet asociacioni për këtë “njohje”?

Njohja de facto mund të sjellë disa lehtësi praktike në marrëdhëniet me Serbinë, si njohja e diplomave të Kosovës, njohje të dokumenteve shtetërore, ndoshta marrëdhënie dypalëshe pak më zyrtare (sidoqoftë pa njohje të shtetit), etj. Qartësisht, të gjitha këto masa shërbejnë vetëm për intensifikimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Problemi është se për Kosovën, Beogradi nuk mund të jetë qëllim përfundimtar, po vetëm çelësi për të hapur rrugën drejt anëtarësimeve në OKB, NATO dhe BE, që do t’a përmbyllnin procesin juridik të shtetformimit. Ky çelës është njohja de jure, jo de facto. Shtetet që kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës në këto organizata kërkojnë që ajo fillimisht të njihet nga Serbia, pikërisht ajo njohje që nuk do të vijë, me, apo pa asociacion.

Pra, ashtu si Ballkani i Hapur propozonte marrëdhënie me Serbinë si alternativë ndaj anëtarësimit në BE, njohja de facto siguron marrëdhënie me Serbinë në vend të anëtarësimit në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Serbia detyrohet të njohë disa dokumente shtetërore të Kosovës, ndërkohë që nuk bën asnjë lëshim thelbësor për statusin ndërkombëtar të saj.

Nga ana tjetër, Asociacioni ka peshë juridike dhe praktike të pashlyeshme për Kosovën. Paradoksalisht, pa e njohur Kosovën, Serbia e detyron atë të njohë, de jure e de facto, vetëqeverisjen e komunave me shumicë serbe. Në parktikë, Serbia ka pasur deri tani ndikim, ndoshta edhe kontroll, në veri të Kosovës. Asociacioni e përligj këtë kontroll dhe lidh nën zinxhirët e tij edhe komunat me shumicë serbe në jug të Ibrit, që për 15 vjet kanë qenë të mirë-integruara me pjesën tjetër të Kosovës. Në fakt, ky asociacion do të jetë më qartësisht i pranuar dhe i njohur nga Kosova, se sa vetë Kosova nga Serbia.

A ja vlen të lëshohet sovranitet për marrëdhënie me Serbinë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat