N. Spahiu “këmbëkacel” po pret ngritjen e flamurit të “kombit kosovar” në Beograd!

Opinione

N. Spahiu “këmbëkacel” po pret ngritjen e flamurit të “kombit kosovar” në Beograd!

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 29 tetor 2023 Në ora: 18:41
Autori Prof. Dr. Mehdi Hyseni

-Sepse dihet, si dizajner i tij (ndoshta) do t’i buzëqesh fati, të jetë ambasadori i parë i Kosovës multi-etnike në Beograd, nëse Aleksandër Vuçiq e nënshkruan Marrëveshjen e Ohrit (19 mars 2023), e cila përmban modelin franko-gjerman të njohjes de fakto të Kosovës nga ana e Serbisë.

Sikur në vendet e civilizuara dhe moderne të Evropës Perëndimore, qoftë në Amerikë, në Kanada apo në Australi, të shpërfaqej ndonjë N.Spahi, që me rrenat, me shpifjet, me intrigat, me propagandën antishqiptare dhe antishkencore, me antishkencën e tij ta terrorizonte masën, shkencën, politikën, kulturën etj., sigurisht se do të merreshin masa ligjore dhe kushtetuese, me qëllim të mbrojtjes nga kontaminimi i rrezikshëm i produkteve të tij toksikologjike për shkretimin e florës dhe faunës së njerëzve dhe të ambientit, mbase rrenat, shpifjet dhe mashtrimet e tilla nuk çojnë asnjë hap drejt përparimit të shoqërisë njerëzoe, por vetëm në regres dhe në mjerim tragjik të edukimit dhe të arsimimit të njerëzimit në dimensione botërore.

Në vend se qe 20 vjet (si shkenca, si politika, si ligji, si drejtësia, si dhe mbarë populli) të pezullonte aktivitetin politiko-propagandistik indokrionues dhe infektues të prof. dr. Nexhmedin Spahiut me imponimin e “kombit kosovar” (në vend se të shërbehej me nocionin e saktë “shteti kosovar”, jo “kombi kosovar”), atij i është rezervuar vendi i madh në krye të “oxhakut” të Odës së Burrave, edhe pse në çdo të dytën fjalë rrenë, mashtron dhe manipulon rininë studentore dhe mbarë kombin shqiptar, se “kombi kosovar” kinse “është pronari i shtetit të Kosovës” !?

Vetëm “baba” i “kombit kosovar”, Nexhmedin Spahiu gënjen shqiptarët dhe gjithë botën, se Kosova “ka flamurin kombëtar”, se shqiptarët e Kosovës “janë komb kosovar”, se gjuha shqipe e shqiptarëve të Kosovës, “është gjuha kosovarishte”, se Amerika e ka njohur “kombin kosovar”, se “kombi kosovar” ka “heronjtë e vet”…e broçkulla të tjera, që nuk i ha as “gomari i papa tasit”… etj.

Këtë “tiradë” gënjeshtrash dhe shpifjesh N.Spahiu e provon jo më pak se 20 vjet (2004-2023) me dy libra të publikuara : 1)”Drejt kombit kosovar/2004/ dhe 2) “foshnjëria e kombit kosovar”/2014), si dhe përmes intervistave, ligjërimeve para studentëve, gazetave, portaleve dhe mediave të tjera digjitale të informimit etj.

Ky marketing propagandues antishqiptar është në funksion të asgjësimit të kombit shqiptar dhe të gjuhës shqipe, në kundërshtim me ligjet, me kushtetutën dhe me konventat, rezolutat, deklaratat, protokollet, marrëveshjet për mbrojtjen dhe për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të miratuara nga Kombet e Bashkuara (1945-2023).

Cili është “flamuri kombëtar” i Kosovës ?

Sipas Kushtetutës në fuqi (15 qershor 2008, Kosova nuk ka “flamur kombëtar”, por ka një “flamur shtetëror” (të vizatuar dhe propozuar nga vetë Nexhmedin Spahiu, i cili këtë fakt ia tregoi një TV-je, ku mbahej një panel me të dhe me një bashkëpanelist tjetër), ku thuhet: “1. Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm.”/neni 1/. Ndërkaq, në Nenin 3 të saj, thuhet: “1. Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera, e cila qeveriset në mënyrë demokratike, me respektim të plotë të sundimit të ligjit, përmes institucioneve të veta legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore.”

Pra, juridikisht sipas Kushtetutës në fuqi (2008), Kosova nuk është kombëtar e as nuk ka “flamur kombëtar”, por është demokratik multietnik, dhe se simboli i saj nuk është “flamuri kombëtar” shqiptar, por vetëm flamuri shtetëror ( i sugjeruar paraprakisht nga babai i “kombit kosovar”, Nexhmedin Spahiu. Pohim ky, personal i tij, i bërë para disa ditësh në një panel televiziv në Prishtinë), ku në Nenin 5, Pika 6, thuhet: “1. Flamuri, stema dhe himni janë simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës, të cilat pasqyrojnë karakterin shumetnik të saj.”.-Jo kurrfarë ”kombi kosovar” apo “kombi të Kosovës” !

Po ashtu në Nenin 5, Pika 1., thuhet :” Gjuhë zyrtare në republikën e Kosovës janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe”, jo “gjuha kosovarishte” e “kombit kosovar” të Nexhmedin Spahiut!

Kjo është e vërteta, çfarë e dokumenton Kushtetuta e Republikës së Kosovës (15 qershor 2015), jo sajesat, gënjeshtrat, shpifjet dhe keqinterpretimet injorante antinjerëzore, antikombëtare dhe antishkencore të Nexhemdin Spahiut, cili qe 20 vjet (2004-2023) ndodhet në ballë të “oxhakut” të mediave shqipfolëse në Kosovë, të cilat kanë meritën e veçantë për afrimimin dhe sensibilizimin e “kombit kosovar” dhe të “gjuhës kosovarishte”. Ky fenomen absurd antikombëtar shqiptar, është jo vetëm për kritikë, por edhe penalizim ligjor dhe kushtetues së Republikës së Kosovës, sepse kovaçi i “kombit kosovar”, Nexhmedin Spahiu e ka shkelur në mënyrë flagrante, duke gënjyer misionin e saj ligjor dhe demokratik shtetëror.

Sipas Spahiut, së shpejti në Beograd, do të valojë “flamuri kombëtar i Kosovës”, nëse zbatohet marrëveshja në bazë të planit Franko-Gjerman” , të arritur mes palëve negociuese të Beogradit të Prishtinës, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, e cla parashikon njohjen DE FACTO të Kosovës .

Edhe kësaj here, ashtu sikurse këtu e 20 vjet më parë, N.Spahiu gënjen DHE MASHTRON OPINION E GJERË PUBLIK, sepse në Beograd nuk do të mgrihet kurrfarë “flamuri kombëtar i Kosovës”, por vetëm FLAMURI SHTETËROR MULTIETNIK I EPUBLIKËS SË KOSOVËS !!!

Pavarësisht nga ilustrimi i mëposhtëm me një foto të vitive ’70 të shekullit XX, që DE FACTO simbolizon normalizimin e marrëdhënieve të Gjermanisë Perëndimore dhe asaj Lindore Demakratike, në Beograd, do të ngrihet vetëm flamuri i “KOMBIT KOSOVAR” i autorit Nexhmedin Spahiu, jo i “KOMBIT SHQIPTAR” AS i Shqipërisë Etnike Natyrale.

“Në foto ngritja e flamurit kombëtar gjermano-lindor më 2 maj 1974 në Bon, kur u hap Misioni i Përhershëm Diplomatik i Gjermanisë Lindore në Gjermaninë Perëndimore.” (foto dhe teksti : https://ina-online.net/keshtu-do-te-ngritet-flamuri-kombetar-i-kosoves-ne-beograd-foto/)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat