Pa Skënderbe, nuk ka fe

Opinione

Pa Skënderbe, nuk ka fe

Nga: Sami Shatri Më: 30 tetor 2023 Në ora: 09:46
Tërnava në takim me Gadafin

Z.Kryetar, lexova pak rreshta mbi deklaraten tuaj, si reagim kundër Nismës së një grupi shqiptarësh, që nga Deçani, kanë bërë thirrje të përgjithshme për braktisjen e fesë Islame!

Mendova që në ata pak rreshta Myfti i nderuar do thoshe atë që duhej thënë, pra të vërtetën, se pse tek populli shqiptar është krijuar aq iritim ndaj fesë Islame.

Mjerisht dëgjova krejt diçka tjetër, citoi:

"më dhimbsen ata njerëz, ata janë mbetje të ish sistemit komunist dhe me bindje ateiste-enveriste-staliniste"

I nderuar, do ishte mirë që të kërkosh falje publike para Kombit shqiptar e në veçanti ndaj qytetarëve të Kosovës, për dështimin total të BIK-ut në menaxhimin e besimit që predikoni, sidomos mbas lufte.

Dua t'i numëroi dështimet e BIK-ut si institucion, të cilat e kanë sjell këtë situatë që jemi sot e që do jetë akoma më dëshpruese në të ardhmen.

1. Zoti Ternava, në vazhdimësi keni heshtur ndaj paraqitjeve të orkestruara të imamëve që ju i financoni, mbi njollosjen dhe etiketimin e figurave Kombëtare dhe flamurit Kombëtar, nga paslufta deri më sot.

Secili besim në trojet shqiptare ish dashtë ta kuptoi "PA SKENDERBE, NUK KA FE". Besimet tjera e kanë kuptuar, ju ende. Mos harroni, Gjergj Kastrioti është heroi ynë Kombëtar, heroi i Europës mbarë, ku shteti ynë ka bërë kërkesë për tu antarësuar, heroi i të gjitha rexhimeve në Shqipëri, prej formimit të shtetit shqiptar dhe para tij, heroi i gjithë rilindasve duke përfshirë edhe hoxhallarë!

2. Keni dështuar, asnjë përpjekje rreth njohjeve të shtetit të Kosovës nga shtetet Islamike, shpesh herë i keni arsyetuar me arsyetime banale.

3. Aludoni që keni në menaxhim 90% mysliman dhe nuk njiheni nga 90% e shteteve muslimane, e pakuptueshme dhe absurde.

4. I quani mbetje komuniste Nismëtarët e një iniciative qytetare që prej mllefit e kanë bërë këtë veprim dhe harroni të tregoni që në kohën e ati rexhimi askush s'ju ka prekë as qimen e flokut. Shikoje foton poshtë, Haxhi Tita me hoxhallarë, mu duk se nuk ishe t'i aty, por kolegët tuaj, vëllezër myslim, krah për krah me kryetarin e Jugo-sllavisë, Josip Broz Tito, të buzëqeshur, sikur disa tjerë ma poshtë me djalin e Sheshelit, Vuçiq.

Dua të kujtoi se në kohën Rankoviq-Haxhi Tito, haxhitë niseshin nga Beogradi, së pari shefat e UDB-së u mbanin një ligjerat dhe pastaj fluturonin në Mekë ku i shoqëronin poashtu shefat Udbash.

5. Nuk u kemi dëgjuar asnjëherë që të dilni dhe të deklaroheni për shkuarjen e të rinjëve në luftërat e pakuptimta në vendet e huaja, sidomos në Siri.

6. Po këta imam në foto, na trego, a janë vëllezërit tanë si Radovani i mulla Shefqetit, më duket disa prej tyre kanë deklaruar se "Kosova është djep i Serbisë", a jeni distancuar ndonjëherë si BIK, apo me të njejtit shkëmbeni urime për Bajram e Ramazan.

7. Në një tubim për konfliktin Izrael-Palestinë ketu nè Prishtinè, u dëgjuan fyerje ndaj Izraelit (është normale protesta për thirrje për paqë, e përkrahi edhe unë) por jo të bëhet thirrje "poshtë Izraeli" kur e din shumë mirë që njer'zit e Izraelit ta kanë formuar këtë copë shtet që e kemi. Palestina gjithmonë ka qenë dhe është në anën e Serbisë, edhe atëherë kur në Kosovë janë vrarë barbarisht mbi 2000 fëmijë. BIK-u me sa e di, nuk reagoi!

8. Ndoshta keni harruar se Kosova ka bërë kërkesë për BE dhe jo për ndonjë bashkësi Arabe, sepse ata edhe ashtu, për vehte i kanë punët "buxhuk" !

9. Keni harruar se për ta çliruar Kosovën e vogël kanë marrë pjesë mbi 725 aeroplanë Amerikanë, asnjë arab!

10. Pse i frigoheni aq shumë formulës së shenjtë "FEJA E SHQIPTARIT-SHQIPTARIA" ky besim, është besimi i një populli ma të vjetër në planet i cili kurrë nuk ka pushtuar anjë popull, andaj është besimi i ZOTIT (kjo është duke u dëshmuar nga shkencëtar të huaj, ditaditës.

Pra i nderuar Myfti, këto janë vetëm disa arësye që populli nuk ju don dhe pret diçka ma të arsyeshme dhe më Atdhetare. Duhet të ndërroni çasje, nëse mendoni të mbijetoni edhe ndonjë ditë.

Mos keni frigë, nuk do ju lëmë pa punë, por së pari duhet ta ndiqni një trajnim për Historinë e popullit shqiptar, sepse ati duhet t'i shërbeni. Nuk na duhet asgjë historia e Shamit, së pari duhet tu mësojmë fëmijëve historinë e Krujës, Prekazti, Vlorës së Pavarësis e historinë e pjesëve të pushtuara si Qamëria e Tèrnava jote, atje në tokat e Toplicës, kur dikur ishte zemra e Shqipëris (t'i ish dasht t'i mësosh këto gjëra nga historiani i njohur M.Tërnava).

Edhe diçka për fund, Myfti i nderuar, ju kujtoi:

Derisa në këtë botë të ketë Kombe, ne do mbetemi shqiptar, kemi lind shqiptar, jetojmë dhe do vdesim si shqiptar, andaj ju lus, lutjet e fundit te varri, shqiptarit t'ja bëni vetëm shqip, asnjë fjalë të huaj, kështu na njeh ZOTI I MADH, sepse të tillë na ka falë!

Në zyren tuaj, do ishte dasht patjetër tè duket, figura e Skenderbeut, e dini mirë, ai përfaqëson të gjitha besimet, sepse vetë jeta e tij i përjetoi të gjitha, ashtu si populli fatkeç i tij!

Fal me shnet nga një Shatër (që t'i i njeh mirë) i nderuar, Myfti Naim TERNAVA, kryetar i BIK-ut.

Prishtinë, 28 tetor, 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat