Kodet e dyfishta ose kodet amorale të politikës dhe diplomacisë ruse në Lindjen e Mesme dhe gjithandej

Opinione

Kodet e dyfishta ose kodet amorale të politikës dhe diplomacisë ruse në Lindjen e Mesme dhe gjithandej

Nga: Agron Shabani Më: 31 tetor 2023 Në ora: 13:09
Autori Agron Shabani

Pa dashur të lëshohem në çështje ose teori të ndryshme të konspiracionit dhe de konspiracionit: Presidenti, i Rusisë, Vladimir Putin, gjegjësisht, politika dhe diplomacia ruse, sipas traditës së njohur sllavo-bizantine, vazhdojnë të lozin me letrat ose "kodet" e dyfishta dhe amorale edhe në luftën ose konfliktin e përgjakshëm në" mes Hamasit dhe Izraelit . Duke i ndihmuar ose mbështetur ushtarakisht, politikisht, si dhe në forma të tjera, të dyja palët.: Edhe izraelitët, edhe palestinezet ose botën arabe (myslimane) në rajon.

Se këndejmi, Izraeli, i takon kampit (bllokut) të shtet të rreshtuara kundër embargos së SHBA-së ose Perëndimit ndaj Rusisë për shkak të luftës së saj imperiale, gjakatare dhe apokaliptike në Ukrainë, i cili që në krye të herës është rreshtuar përkrah Rusisë dhe luftës së saj shkatërritmtare dhe apokaliptike kundër Ukrainës së bashku me Iranin, Kinën, Korenë e Veriut, shtetet e Amerikës Latine, Afrikës etj.

Ndaj, Hamasi dhe Palestina, janë tërësisht vetëm në luftën e tyre kundër Izraelit.

Rusia dhe Izraeli janë edhe "aleatw sekret" ne Siri kundwr Hamasit dhe Hedzbollahut etj.

E tërë kjo në saje të projekteve dhe planimetrive të thella ose dubioze të "shtetit të thellë ose dubioz".etj....

Pjesë e "shtetit të thellë" ose dubioz, thonë se është edhe lufta e Rusisë kundër Ukrainës dhe kështu me radhë.

Një digresion:

Siç dihet, edhe përkundër sondazheve dhe epërsisë absolute të kandidates demokrate, Prof. Dr. Hillary Rodham Clinton në zgjedhjet presidenciale të vitit 2O14 në SHBA-s: Në saje të të ashquajturit "shtetit të thellë" ose ".dubioz" ( të quajtur 'shtet mbi shtetin' ) në kuader të të cilit thuhet se ndodhën të përfshirë ose inkorporuar njerëzit me të pasur të SHBA-s dhe planetit së bashku me oligarkët ose multimilarderët rusë të Kremlinit etj., të cilët thuhet se i kanë nën kontroll ose dispozicion total nga 7OOO -deri në 7O. OOO miliard euro ose dollar amerikan së bashku me rezervat e arit, xhevahireve, rubinëve, safirëve ose diamanteve dhe kapitalit botërorë, duke i dirigjuar dhe menaxhuar luftërat ose konfliktet e ndryshme gjithandej globit,: ndikojnë ne zgjedhjet (zgjidhjet) ose emërimet e presidentëve, kryeministrave, pushteteve ose qeverive të ndryshme gjithandej globit etj.

Kështu që edhe President i SHBA-së asokohe u zgjodh multimilioneri ose miliarderi i njohur amerikan, Donald Trump, si kandidat i Partisë Republikane. Pse (përse) ndodhi kjo?

Kjo ndodhi, sepse Hillary Rodham Clinton shihej si ithtarë e kursit të rreptë ndaj Rusisë dhe Presidentit të saj Vlladimir Putin në përpjekjet e ty militariste, hegjemonistë, ekspansionistë, koloniale dhe imperialiste në kohëra dhe hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale.

Ndërkaq, Donald Trump shihej si njeri i Rusisë ose, bashkëpunëtor i ngushtë bisnesor dhe afarist i oligarkëve ose multimiliardërëve të Kremlinit, i cili iu nevojitej kushteve, rrethanave dhe raporteve të atëhershme (edhe të sotme mbase) koniukturale, nomenklaturave, manifakturave dhe të tjera të "shtetit të thellë" ose dubioz. E sidomos forcave ose qarqeve të ndryshme centrifugale dhe centripetale që kishim për qëllim "varrosjen" e karrierës politike të Prof. Dr. Hillary Rodham Clinton, dhe mundësisht edhe të Kancelares së asokohshme tw Gjermanisë, Dr. Angela Merkel, me anë të luftërave të ndryshme kabinetike, tregtare, ekonomike etj. Kjo për faktin se znj. Merkel ishte rreshtuar ose pozicionuar ne anen znj. Clinton dhe qëndrim të saj të fortë ndaj kursit të mesipërm imperial, kolonialist, militarist, hegjemonist dhe ekspansionit të Rusisë së Putinit etj.

Ndonëse, rusët (Rusia) thuhet se iu ndihmuan izraeliteve (me 1917, 1918, 1919 etj.-)në ngritjen dhe themelimin e shtetit te Izraelit, ashtu siç iu ndihmuan masonët ose lobistet e fuqishëm izraelit rusëve gjate reviolucionit te tetorit (1918) etj...ne ngritjen ose themelimin e ish BRSS-s dhe perandorisë ruso-sovjetike.

Ne këtë prizem duhet pare dhe kuptuar edhe ndryshimin radikal te kursit te politikes gjermane ne favor te Izraelit dhe luftës se tyre kundër Hamasit ne Gaza etj.

Pak histori ushtarake dhe politike nga e kaluara....

Me 8 janar të vitit 1918, Presidenti Wilson do ia prezantonte Kongresit dhe Senatit Amerikan 'plan-programin' e tij (prej 14 pikash) mbi paqen dhe sigurinë botërore pas përfundimit të LPB. Duke i përfshirë këtu edhe vendimet e njohura (urbi et orbi ose ultima ratio) të "Antantës së Madhe" -kundër Gjermanisë në "Traktatin e Versajës" (me 1918-1919) dhe të ngjashme, të cilat nuk do i ratifikonte asokohe Kongresi Amerikan, me anë të nënshkrimit të "marrëveshjes separatë" me Gjermaninë në vitin 1921, si përgjigje ose reagim indiskret ose insubordinues ndaj vendimeve të mësipërme.

Gjatë asaj periudhe, gjegjësisht gjatë "viteve të njëzeta" të njohura si "të njëzetat e arta (golden twentis)" të shekullit të kaluar, në kuadër të "neutralitetit dhe prosperitetit të pasluftës": SHBA-s- nën mandatin e presidentëve republikan, Harding (1921-1923) dhe Coolding (1923-1929)- do zbatonin një "politikë tradicionale, neutrale dhe izolacioniste" në raport me të tjerët.

Ndonëse, dikur me vonë do të rishfaqet Organizata ose Klani i njohur "Ku Klux Klan" së bashku me të "Premten e zezë" në Bursën (Berzën) e New Yorkut me 1929, si dhe shumë ngjarje dhe zhvillime të tjera turbulente, dramatike dhe tektonike në SHBA-s dhe gjithandej globit. (lexo krizën dhe recesionin e madh botëror në tetor të vitit 1929).

Presidenti Hoover (1929-1933) në formë moratoriumi, do e shpaloste planin e pagesës së borxheve ose reparacioneve luftarake të shteteve të ndryshme evropiane ndaj SHBA-s etj.

Ndërkaq, për t´i shmangur kolapsin dhe katastrofën e thellë ekonomike, qeveria gjermane atëbotë ishte e detyruar të ndërpriste "rezistencën" e njohur ekonomike, politike, sindikaliste etj.

Duke vazhduar kështu me pagesën e rregullt të borxheve ose reparacioneve të parapara luftarake ndaj "Antantës së Madhe" dhe të ngjashme.

Si rezultat i saj, qeveria gjermane (nën Gustav Stresemann) kishte arritur që te zbuste inflacionin dhe të stabilizonte valutën e saj nacionale.

Mirëpo, edhe përkundër kësaj, e djathta ekstreme në Gjermani, atëbotë krizën dhe pakënaqësitë e shumta në vend i kishin shfrytëzuar për një luftë të pa kompromis për pushtet-kundër Qeverisë së atëhershme gjermane. Forcat e reja konservatore dhe djathtiste dhe paria e vogël nacionalsocialiste nën Adolf Hitlerin, më 8 dhe 9 nëntor të vitit 1923, do e organizonin një puç ose grushtshtet të vogël ushtarak në Munih (München), të cilin qeveria e atëhershme e Bavarisë në bashkëpunim me forcat e armatosura do e shuanin ose ngulfasnin me forcë. Duke e shuar në këtë mënyre aktivitetin e lëvizjes së atëhershme nacionalsocialiste për disa kohë ose vite me radhë.

Amerikanet dhe britaniket në ndërkohë do dilnin hapur me planin e njohur të ‘Dawesit’ në vitin 1924, sipas të cilit Gjermanisë do t'i ipeshin kredi dhe beneficione të tjera me qëllim të stabilizimit të valutës dhe ekonomisë së saj.

Aty ishin edhe "Traktati i Locarnos" me 1925- mbi njohjen e kufijve të Francës nga ana e Gjermanisë së bashku me "Marrëveshjen e Rapalit" me 1922 në mes Gjermanisë dhe ish Bashkimit Sovjetit (BRSS), "Planin e Youngut" në "Konferencën e Gjenevës" me 1929 etj.

E çliruar një trohë nga kriza e rëndë dhe nga ngarkesat e shumta ekonomike dhe ushtarake ndaj Antantës, Gjermania atëbotë në mënyrë të rregullt do vazhdonte t’i paguante borxhet ose reparacionet e saj luftarake.


Ndërkohë që po në vitin 1924 edhe trupat (okupatore) franceze do të tërhiqeshin nga Krahina e Ruhrit.

...Dhe kur në vjeshtën e vitit 1929, gjithçka fliste për një zhvillim të përgjithshëm paqësor dhe demokratik në kontinentin e vjetër etj. Si papritur, apo si një re e zezë, në botë do të ndodhte recesioni ose kriza e madhe ekonomike! Duke nënkuptuar këtu të ’Premten e Zezë’ në Bursën e New Yorkut më 25 tetor 1929 dhe fillimin e krizës botërore e cila Gjermanisë asokohe do i sillte fatkeqësi dhe probleme të shumta. Kjo në radhë të parë për faktin se industria dhe ekonomia e përgjithshme gjermane ishin të varura dhe ndikuara nga investimet dhe kapitali i huaj. Kryesisht nga investimet ose kapitali i njohur amerikan.

Ndaj, mu për këtë, kriza dhe thyerja e atëhershme e Bursës së New Yorkut, në Gjermani kishin shkaktuar inflacionin dhe papunësinë e lartë. Duke iu kontribuar në këtë mënyrë krizave të mëvonshme politike dhe ekonomike, që për shkak të një demokracie të pa konsoliduar dhe tepër fragjile në vitet e tridhjeta, do thelloheshin vazhdimisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat