Bashkëpunimi në Masakrën e Tivarit dhe bashkëpunimi i sotëm Tiranë-Beograd për “tokën e askujt”, njëlloj terroristë

Opinione

Bashkëpunimi në Masakrën e Tivarit dhe bashkëpunimi i sotëm Tiranë-Beograd për “tokën e askujt”, njëlloj terroristë

Nga: Prof. Dr. Elmas Leci Më: 29 tetor 2023 Në ora: 15:32
Autori Prof. Dr. Elmas Leci, Drejtor Ekzekutiv Instituti i Sigurisë dhe Mbrojtjes Tiranë

Veprimtaritë e do kohëve të fundit të Tiranës zyrtare me regjimin e Vuçiqit, vërtetojnë plotësisht e pa diskutim paralelet historike. Dikur në prill të vitit 1945 ka ndodhur ajo që është quajtur me plot kuptimin e fjalës, Masakra e Tivarit, një bashkëpunim i padiskutueshëm e i mbështetur në të dhënat e dokumentuara historike që do i përmend në vijim.

Edhe tashmë, në kohën tonë moderne, bashkëpunimi i regjimit të Tiranës me atë të Beogradit, desh na bëri hatanë, desh na e mori veriun e Kosovës.

Masakër ndodhi atëherë në prill të vitit 1945, ku me mijëra shqiptarë të Kosovës rezultuan të vrarë në sajë të një organizimi dhe bashkëpunimi të regjimeve të asaj kohe Beograd-Tiranë. Njëlloj, pavarësisht nga përmasat e të vrarëve (mund të kishte ndodhur edhe në shtator të këtij viti, madje edhe më keq po të mos e kishte prerë në mes policia dhe shërbimi inteligjent i Kosovës) planin ogurzi të masakrës terroriste që organizoi për destabilizim Beogradi në Veri.

Nëse atëherë në Masakrën e Tivarit në vitin 1945, serbët vranë qindra shqiptarë, aktualisht u vra vetëm një hero Afrim Bonjaku, por akti ishte i njëjtë, bashkëpunimi i regjimeve të Tiranës dhe Beogradit për "tokën e askujt", por që marrëveshjet e kulusave janë për dorëzimin e veriut të Kosovës-Serbisë, çka tregojnë se prapë për ta shqyer Kosovën, prapë për ta larë në gjak Kosovën si në 78 vjet më parë e në vitet radhazi që nuk po mbarojnë. Po ne shqiptarët ja ku jemi, në këmbë e direk flamuri.

Nuk jemi siç nuk është edhe autori i këtij shkrimi, për mos bashkëpunimin e popujve, synim që përpiqemi ta gjejmë në BE, por jo nga kulisat e bodrumeve dypalëshe aktuale Tiranë-Beograd. Në asnjë mënyrë, nuk vjen qetësia që është djallëzore siç e propagandojnë e programojnë nga bashkëpunimi i Tiranës së sotme zyrtare me Beogradin e sotëm zyrtar.

Historia gjithnjë na mëson dhe Tivari e me dhjetëra ngjarje të atij populli për liri e pavarësi, na tregon madje me lumë gjaku se çfarë ishte bashkëpunimi me sllavët hegjemonistë e historikisht për fatkeqësinë e tyre dhe të Evropës që nuk do ta pranoi, në gjene të klaneve hegjemoniste serbe.

Popuj, mos besoni në drejtues apo "udhëheqës" të tillë fatkeqësisht të Tiranës e Beogradit, që veç të tillë nuk janë, që garojnë e miratojnë harta pa fund e thurin plane fshehurazi se si të shesin trojet e këtij vendi. Mallkuar qofshin ata që i kanë bërë ato poshtërsi e në djall shkofshin edhe këto të tanishmit që projektojnë këto paudhësi. "Tokë e askujt" çjerr pa dashje maskën ogurzezë të autorëve kobzinj. Jemi në të njëjtat valë, me të kaluarën historike.

Zbulohet në arkivat ruse (e kam cilësuar edhe në një opinion të mëparshëm)një dokument që flet më shumë se sa njëqind përbetimet e Enver Hoxhës se i digjej zemra për Kosovën. Dhe më rastin konkret, duhet lexuar nëpër rreshta për të nxjerrë e kuptuar planet e skutave në kurriz të popullit kosovar për "tokën e askujt".

Si toka shqiptare qenka "tokë e askujt"?! Si qenka Veriu i Kosovës qenka "toka e askujt"?! Po ku shqiptar ta pranoj këtë. Ti lemë denglat se "e thashë kështu e ashtu" në këtë apo atë kontekst". Populli thotë se "çfarë ka barku e nxjerr bardhaku". Ia nxori Edi Ramës domethënien e të gjithave çka kurdisur për Veriun ne Vuçiçin e kompani. Edhe Enver Hoxha në një letër që i dërgonte Stalinit në kohën kur sapo vrau Koçi Xoxen, për të hequr nga mustaqja se "vetë nuk ishte shërbëtor i Titos", i thotë se populli kosovar është popull minoritarë". Dikush mund edhe të shprehë tani se "përse edhe kaq nuk e dinte Enver Hoxha"! Pa diskutim që e dinte, si edhe këto të sotmit që e dinë se veriu i Kosovës është shqiptar, por çorba e prishur që kanë gatuar e ngrënë, u a ka prishur stomakun e u a ka verbuar arsyen, sa që të mohojnë historinë e me të edhe atdhetarinë pasi ia kanë shitur shpirtin djallit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat