Çfarë fshihet pas bastisjes nga Specialja në shtëpinë e njeriut të besuar të Thaçit, ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj?

Opinione

Çfarë fshihet pas bastisjes nga Specialja në shtëpinë e njeriut të besuar të Thaçit, ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 31 tetor 2023 Në ora: 08:08
Hashim Thaçi

Herë pas here Gjykata Speciale vazhdon operacionet e bastisjeve në vende të ndryshme në Kosovë. Gjatë ditës së djeshme, ka ndodhur një operacion i ndërmarrë nga Gjykata Speciale, që është realizuar në Prishtinë, ku tashmë janë kryer bastisjet.

Bastisjet u realizuan në shtëpitë e ish shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj dhe ish këshilltarit të Hashim Thaçit, z.Blerim Shala. Thuhet se janë sekuestruar prova të ndryshme, duke përfshirë dokumente dhe telefona.

Natyrisht se ky rast lidhet me procesin ndaj Thaçit dhe të tjerëve. Bashkim Smakaj mund të jetë i arrestuari i radhës nga Specialja nëse konfirmohen dyshimet se lidhet me dyshimet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Dyshimet mund të jenë të bazuara kur dihet se më 4 shkurt të vitit 2009, Bashkim Smakaj ishte emëruar drejtori i parë i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI). Në këtë detyrë kishte ardhur me “aminin” e Hashim Thaçit, atëherë kryeministër i Kosovës. AKI nën udhëheqjen gjashtë vjeçare të tij ka qenë e mbushur me shumë skandale, por kjo nuk e ka penguar rrugëtimin e tij në njërin nga institucionet më të rëndësishme të vendit.

Pasi ish kryeminstri Mustafa i kishte kërkuar të ofronte dorëheqje nën arsyetimin se "i pari i Qeverisë së Kosovës do të fillojë spastrimin e agjencionit shtetëror të inteligjencës nga elemente të dyshimta", dhe mirë kishte vepruar Isa. Mirëpo, Thaçi nuk e la pa punë mikun e tij të cilin e emëroi këshilltar politik në kabinitin e tij. Duhet të ketë diçka të fortë mes Thaçit dhe Smakajt, e sa është apo jo i përfshirë në vepra lidhur me gjykimin ndaj Thaçit mbete për t’u vërtetuar nga Specialja. Mbase, z. Smakaj ia ka kthyer borxhin mikut të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat