Nëse do paqe, përgatitu për luftë (Si vis pacem, para bellum) shprehje latine

Opinione

Nëse do paqe, përgatitu për luftë (Si vis pacem, para bellum) shprehje latine

Nga: Hafiz Shala Më: 31 tetor 2023 Në ora: 14:07
Autori Hafiz Shala

Sipas rrjedhave të takimit me pesëshen evropiane kur Kryeministri Kurti shprehu gatishmërinë t’i nënshkruaj të gjitha dokumentet evropiane me pjesëmarrjen edhe të Amerikës, përderisa Vuçiqi i refuzoi, gjasat nuk po rrjedhin sipas paramendimit.

Deklarimi i homologut serb se nuk do ta njohë pavarësinë e Dardanisë (Kosovës), pra tërësinë territoriale, për strategët ushtarakë, politik e diplomatikë, në një mënyrë është shpallje lufte publikisht në sy të Evropës dhe Amerikës ani pse kjo injorohet.

Kjo është shprehje e hapur e pretendimeve territoriale, bile, sipas kokave të pasardhësve të Çubrilloviqëve si Millosheviq dhe Vuqiq, ky i fundit, bashkëpunëtor dhe zbatues i politikave gjenocidale millosheviqiane, nuk do të jenë të kënaqur vetëm pjesën veriore, por në horizontin afatgjatë, edhe tërë Shqipërinë për ta realizuar ëndrrën shekullore, dalje në Detin Adriatik.

Me Shqipërinë do të përdorë strategji “paqësore” përmes deklarimeve dhe veprimeve demagogjike duke menduar se në Shqipëri gjithnjë do të sundojë Edvin Kristaq Rama, me propozime dhe forma të ndryshme të bashkëpunimit gjeja për avancimin e “marrëdhënieve të ngushta ekonomike”.

Pra fuzionim i përbashkët në ndonjë formë të organizimit për lëvizje të lirë të mallrave, ngjashëm me një lloj Ballkani të hapur, duke e katapultuar “vëllain” e tij në krye të ndonjë ngrehine fantazmë që t’i shtyjë interesat e saj sa më lehtë e më mirë, njeherit për t’u dukur paqësor e kooperativ para Evropës si angazhues për paqe në Ballkan dhe më gjerë.

Prapa këtyre kulisave të Vuçiqit, qëndrojnë rreziqet me pasoja fatale afatgjate politike, shtetërore në aspektin e sovranitetit.

Kjosepse, Vuçiqi, duke i futur nën sqetull Ramen dhe ish Kryeministrin Thaçi, arritën marrëveshje të fshehtë për ndarjen e veriut më ndihmën e Richard Grenel, i deleguari i posaçëm i ish Presidentit të SHBA-ve Donald Trump.

Richard Grenell, para pak ditësh deklaroi me mburrje se u dekorua nga dy udhëheqës të “shquar” nga Presidenti i Serbisë Vuçiq, me sa e di unë për herë të dytë dhe, u mburr se po ashtu është dekoruar edhe nga ish Presidenti, zoti Thaçi.

Sa i kanë kushtuar këto dekorata deri më tani Dardanisë flet fakti se, për t’i ikur Zajednicës me kompetenca ekzekutive të nënshkruar më 2013 dhe të plotësuar nga Gjykata Kushtetuese me 2015, ku i kontestoj afër 23 nene, ani pse ende nuk e kemi draftin e fundit evropian, përpos deklaratave se, një Zajednicë me kompetenca ekzekutive ose një pushtet i tretë nuk do të pranohet.

Në anën tjetër, njohja defakto nga ana e Serbisë, ndoshta për herë të parë një kërkesë e tillë e theksuar nga Evropa e ndarë dhe e përçarë kur, në vlugun e këtyre bisedimeve, kërkesës për njohjen e Dardanisë nga Serbia-Vuqiqi, i kundërvihet shteti i Spanjës më kushtëzime e kërcënime se, po qe se Serbia e njeh shtetin e Dardanisë, Spanja nuk do të votojë për pranimin e sajë në Bashkimin evropian.

Përpos kësaj, dy shtete anëtare të BE-së, Hungaria dhe Sllovakia, kjo e fundit menjëhere i ndaloj ndihmat ushtarake, haptazi janë rreshtuar në anën e Rusisë duke refuzuar që t’i ushtrojnë sanksione ekonomike duke përfshirë edhe Serbinë aleat historik i Rusisë.

Evropa, po të ishte unike, ajo do të ushtronte presion ndaj 5 shteteve mosnjohëse, në një mënyrë që shtetet të cilat nuk e njohin Dardaninë ta bëjnë sa më parë dhe në këtë mënyrë, Serbia te mbetej e vetmuar. Por, ja që nuk e përdori këtë adut prandaj edhe kemi ardhur në gjendje ku, Vuçiqi i diktojë deri tani kushtet ne bisedime duke e shatazhuar tërë Evropën, si agresore ndaj shtetit të Dardanisë përmes organizatave diverzanto- terroriste sikur ajo e 24 shtatorit dhe, pa e ulur kokën, pa kërkimfalje, “nëse nuk është e involvuar siç arsyetohet në ketë akt agresioni” duke mos ndërmarrë veprime shtesë për t’i dënuar ekzekutuesit dhe sjellë para gjyqit dhe ekstradimin e Radoiçiqit dhe të tjerëve organeve të drejtësisë së Dardanisë.

Ata, në të vërtetë shëtiten të lirë me mundësinë edhe të riorganizimit të një akti të ri të njëjtë agresor e terrorist përseri me ndihmën dhe organizimin e shtetit të Serbisë.

Nuk me befason qëndrimi anti Dardani i zotit Borrel dhë Lajçak të cilët, sipas qëndrimeve të shteteve të tyre dhe heshtjes së Evropës, ata, nuk mund të sillen ndryshe, ani pse, shpesh kam menduar se, edhe mund të jenë të korruptuar nga Serbia e cila, këto veprime i ka pjesë e strategjisë politike e diplomatike shtetërore. Prandaj, kërkesat e shumta për largimin e tyre nga ky mision ndërmjetësues në këto bisedime, kanë qenë të drejta dhe të arsyeshme por, për fat të keq, për mos me dështuar BE-ja dhe për t’ia shpëtuar fytyrën e saj në njërën anë dhe, duke ua ruajt karrierën e tyre politike, po dëmtohen interesat krruciale të shtetit të Dardanisë.

Unë, megjithatë, shpresat i kam të SHBA-të si garantuese se, asnjë lloj organizimi në kuadër të shtetit të Dardanisë nuk do të lejohet qe do të jetë pengesë e funksionalizimit të shtetit pasi, kjo, duhet të jetë çështje e brendshme pa ndërhyrje nga jashtë, duke e pasur parasysh se, një organizim i tillë vetëm për një pakicë është e pa drejtë dhe antikushtetuese karshi komuniteteve tjera.

Sipas kësaj i bie se duhet që Asociacioni aktual i komunave të Dardanisë të shndërrohet në, Asociacionin e Asociacioneve të gjitha komunave duke i përfshirë edhe ato të pakicave të barabarta, duke mos e veçuar vetëm atë të pakicës serbe, di shtet i barabartë multietnik.

Njohja defakto, pa njohje de jure, pra, pa largimin e preambulës nga Kushtetuta e Serbisë ku figuron “Kosova e Metohija” si pjesë e sajë, mos po i bie sikur veprimet e zjarrfikësit i cili, duke e shuar zjarrin, atij më pak i intereson objekti e më tepër jetët e njerzëve aty për aty. Nëse mendohet në këtë mënyrë për t’iu shmangur edhe një sulmi tjetër të ngjashëm me 24 shtatorin deri në aventurën e një okupimi total i cili, do të ishte një vatër krize lufte në Ballkan sipas strategjisë së Putinit, nuk jam i sigurt që jemi duke zgjedhur konfliktin ne mes fqinjëve në një periudhë afatgjate.

Kërkesa e opozitës për interpelancë të Kryeministrit Kurti i cili duhet t’i shpalosë detalet e këtij Draft dokumenti evropian, është e drejtë dhe legjitime sepse, ata deputet duhet ta votojnë ose refuzojnë, ani pse, sipas Presidentes ky dokument duhet pa tjetër të shkojë së pari në Gjykatën Kushtetuese e pastaj të vijë në Parlament.

Për atë që nuk pajtohem me opozitën është, mos votimi i Marrëveshjeve ndërkombëtare dhe mos përkrahja dhe mos uniteti me pushtetin për çështjet me interes nacional karshi bisedimeve shumë të vështira dhe presionit të pa imagjinueshëm ndaj Qeverisë së Dardanisë.

Besojë se Kryeministri Kurti e ka të qartë se, fuqia e madhe e pushtetit, gjithnjë sipas votës së sovranit, njëherit është përgjegjësi e shtuar ndaj qytetarit.

Edhe Vuçiqi edhe Kurti, e kanë fuqinë e pushtetit por edhe barrën e përgjegjësisë.

Prandaj, përderisa Vuçiqi i ka frymëzuar qytetarët serb me nacional-shovenizëm të tipit të mentalitetit të mesjetës dhe ëndrrave dhe doktrinave të kishës ortodokse serbe, pajtim në mes të këtyre dy popujve nuk do të ketë.

Nuk mund dhe asesi nuk duhet të pranohet asnjë lloj autonomie e cila pakicës serbe në kuadër të kësaj ngrehine i mundëson zbatimin e ligjeve serbe e jo dardane, valutave, programeve të ndryshme të Serbisë e cila ia mundëson jo vetëm në përzierjen e një shteti në një shteti tjetër sovran por, defunksionalizim, bllokim dhe, pengim në sjelljen e vendimeve për interesa të qytetarëve, qofshin ato, politike, ekonomike, sociale, arsimore e shumëçka tjetër.

Kushtetuta duhet të hiqet e drejta e vetos se pakicës serbe qoftë e çdo pakica e cila i bllokon marrjen e vendimeve me interes nacional i të gjitha nismave, posaçërisht të atyre zhvillimore në interes të shtetit.

Prandaj, siç është edhe titulli i këtij shkrimi

se, “nëse do paqe, përgatitur për luftë”, nënkupton se, kur ta kesh fuqinë ekonomike, njëherit nënkupton edhe fuqinë ushtarake, është e vetmja shpresë qe vetë të vendosësh për fatin tënd.

Merreni më mend Izraelin një shtet relativisht i vogël por më një fuqi ushtarake marramendëse i cili, më shumë ka koka më mbushje bërthamore se shumë shtete të fuqishme qoftë edhe se Franca ku, sipas disa shënimeve, Izraeli posedon deri ne 400 krahasuar me shumë shtete më të fuqishme prandaj, për t’u mbrojtur nga sulmet e mundshme, i duhet një armatim i cili, në momentet e kësaj lufte tragjike me terroristet e Hamasit, po vdesin civilë të pafajshëm e posaçërisht fëmijë, numri i të cilëve ne javën e fundit është i pa imagjinueshëm në shekullin 21.

Tragjedi njerëzore me përmasa katastrofike. Të mendohet së pari për paqe por, ja qe ende kemi mentalitete të disa shteteve e popujve cilat janë kundër çdo veprimi human e njerëzor.

Prandaj, më mirë të bisedohet më gjatë për paqe se sa një katastrofë mbi njerizimin.

Fatkeqësisht që, për të siguruar paqe, duhesh të shpenzosh në armatim, kundërthënie njerëzore në kulmin e botës së zhvilluar e të civilizuar.

Prandaj duke u nisur nga nëntitulli i këtij shkrimi se, nëse nuk je i barabartë, potencialisht mund të sulmohesh, po të detyron të ndërmarrësh hapa të pa dashur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat