Zoti kurrë nuk ka thënë

Opinione

Zoti kurrë nuk ka thënë

Nga: Agron Bani Më: 30 tetor 2023 Në ora: 11:50
Foto ilustrim

Ne luftuam armiqtë tanë duke e mbrojtur gjuhën tonë traditën tonë kombin tonë.

Kurse disa hoxhallarë – kontribuojnë për shkombëtarizimin e shqiptarëve duke preferuar traditat islame në jetën e përditshme dhe në mënyrën e zhvillimit kulturor, social dhe duke e shndërrua traditën shqiptare në traditë islamiste.

Si është e mundur që Zoti, këtë fjalë shqipe që e përdoren shqiptarët të parët në botë, që kur filluan besimin njerëzimi, ta harrojnë dhe të përdorin fjalët e huaja ( allah) dhe ta zëvendësojnë fjalën ma të bukur dhe ma te shenjt në botë - fjalën Zoti Ynë.

Çka kërkon allahu në shqiptari kur e kemi Zotin tonë dhe i lutemi në gjuhen më të bukur në botë..

Pse duhemi të vishemi ne me stilin arabë kur kemi veshjen tradicionale ma të bukur në botë.

Zoti kurrë nuk ka thënë të mbulohen gratë shqiptare – rasa më e bukur në botë.

Zoti kurrë nuk ka thënë me u lutë në gjuhën arabe se kemi shqipen ne.

Zoti kurrë nuk ka thënë të harrohet tradita e të parëve tanë e të zëvendësohet me traditën arabe.

Zoti kurrë nuk ka thënë ….

A e dinë këtë (disa) hoxhallarë, shehlerë dhe te tjerët se kombi ynë nuk ka asgjë të përbashkët me arabët?!

Disa hoxhallarë, shehlerët dhe te tjerët kanë vetëm interesa materiale dhe disa janë në shërbim te islamit ekstrem, e kundër interesave te shqiptareve.

Për korrupsionin flasin të gjitha partitë politike dhe organizatat më të vogla me 5 të punësuar kurse BIK-u heshtë.

BIK-u të na tregojnë sa para kanë marrë hoxhallarët, shehlerët nga arabët dhe të tjerët për të mbaruar me qindra xhamia dhe të cilat sot nuk përdoren për asgjë dhe prapë të pa ngopur për para ndërtojnë xhamia. Për kënd i mbarojnë ato xhamia?! Pse nuk flet BIK-u për këto probleme të korrupsionit.

Feja jonë islame bashkëvepron me traditën tonë shqiptare e jo me traditën arabe.

Andaj feja jone është fe e moderuar islame-evropiane e cila duhet të respektohet e tillë e kursesi me traditen arabe.

Feja islame shqiptare duhet të jetë fe në vete dhe si e tillë duhet të respektohet dhe të zhvillohet në traditën e vjetër shqiptare.

Zoti i myslimanëve nuk di shqip! Ata ( disa shtete arabe Irani etj.) në emër të allahut i mallkojnë shqiptarët popullin më të vjetër në evropë. Ata me emrin e allahut bëhen bashkëpunëtorë të armiqve tanë të cilët luten çdo ditë t’i largojnë nga toka dardane.

O Zot shpëtona prej armiqve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat