Ngarendja serbe pas vlerave shqiptare!

Opinione

Ngarendja serbe pas vlerave shqiptare!

Nga: Milazim Maraj Më: 31 tetor 2023 Në ora: 22:42
Milazim Maraj

Shteti serb ka probleme me vlerat shqiptare. Ka ndodh ky shpërthim dhe për kundër dështimeve të angazhimeve të saj shekullore që këto vlera të mos dalin në sipërfaqe ato shpërthyen. Provojë të thërret ndihmë edhe Rusinë, që këto vlera të dënohen kur futbollisti Shaqiri beri shqiponjën pas shënimit gol. Ata u angazhuan dhe bënë shumë zhurmë për këtë gjest, por kjo ndezi të gjitha vlerat shqiptare kudo në botë. Shqiptaret ishin krenarë dhe të lumtur me vlerat e tyre kudo bënë shqiponjën para kamerave. Njerëz të filmit, shkencës, artit, artit ushtarak etj, etj.

Efekti serb ishte i kundër me dëshirën e tyre. Por kjo sëmurje kolektive kishte një origjinë me herët kur dështuan ta quanin Skënderbeun serb, pastaj edhe Nënën Terezë e cila u deklarua vet se ka gjak shqiptari. Tani problemi tjetër është këngëtarja me famë botërore Rita Ora shqiptare nga Kosova që po bënë bujë me zërin e saj magjik kudo në botë. Për këtë një serb i ngarkuar nga shërbimet sekrete serbe i lëshoj flamurin e Serbisë në dorë. Rita tregoj kulturën e vet të lashtë shqiptare.

Nuk e hodhi por as nuk e falënderoj. Nuk e kam parë fare çfarë flamuri është; tha pa ndonjë kompleks dhe as që i dha rëndësi kësaj dhurate të pa këndshme. Thjeshtë nuk për dhuratë. Kjo do të thotë merruni ju më këto lojëra unë bëjë punën time. Kjo nuk përfundoj me kaç një tenist nacionalist i përjashtuar një herë nga gara ndërkombëtare ishte ulur një rëndë pas Ritës në një përcjellje të një programi. Mediat serbe dolën me foto prej shumë anëve për ta paraqitur këtë si “vlerën e tyre”. I komprometuari Gjokiq afër Ritës. Pastaj shkruan gjerë e gjatë sikur Rita është ulur pranë tij , që kjo e fundit as që e kishte parë. Një tjetër problem e ka presidenti serb Aleksandër Vuçiq edhe ky me origjinë.

Problemi qëndron se ky i përngjan gazetarit shqiptarë Fahri Musliu. I përngjan më shumë së babait të tij administrativ Angjallko Vuçiq. Tani ky ka problem me origjinën e tij, nuk guxon as të bëjë ADN. Nëna ime ka faj për buzët e mia të shëmtuara thotë ai në një konferencë për media. Ai ankohet së nëna e tij e cila kishte punuar bashkë me Fahri Musliun kishte faj për buzët e tij si që i quan të shëmtuara. Më këtë vuri në dyshim edhe më shumë origjinën e tij serbe. Cili është tani babai i tij biologjik? Kjo nuk do të ishte ndonjë çështje më rëndësi për diskutim sikur atë mos ta mundonte kaq shumë kjo punë Presidentin shovinist serb. Për këtë u deklarua edhe vet Fahri Musliu, nuk jam baba i Vuçiqit. Kam punuar me nënën e tij është zonjë e nderuar, ka qenë korrespodentë nga Vojvodina kurë ky ishte korrespondent nga Kosova. Deri sa shërbimet e tij, shërbimet e kishave serbe ngarendin të i mohojnë vlerat shqiptare ose të i përvetësojnë ato, duke i dhuruar flamurin e Serbisë këngëtares shqiptare Rita Ora ky i mohon dhe i nënçmon buzët e veta. Të njëjtin flamur që Presidenti serb ia dhuroj z. Grenell për angazhimet e tij në përkrahje të Serbisë. A do ta kishte Vuçiq problem sikur Fahri Musliu të deklarohej së është serb?

Ndoshta nuk do të kishte ftuar konferencë për media, për të deklaruar vetën si serb jo i hibridizuar. Por për këtë problem që e ka Vuçiq nuk është deklaruar edhe protagonisti tjetër i përfshirë në këtë ngjarje të mjegulluar. Nëna e tij e shpallur fajtore nga i biri për buzët e shëmtuara siç i quan ai. Nuk janë të shëmtuara buzët e Vuçiqit sa është i shëmtuar personaliteti i tij prej gënjeshtari dhe shovinisti. Duket së kjo është arsyeja që ky të tregohet kaq antishqiptarë.

Por buzët e tij janë shumë të ngjashme me ato të Fahri Muliut e ky është shqiptarë, është ish kolegë i nënës së tij. Ky problem sa herë që tenton të sqarohet edhe më shumë po mjegullohet kanë mbetur vetëm edhe dy mundësi për sqarim: Të deklarohet nëna e tij ose të behët ADN. Por nëse edhe “Y” nga prova ADN del se është shqiptarë? Atëherë mund ta shpallë babin e tij biologjik tani të dyshuar ( Përsona Non Grata) dhe të ia ndaloj hyrjen në Serbi. Ose të pushojnë me këto aksione primitive dhe shoviniste me të cilat Serbia helmon brezat e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat