Si u zhvillua vendi duke u lënë pas-dore?

Opinione

Si u zhvillua vendi duke u lënë pas-dore?

Nga: Arben Kurteshi Më: 29 tetor 2023 Në ora: 17:10
Foto ilustrim

Një gjë është e sigurt, vendi ka shënuar një progres të zhvillimit?

Në të vërtetë, ky zhvillim ka ardhur me një ritëm të ndryshëm, pra me prioritet dhe zhvillim sekondarë, më qartë të themi dukë e lënë pasdore!

Për shumë qytetarë, të ardhurat ende nuk janë të mjaftueshme për të përballur nevojat elementare.

Në fakt, Bruto Produkti Vendorë për banorë po renditet ndër më të ulëtit në kontinentin evropian, edhe pas disa vendeve afrikane.

Kjo na shtyn të pyesim, a është ky lloj zhvillimi që ne vërtetë dëshirojmë? Është e rëndësishme që vendi të bëhet një destinacion i dëshiruar për investitorët potencialë.

Por, kjo nuk do të ndodhë vetëm duke pritur. Nevojiten veprime konkrete për të përmirësuar kushtet ligjore dhe infrastrukturore, të lehta për investitorët, ndryshe ata do të vazhdojnë drejt shteteve ku barrierat ligjore janë më të ulta dhe infrastruktura më e përshtatshme.

Krijimi i një "shtrati ligjorë" i lehtëson rrjedhjen e kapitalit investues drejt vendit tonë dhe mundësohet krijimi i vendeve të reja pune, një nevojë e vërtetë për rininë tonë.

Investitorët globalë lëvizin lirshëm dhe zgjedhin ato vende ku procedurat janë më të thjeshta. Prandaj, nevojiten masa të sakrificës për të bërë vendin tonë më tërheqës për kapitalin investues.

Nëse dëshirojmë të shohim zhvillim ekonomik, duhet të bëjmë këtë qëllim, ideal e vizion primar dhe jo sekondar sikur deri sot!

Shpërblimi i suksesit varet në madhësinë e idealeve dhe vizioneve tona dhe vendosmërisë për t'u përpjekur. Nëse synojmë shumë, duhet të sakrifikojmë shumë. Madhësia e suksesit varet nga madhësia e vizionit, idealit dhe veprimeve tona për ta realizuar atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat