Një letër elektronike dërguar “zotrotes” së tij Edi Rama; O KMiSHER “Kur lufton i kuqi me t‘ kuqin, gjaku ç‘ ngjyrë ka?”

Opinione

Një letër elektronike dërguar “zotrotes” së tij Edi Rama; O KMiSHER “Kur lufton i kuqi me t‘ kuqin, gjaku ç‘ ngjyrë ka?”

Nga: Sabahate Byci Më: 29 tetor 2023 Në ora: 17:41
Autorja Sabahate Byci

Përshëndetje i nderuar z. Edi Rama

Ja reagimi im në lidhje me diskutimin tuaj sot 12. 10. 2023 më poshtë sikurse vijon:

Vetëm sa për mirëkuptim zotëri i vlerësuar Edi.

KFOR natyrisht se nuk është “pushtues“ (kështu citati juaj, nëse nuk është shpifje gazetareske!) por është Forcë Ndihmëse porse nën ombrellën e rrezol Herr utes 16 në 13 të KB të 10 Qershorit 1999! Shiko më poshtë sa për rifreskim të memories suaj z. KMiSHER;

Andaj LËRE Republikën tonë t ‘gjorë Kosovën me Presidenten dhe Kryeministrin (jo Kry-E-ministrin!) që të funksionojnë krejt dhe drejt sikurse janë duke vepruar, sepse nuk është aspak mirë të jesh QINGJI I QARSHISË E DREQI I SHPISË, siç themi ne gjakovarët.

Mos harro z. Edi se politik bërësit janë kalimtarët e kohës dhe se nuk ka MËKAT më të madh në jetë se të përbuzësh drejtësinë dhe ta shkelësh me të dyja këmbët dhe me gjithë qenien të njëjtën, vetëm e vetëm për t‘iu hyr në hatër gjithë politikanëve të huaj dhe për t’ua bërë qejfin më shume atyre se vëllezërve dhe motrave tua të gjakut!

MOS z. E.R. se drejtësia e MËMËATDHEUT do t‘ua thyej qafën të gjithë atyre që e përbuzin ngjyrën e kuqe të Shqiponjës, duke e lënë vetëm dominimin e ngjyrës së zezë të saj!

MOS se drejtësia e MËMËATDHEUT do t’i fusë të gjithë ata që ia mohojnë çdo të drejtë, po që se edhe për pak kohë, jo edhe për shumë, nën „FORCËN E ÇELËSIT“ PUSHTETI I TË CILIT DO T‘ UA MBYLLË PORTËN NGA JASHTË!

Për konsideratën me respekt ju falënderoj.

Znj. Sabahate Byci Gjako-Shqiptare-Gjermane

Ja kjo jam unë Znj. Sabahate Byci

Shkrimtare, Piktore e pavarur, Analiste dhe Publiciste e lirë

12. 10. 2023 e Enjte 14:38 h

GJERMANI 29. 10. 2023

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat